Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Mëso artin e hollë të manipulimit me një narcis  Empty Mëso artin e hollë të manipulimit me një narcis

Tue 25 Sep 2012 - 2:05
Mëso artin e hollë të manipulimit me një narcis  Images
Narcisi është një tip që dashurohet çmendurisht dhe pastaj harron sa hap e mbyll sytë. Nuk të dashuron më, edhe pse të është dukur i çmendur pas teje.Duke e pasur parasysh këtë karakteristikë, një grua që kërkon të fusë në thes një narcis duhet të mësojë të luajë rolin e të vështirës. Ta mbajë vazhdimisht nën tension. Sepse për narcisin joshja duhet të rezultojë një sfidë e vërtetë, domethënë një mundësi për t'i treguar për të satën herë vetes se sa i zoti është.

Ai dhe egoja të kenë prioritet dhe të komandojnë jetën tënde? Atëherë motoja jote duhet të jetë: ai komandon, unë vendos. Që ta arrish këtë, kërkon vërtet zotësi - tipike femërore, e njohur gjerësisht nga ne femrat - të dominosh nga poshtë, që do të thotë të marrësh nga tjetri atë që do, por në mënyrë indirekte. Mbi të gjitha, për të vënë në praktikë këtë strategji nuk duhet të tregohesh kurrë e dobët dhe të dish të bësh edhe një hap mbrapa në momentin e duhur. Pastaj është e nevojshme të mësosh të sugjestionosh. Për shembull: nëse përpiqesh t'i vendosësh rregulla narcisit - të shtunën do bëjmë pazar - sot do shkojmë për darkë tek X ose Y - ai do të rebelohet, sepse nuk do të ndihet më protagonist. Por nëse gjithçka i jep përshtypjen se kjo ishte një ide e tij, atëherë gjithçka -do të shkojë fjollë.

Gjithçka që ti duhet të bësh është sugjerimi. Pastaj do të jetë ai që do të marrë vendimin (tënd). Ose nëse dëshiron që ai të bëjë diçka për ty - gjë që është shumë e vështirë, po të kesh parasysh egoizmin e tij- luaj me kartën e pritshmërisë: duke i kujtuar faktin që ti je speciale për të, ai do të ndihet i gatshëm që mos të të zhgënjejë, në mënyrë që të jetë në lartësinë e duruar.

Dhe në fund, mos harro se narcisët janë persona vërtet shumë stimulues dhe kuriozë. Por ndonjëherë janë aq shumë konfuzë. Dhe është detyra jonë që të vëmë rregull. Gjithmonë pa rënë në sy tek ta..
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi