Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Dosja e AK, për ministrin Imami (e plotë) Empty Dosja e AK, për ministrin Imami (e plotë)

Wed 19 Sep 2012 - 12:56
Dosja e AK, për ministrin Imami (e plotë) 58450TIRANE-
Jemi sot këtu, per të bërë publike hapjen e dosjes penale nga ana e
Aleancës Kuq e Zi, kundrejt Ministrit aktual të Mbrojtjes z. Arben Imami
, e cila vjen si rezultat I keq-ushtrimit të funksionit prej tij.

Aleanca
Kuq e Zi I ben me dije opinionit public veprat penale te mëposhtme , të
kryera nga Ministria e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë dhe
titullari I saj Z. Arben Imami .

1.Tenderi abuziv i uniformave
të Ushtrisë së Republikës së Shqipërisë. Ku janë tenderuar uniformat e
ushtrisë shqipëtare për 7 vitet e ardhshme. Abuzimet dhe përjashtimet e
qëllimshme të kompanive konkuruese, përcaktimi I kritereve klienteliste
per pjesmarrje, I shkakton ekonomisë shqipëtare dëme të konsiderueshme
financiare.

Veprime këto, që në bazë të NENIT 258 të Kodit
Penal, Shkelja e barazisë së pjesmarrësve në tendera publike, dënohet me
Gjobë dhe deri në 3 vjet Burg.

2.Blerja e paisjeve
përgjuese.Një veprim tjetër arbitrar, të cilin Ministri Imani e urdhëron
dy dite para 21 janarit te vitit 2011. Blerja paisjeve të sofistikuara
për përgjim dhe përdorimi I tyre në mënyrë të fshehtë dhe të paligjshme,
kundër kundërshtarëve politikë dhe trupit diplomatic te akredituar në
Shqipëri, përbën një shkelje e cila në bazë të NENIT 250 te Kodit Penal
të Republikës së Shqipërisë Dënohet me gjobë ose deri në 7 vjet burg.

3Privatizimi
I objekteve ushtarake pa transparencë E justifikuar nën strategjinë e
Planit të Përhapjes së Forcave të Armatosura, Ministria e Mbrojtjes ka
nxjerrë të “lira” plot 670 prona të saj, të cilat konsistojnë kryesisht
në reparte ushtarake, ndërmarrje, shtëpi pushimi, apo objekte të tjera
ushtarake, por që pas pak vitesh, ato mund kthehen në ndërtesa luksoze
si; vila, pallate, hotele, apo resorte turistike etj. Ministria e
Mbrojtjes ka identifikuar dhe “liruar” për privatizim edhe 242 prona të
tjera, të cilat i kanë dalë të panevojshme. Pjesa më e madhe e pronave
që nuk i interesojnë më Ministrisë së Mbrojtjes ndodhen në vende
bregdetare në jug apo në veri, por nuk mungojnë dhe ato të ndodhura dhe
në Tiranë.

NENI 248 I Kodit Penal të Republikës së Shqipërise parashikon denim për Shperdorim të detyrës me burgim deri ne 7 vjet.

4.
Blerja e helikopterëve dhe mosperfshirja e trajnimit te piltove ne kete
kontrate blerjeje ,nxorri ne pah, perseri klientelizmin dhe pa-aftesinë
profesionale në Vendim-marrje, të strukturave aktuale në Ministrinë
Mbrojtjes.

Eshtë tashme publik fakti që qeveria Shqipëtare e
udhehequr nga Ministri Imami shpenzoi 80 milione euro nga paratë e
shqipëtarëve në blerjen e 6 helikopterëve nga kompania franceze
“Eurocopter”, por harroi se helikopterët e blere kanë nevojë edhe për
trajnimin e pilotëve, gjë për të cilën pagoi edhe 3 milion euro të tjera
Anglise, në një kohë kur kompania amerikane Sikorsky International
Operations i ofroi kryeministrit Berisha gjashtë helikopterë me çmim më
të ulët, trajnimin e pilotëve dhe asistencë teknike. Fatmirësisht modeli
‘’EC 155’” I helikopterit të zgjedhur me kujdes nga qeveritaret tanë
dhe jo ekspertët, u rrëzua një ditë para se të vinte në Shqipëri.

5.Ministria
e Mbrojtjes së kësaj qeverie është kthyer në një institucion të
pakontrollueshëm. Komisioni Parlamentar I Sigurisë Kombëtare nuk arrin
dot, të ushtrojë kontroll. Ushtrimi I kontrollit është levë e
pazevendësueshme në Demokraci. Pamundësia e ushtrimit të kontrollit në
Ministrine e Mbrojtjes falë kjo dashurisë se z. Berisha dhe kujdesit të
veçantë të z. Imami, është një dëshmi e pakundërshtueshme e
mos-funksionimit të institucioneve të ketij shteti. Gjithashtu dhe
tregues I qartë i pa-aftësisë së opozitës së sotme parlamentare për të
përmbushur misionin e saj.

6.Emërimet e bëra dhe politika e
ndjekur në proçesin e dhënies së gradave në ushtrinë Shqipëtare,
përbëjnë një kërcënim të rëndë, sa aktual edhe afatgjatë ndaj Sigurisë
sonë Kombëtare.

Sot kemi një ushtri Shqipëtare ,që udhëhiqet nga
ushtarakë të vënë në pozicione drejtuese bazuar në bindjet e tyre
partiake, kritere ky I ndjekur dhe pranuar publikisht nga deputetët e
kuvendit të sotëm të Republikës së Shqipërisë dhe vetë ministri Imami.

Emërimi
I komandantit te Forcave Detare Ferdinand Kreshpani nga ana e Ministrit
Arben Imami ,pa dekret nga - Presidenti i Republikës, shkeli nenin 169
të Kushtetutës, pika 3, ku thuhet se “Presidenti i Republikës, me
propozim të Kryeministrit emëron dhe shkarkon shefin e Shtabit të
Përgjithshëm, si dhe me propozim të ministrit të Mbrojtjes, emëron dhe
shkarkon komandantët e forcave tokësore, detare dhe ajrore”.

Emërimi
i ish-shefit të Shërbimit Sekret Ushtarak, Ylli Zyla I implikuar ne
aferat korruptive të tregëtisë së armëve, në krye të Policisë Ushtarake,
tregon edhe një here se besnikëria ndaj pushtetit aktual

dhe jo ndaj atdheut shpërblehet dhe vlerësohet ne ushtrine Shqipëtare.

Flota
Detare e Shqipërisë drejtohet tashmë si asnjëherë tjetër, nga një
ushtarak që specialitetin e tij ka forcat tokësore. Qemal Shkurti, i
cili mbante postin e shefit të kabinetit të Shtabit të Përgjithshëm të
Forcave të Armatosura, dhe kishte gradën e Kolonelit, brenda një dite
mori gradën madhore Gjeneral Brigade nga Presidenti i Republikës, Bujar
Nishani, dhe u emërua komandant i Flotës Detare. Ky emërim vjen në një
kohë kur Flota pritet të ketë pjesën më të madhe të përgjegjësisë në
përgatitjen e dokumenteve dhe hartave të nevojshme për negociatat me
Greqinë në lidhje me kufirin detar mes dy vendeve.

Te gjitha
keto fakte tregojne se në Ministrinë e Mbrojtjes të Republikës së
Shqipërisë po punohet pareshtur për ta deligjitimuar ushtrinë, për ta
kthyer atë në vegël të politikës, duke përdhosur meritokracinë, duke
demotivuar dhe neutralizuar cdo kapacitet human në ushtrinë Shqipëtare, e
duke e kthyer atë nga një aset të sigurisë kombëtare në një ushtri të
kapur dhe jo funksionale.

Aleanca Kuq e Zi kërkon dorëheqjen e
Ministrit të Mbrojtjes z. Arben Imami, për kryerjen e veprave penale te
korrupsionit dhe shpërdorimit te detyrës Neni 260 I Kodit Penal të
Republikës së Shqipërisë, dënon me burgim nga 6 vjet deri në 12 vjet dhe
me gjobe deri ne 5 milion te reja.

AKZ i bën thirrje qeverisjes
aktuale të largohet, pasi ajo çdo ditë po tregon që nuk punon në
intersin e Shqipëtarëve, që në vënd të reformave po i degradon
institucionet e brishta Shqipetare dhe që po I largon Shqipëtarët cdo
ditë e më tepër nga integrimi

JU FALEMINDERIT Sekretari për Mrojtjen dhe Sigurinë Kombëtare

Edmir Dymleku
(BalkanWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi