Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Vigani
Vigani
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 109
<b>Postime</b> Postime : 3582
<b>Hobi</b> Hobi : Muzika
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com

10.000 dollarë për punë në WC publike Empty 10.000 dollarë për punë në WC publike

Tue 26 Jan 2010 - 18:26
Kompania amerikane për prodhimin e letrës së tualetit, “Charmin” ka shpallur një konkurs të jashtëzakonshëm të punësimit.

Kjo kompani kërkon të punësojë pesë persona – të cilët do të punojnë gjatë festave, respektivisht prej datës 23 nëntor deri më 31 dhjetor të këtij viti – ndërsa të punësuarit për këtë punë do të paguhen hiç më pak se 10.000 dollarë.

Detyra e këtyre të punësuarve do të jetë, argëtimi i personave që do të shfrytëzojnë WC-të publike në sheshin Square të New Yorkut, bën të ditur Reuters.

Për këtë konkurs, deri më tash janë lajmëruar qindra persona – të cilët kanë thënë se janë joshur nga paga e majme.

Ndër kushtet që duhet plotësuar për këtë punë, siç është cekur në konkurs – personi duhet të jetë tip argëtues, entuziast, që di t’i argëtojë klientët.

Në këtë konkurs janë lajmëruar madje edhe aktorët amerikanë. “Për 10.000 dollarë, nëse duhet patjetër, do të ngjitesha edhe për guaskën e WC-ës”, ka thënë aktori Carlos Lozada.

Emrat e pesë të punësuarve do të bëhen të ditur më 23 nëntor, mu në ditën e hapjes së këtyre WC-ve publike.

Të punësuarit do të veshin kostume interesante, të punuar nga letra e tualetit dhe do të flasin me vizitorët e këtyre WC-ve publike, ndërsa kompania “Charmin” beson se ky është një hap i duhur në kohën e recesionit, dhe vlerëson se tualetet publike që do të hapen në gjashtë javët e fundit të vitit, do të vizitohen nga rreth 500.000 njerëz.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi