Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Shumë i shëndoshë për t’u ekzekutuar Empty Shumë i shëndoshë për t’u ekzekutuar

Wed 19 Sep 2012 - 8:53
Shumë i shëndoshë për t’u ekzekutuar Ronaldopost


Një i dënuar me vdekje në shtetin amerikan të Ohajos kërkoi shtyrjen e ekzekutimit të tij, pasi për shkak të peshës prej 220 kilogramësh, injeksioni vdekjeprurës mund t’i shkaktojë një vdekje të ngadaltë dhe torturuese.

Ronald Post, i cili vrau një punonjëse hoteli pothuajse 30 vjet më parë, argumenton se për shkak të peshës, aksesit të vështirë tek venat, problemeve me lëkurën dhe arsyeve të tjera shëndetësore, ka shumë gjasa që ekzekutimi i tij të shkaktonte dhembje dhe probleme të mëdha.

Sipas avokatit mbrojtës, ai është aq i shëndoshë, sa që përveç të gjithave, edhe vetë tavolina ku shtrihet i dënuari mund të thyhet dhe të mos ta mbajë.

53-vjeçari Post pret të ekzekutohet në datën 16 janar, pasi në vitin 1983 qëlloi dy herë me pistoletë pas koke një grua gjatë një tentative grabitje.

I kontaktuar nga mediat amerikane, Departamenti i Burgjeve u shpreh se nuk ishte në dijeni të kërkesës së vrasësit, prandaj nuk mund të komentojë.

Pesha e të dënuarve me vdekje ka qenë edhe më parë problem në ekzekutimet e mëparshme në shtetin e Ohajos.

Në vitin 2008, gjykata refuzoi apelin e Richard Cooey, i cili peshonte rreth 150 kilogramë, duke urdhëruar vazhdimin e ekzekutimit të tij.

Problemi i peshës lindi për herë të parë në vitin 2007, kur në një tjetër të dënuar obez, për shkak të vështirësisë në gjetjen e venave, i dënuari u çpua disa herë për rreth dy orë, deri në gjetjen e një vene për kryerjen e injeksionit vdekjeprurës.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi