Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Silvana
Silvana
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
 <b>Mosha</b> Mosha : 31
<b>Postime</b> Postime : 9370
<b>Hobi</b> Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : In Italia
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 03/10/2011

Vlorë, prostituonin një shtetase italiane dhe i mbanin peng fëmijët, arrestohen dy vëllezër Empty Vlorë, prostituonin një shtetase italiane dhe i mbanin peng fëmijët, arrestohen dy vëllezër

Tue 25 Sep 2012 - 13:11
Vlorë, prostituonin një shtetase italiane dhe i mbanin peng fëmijët, arrestohen dy vëllezër Kacacaj

Vlorë, prostituonin një shtetase italiane dhe i mbanin peng fëmijët, arrestohen dy vëllezër Kacccc

Vlorë, prostituonin një shtetase italiane dhe i mbanin peng fëmijët, arrestohen dy vëllezër Kacajjj

VLORË - Dy vëllezër vlonjatë shfrytëzonin për prostitucion një shtetase italiane në Vlorë dhe Itali. Por kanë rënë në pranga falë një superaksioni të policisë së qytetit të Vlorës. Sipas drejtorit të policisë së qarkut të Vlorës, Artan Cuku, janë arrestuar pikërisht sot dy vëllezërit Altin dhe Besmir Kacaj, përkatësisht 37 dhe 22 vjeç, të cilët akuzohen se kanë detyruar të prostituojë shtetasen italiane me inicialet V.P.

Ka qenë vetë shtetasja italiane V. P., e cila ka bërë denoncimin ndaj dy vëllezërve Kacaj, duke i akuzuar se ka rënë pré e mashtrimit të tyre. Ajo ka deklaruar në polici, se ka ardhur dy muaj më parë në Vlorë për pushime te vëllezërit Kacaj me të dy fëmijët 10 dhe 7 vjeç, të cilët Altin Kacaj i ka mbajtur në Vlorë, duke mashtruar italianen, që t’i linte edhe ca me pushime në Shqipëri, e të kthehej të punonte e qetë në Itali.

Duke u besuar, ajo ka lënë fëmijët në Vlorë dhe është nisur drejt Italisë me shtetasin Altin Kacaj dhe vëllain e tij, Besmir Kacaj. Por atje është ndeshur me presionin e prostituimit, në të kundërt nuk do t’i kthenin më fëmijët. Por duhej të punonte edhe nën presionin e sigurimit të të ardhurave 'për fëmijët', siç e urdhëronin vëllezërit Kacaj.

Gjatë dy muajve ajo është mbajtur nën kërcënime të vazhdueshme, por ia ka dalë të bëjë kallzimin penal dhe më pas të kryhet arrestimi i dy vëllezërve prej Sektorit Kundër Krimeve të Rënda, Kundër Krimit të Organizuar me mbështetjen e Sektorit të Operacioneve Speciale në Drejtorinë e Policisë, Qarku Vlorë. Arrestimi u krye në një kohë të shkurtër dhe pa lëndimin e fëmijve.

Materialet hetimore i janë dërguar Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë për veprat penale; "shfrytëzimi i prostitucionit në rrethana rënduese" dhe "shtrëngim me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë".



Profili i Altin Kacaj në Facebook

Altin Kacaj, vëllai i madh në krimin më sipër, ka një faqe të tij në Facebook. Një faqe që hapet lirshëm edhe pa e pasur 'friend'. E deri në çastin që është arrestuar ka qenë një si gjithë të tjerët, mes gjithë të tjerëve. Në faqe gjenden rreth 2-3 foto te profili, të dhënat e vendlindjes dhe vendbanimit, që në të dy rastet është Vlora. Madje ka dhe një hartë të saktë të vendbanimit: rruga 'Hajredin Haxhiraj' nr.5.

Ka lindur saktësisht në 8 gusht 1975. Por thuhet aty që është edhe në 'relationship' (lidhje dashurie), por nuk përcaktohet se me kë. Theksohet edhe që është i interesuar të njohë një grua, si edhe shumë të tjerë aderues të facebookut. Tek miqtë e tij, gjenden të rinj shqiptarë, por edhe italianë apo sllavë (në një rast), kryesisht gra. Ndërsa nuk gjen shtetasen italiane në fjalë me inicialet V.P. Të tjera detaje: Altini ka bërë 'like' faqen e Aleancës Kuq e Zi, Lulzim Bashës, faqe pokeri apo udhëtimesh etj.

/Shekulli Online/Përgatiti: M.A./
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Vlorë, prostituonin një shtetase italiane dhe i mbanin peng fëmijët, arrestohen dy vëllezër Empty Re: Vlorë, prostituonin një shtetase italiane dhe i mbanin peng fëmijët, arrestohen dy vëllezër

Tue 25 Sep 2012 - 14:01
Ka humb njeriu!
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi