Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

default Regjistrimet në Universitete, formulari A3 në 1 tetor

prej Tue 25 Sep 2012 - 12:43
Regjistrimet në Universitete, formulari A3 në 1 tetor  Universiteti-tiranes1

Pas daljes së listës përfundimtare të fituesve në universitete një tetor, të gjithë ata që kanë mbetur jashtë kësaj liste do të kenë edhe një shans të dytë, pasi të plotësohet formulari A3.
Ky formular do të përmbajë vetëm programet në të cilat kanë mbetur kuota bosh. Deri tani, sipas autoriteteve të ministrisë së Arsimit, formati i tij do të jetë ai i një viti më parë.
“Faza e dytë e fituesve do të jetë nëpërmjet një formulari përsëri i bazuar në meritë-preferencë në bazë të pikëve dhe kuotave të programeve të cilat do të shpallen të lira në këtë formular. Pas përfundimit të kësaj faze, do të kemi një fazë të dytë me kuatot e lira në të cilën do tu jepet mundësia e dytë të gjithë atyre që nuk janë fitues të kësaj faze për të aplikuar në programet dhe në kuotat e institucionet e arsimit të lartë publik”, deklaroi Edlira Late, drejtoreshë e Arsimit të Lartë në MASH, citon AS.
Ministria e Arsimit e ka shtyrë afatin e regjistrimit të fituesve në universitete deri sot në mbrëmje në orën 24:00. Aktualisht janë regjistruar rreth 22 mijë të rinj, ndërkohë që kuotat e pranimit shkojnë në mbi 26 mijë studentë.
Mos regjistrimi i rreth 4 mijë të rinjve në universitetet publike lidhet dhe me faktin se një pjesë e maturantëve kanë zgjedhur të studiojnë jashtë vendit.


*Gabojme gjithmone . Gabojme nga inati . Gabojme per te mesuar . Mesojme qe te mos perserisim kurre disa gabi me!!!
*E αdmiroj zemren time,shume here eshte plαgosur ngα dαshuria dhe miqesiα,por prαpe kα forcen te rrαhe fort!!!
*Ajo qe te tjert menojne per ty, nuk te perket!!!
*Mos krahaso jeten tane me te tjerve, sepse nuk e ke iden se si asht udhetimi tyne!!!
*Buzeqesh, sepse nuk i ke te tana hallet e botes mbi veten tane!!!

Regjistrimet në Universitete, formulari A3 në 1 tetor  N
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi