Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Bursat shteterore, vijojne regjistrimet e studenteve Empty Bursat shteterore, vijojne regjistrimet e studenteve

Sat 27 Oct 2012 - 15:02
Bursat shteterore, vijojne regjistrimet e studenteve Images

Sipas drejtuesve të fakulteteve tashmë është çelur faza e aplikimeve për bursat në radhët e studentëve që ndjekin vitin e dytë dhe të tretë.
Fakultetet janë udhëzuar në lidhje me procedurat e regjistrimit të kërkesave të kandidatëve që do të futen në garë për të përfituar nga plani i bursave të shtetit. Sipas drejtuesve të fakulteteve tashmë është çelur faza e aplikimeve për bursat në radhët e studentëve që ndjekin vitin e dytë dhe të tretë. Ndërsa për studentët që vijojnë për herë të parë studimet e larta, aplikimet do të vijojnë deri më datën 15 dhjetor 2012. Për këtë kategori do të jepen 1900 bursa.
Më tej në udhëzim detajohet se janë edhe një sërë kategorish që do të përfitojnë jashtë kriterit ekonomike. Më konkretisht bëhet fjalë për të gjithë studentët, fëmijë të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ dhe të Policisë së Burgjeve, që kanë humbur jetën në krye të detyrës, listat e këtyre studentëve detajohet nga ministritë përkatëse.
Përfitojnë edhe studentët që kanë mbaruar vitin akademik pararendës me të gjitha 10, të cilët duhet të depozitojnë listën e notave, vërtetim studenti nga sekretaria e universitetit përkatës, fotokopje e kartës së identitetit. Përfitojnë studentët që regjistrohen në vitin e parë e që kanë mbaruar shkollën e mesme me medalje ari, si dhe studentët që regjistrohen në vitin e parë e që janë shpallur më të mirët e maturës shtetërore.
Duke iu referuar përcaktimeve të bëra për nivelin e bursës, studentët këtë vit do të përfitojnë bursë të plotë ose të pjesshme, kjo në varësi të kritereve ekonomike që do të përmbushin. Niveli i bursës për studentët në universitete, Akademinë Arteve dhe shkollat e tjera të larta është 8900 lekë. Ndërsa në rastin e gjysmës së bursës studenti përfiton 4450 lekë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi