Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Do të jetoj në “atdheun e ri” Empty Do të jetoj në “atdheun e ri”

Thu 20 Sep 2012 - 10:33
Do të jetoj në “atdheun e ri” Andis%20Gjoni%2011“Studioja ime mund të jetë kudo sepse gjithmonë e kam ndjerë veten qytetar të botës. Mjafton të ulem në një tavolinë dhe me mjete minimale mund të krijoj, idetë burojnë dhe kjo është më e rëndësishmja.” Kështu e nis rrëfimin Andis Gjoni të cilin e takojmë në Galerinë Zenit ku ka hapur ekspozitën personale “Tranzicion i Përhershëm”, punë në instalacion, video, performancë. Ky prezantim ishte qëllimi i ardhjes në Shqipëri, pasi prej vitesh Andis jeton dhe punon në Nju Jork. “Tranzicioni...” i tij që do të jetë i hapur deri më 25 shtator, përbëhet nga 12 punë. Spikat aty “Kushtetuta e Republikës së Plehrave”, një imitim në format dhe në ngjyrë i kushtetutës së shtetit shqiptar, por aspak e kursyer qëndrimin kritik që mban ndaj drejtave dhe detyrimeve të bashkëkombësve shqiptarë. “Fillesën për realizimin e kësaj kushtetute e kam marrë nga realiteti i një vendi në të cilin importimi i plehrave bëhet prioritet shtetëror në kurriz të gjithçkaje dhe gjithkujt. Kështu mora kushtetutën dhe fillova të ndryshoj fjalët brenda saj.

Në fund kuptova se kjo kushtetutë i përshtatet edhe vendit tim, më shumë sesa ajo letër të cilën nuk e zbatojnë dhe interpretojnë ashtu siç duan dhe në kurriz të qytetarëve. Kjo kushtetutë u kthye në humor, por u kthye edhe në dhimbje”, shprehet artisti. Pjesë e ekspozitës janë një numër afishesh të mëdha të vendosura në rrugët kryesore të Tiranës. Në to shkruhet: “Lexoni Libra”, “Shkoni në Teatër”, “Shkoni në Opera”, “Shkoni në Balet”, “Evoluoni”. Qëllimi është gjetja e mënyrave për një komunikim masiv të kulturës dhe arteve me qytetarët. “Qëllimi i veprës nuk është të shesë, por është një përpjekje për ta drejtuar publikun tek një vlerë”, shprehet Andis. Aktiviteti i tij në fakt është i përqendruar në Nju Jork, por herë pas herë duke dashur të mos harrojë edhe vendin e tij, Andis kthehet në Shqipëri me ndonjë projekt ashtu siç është edhe hapja e kësaj ekspozite.

Po ku do jetë nesër? “Nesër do të kthehem në atdheun e ri. Atje jam duke pregatitur ekspozitën time personale. Kam marrë pjesë në shumë shfaqje dhe ngjarje kulturore në Amerikë, por nuk kam patur akoma prezantim me një ekspozitë personale. Prandaj dhe ky do jetë synimi im i radhës për të cilën kam filluar punën.” Por krahas kësaj pune Andis nuk do shkëputet nga aktivitet e tjera në të cilat merr pjesë në vendin ku jeton, “atdheun e ri” siç e quan ai. Mbajtja e vetes në aktivitet të plotë në vendin e emigrimit, ka rëndësi për të, së paku për sa kohë është me mendjen që nuk do të kthehet për të jetuar përfundimisht në Shqipëri. “E kam të përqendruar aktivitetin tim në Amerikë, por nuk do e harroj asnjëherë vendlindjen. Aktiviteti im atje e çon punën time në një stad tjetër më të lartë dhe kjo është shtysa kryesore që unë të rri atje.” Ai shton më tej se edhe realiteti këtu ka ndryshime thelbësore, por ka edhe defektet e tij. “Shikoj një zhvillim të jetesës në përgjithësi, të shtëpive, të hoteleve, të dyqaneve, por kjo është deri te dera, nga dera e tutje ka diçka që nuk shkon, nuk ecën... Unë mendoj se fajin për këtë ngecje e kanë drejtuesit e vendit”, përmbyll rrëfimin e tij Andis.



Poshtë galerisë

Në këtë spirale të komunikimit dhe orientimit të veprës së artistit në treg janë edhe galeritë e të zotët e tyre, pra ata që bëjnë politikën e ditës dhe imponojnë “hierakitë”. Po ja që për këta Andisi mban një qëndrim që e shpreh me parrullën: “Poshtë galeristët!” Përse? “Sepse janë shumica e tyre e kanë shkatërruar dhe deformuar artin duke krijuar këtë sistem të tejngopur vlerash që kontrollon të gjitha venat e krijimit dhe dikton shijet, duke shkatërruar në të njëjtën kohë spontanitetin e një arti të krijuar për kënaqësi, e jo për sukses. Ky lloj pozicioni e ka kufizuar në mënyrë të vetëdijshme mundësinë time për t’u shfaqur, por nga ana tjetër më ka lënë fushë të lirë veprimi për të krijuar atë që dua, duke i ndenjur konstant vetvetes në kërkesën për përsosmëri sipas botëkuptimit tim.”

Albina Hoxha
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi