Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Dasa
Dasa
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 3512
<b>Hobi</b> Hobi : Me flejt
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Tok te Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 27/04/2012

ETAPAT E JETES SE NJERIUT SIMBAS BESIMIT ISLAM Empty ETAPAT E JETES SE NJERIUT SIMBAS BESIMIT ISLAM

Tue 25 Sep 2012 - 16:25
Message reputation : 100% (1 vote)
Selam alejkum
Do ti paraqes
Etapat e jetes se njeriut simbas besimit islam.
Jam mundu ne baz te literatures islame ti permbledhi 4 etapat qe kalon njeriu prej embrionit deri ne amshim.
Pasiqe eshte punimi imi mund me pas edhe gabime teknike.
Lusum ALLAHUN xh.sh. qe të mi fal gabimet.

Besoj se dot keni dobi prej kti shkrimi nese e lexoni prej fillimit deri ne fund

AUTOR I KTI SHKRIMIT DASAAA APO REFIKU
Dasa
Dasa
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 3512
<b>Hobi</b> Hobi : Me flejt
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Tok te Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 27/04/2012

ETAPAT E JETES SE NJERIUT SIMBAS BESIMIT ISLAM Empty Re: ETAPAT E JETES SE NJERIUT SIMBAS BESIMIT ISLAM

Tue 25 Sep 2012 - 16:26
Message reputation : 100% (1 vote)
KRIJIMI I NJERIUT

Pa dyshim është se gjithë çka ka në tokë dhe në qiej është nga Krijesat e All-llahut . All-llahu .xh.sh thotë:

وَلِلّهِ يَسْجُدُ مَن فِي السَّمَاوَاتِ وَالأَرْضِ طَوْعًا وَكَرْهًا

“Allahut i bëjnë sexhde të gjithë që janë në qiej dhe në tokë dashtë e pa dashtë”. .
Njeriu është një qenie që bën pjesë në krijesat e kësaj bote. Ai nuk është I vetmi lloj në të, por ka edhe lloje të tjera që e shoqërojnë atë në këtë jetë. Është më i larti i të gjitha llojeve dhe se të gjitha llojet tjera janë në shërbim të tij , secili lloj është i dalluar me diçka nga tjetri, prandaj edhe kanë mundur të formojnë lloje, Njeriu u dallua nga shtazët me mendje dhe të menduar, mirëpo edhe pse njeriu është më i larti i llojeve në përbërjen e tij ka elemente mineralor,bimor e shtazor.
Me njërën pjesë të tij (me trup) njeriu është i lidhur fort për toke, botën e ultë materiale, ndërsa me pjesën tjetër (me shpirt) për botën e lartë shpirtërore.


Kurani këtë të vërtetë qartë e shpjegon kur thotë

فَإِذَا سَوَّيْتُهُ وَنَفَخْتُ فِيهِ مِن رُّوحِي
E kur ta përsosë atë (në formën e njeriut) dhe t'i japë atij shpirtin

Me këtë na tregon natyren e përbër dhe mjaft të mrekullushme te njeriut që është rezulltat i dy elementeve te kunderta materies dhe shpirtit .Në të zhvollohet beteja e perhershme midis të mires dhe të keqes.Egjithë ajo është në pajtim të plotë me natyren e qenjes së tij. Elementi material e tërheq nga toka në të vërtetë,nga bota më e ultë shtazarake, nga brumi i vetë,elementi shpirtëror i cili gjithmon tenton të lidhet me burimin e vet ,përherë anon të ngritet lartë të leviz përpara .Dijetari i madh ib-nul Arabi ka thënë: Nuk ka krijesë të Allahut më të bukur dhe më të persosur se sa njeriu,Allahu xh.sh,atë e bëri të ditur,të lartë,të urtë.

U krijua pa pelqimin e vet,jeton jo për shkak se ai dëshiron,është në një pozitë më të vështirë se sa Krijesat e tjera,sepse ka vetëdije për poziten e
vet.
Andaj detyra e jetës së është që njeriu të fitohet knaqësia e Allahut xh.sh,se jeta dhe vlera e tij janë të mëdha,dhe nuk është krijuar pa qëllim.Islami i ka pikëpamjet e veta për njeriun,që Allahu e krijoi të ngritur e të nderuar,po ashtu të zhveshur nga mekati dhe nga leshimet .
Allahu xh.sh, në kuran thotë:
لَقَدْ خَلَقْنَا الْإِنسَانَ فِي أَحْسَنِ تَقْويمِ
“Vërtet, Ne e krijuam njerin në formën më të bukur”
Muhamedi s.a.v.s. ka thënë:
كل مولود يولد على الفطرة
“Secili I posalindur lind në natyrshmeri islame”
Për krijimin e njeriut të pare janë shfaqur mendime të shumta nga dijetarë e hulumtues të ndryshëm të cilëve nuk duhet t’u vihet veshi, sepse për këtë na mëson Kur’ani:

مِنْهَا خَلَقْنَاكُمْ وَفِيهَا نُعِيدُكُمْ وَمِنْهَا نُخْرِجُكُمْ تَارَةً أُخْرَى

Prej asaj (tokës) Ne u krijuam ju, e ju do t'u kthejmë përsëri në të, e prej saj do t'ju nxjerrim edhe një herë.
Njeriu është krijesë e veçantë për nga përbërja dhe detyra,dhe se jeta e tji,sipas islamit ,është e shejtë.Këo ishin fjalët e Muhamedit a.s. në vendin e quajtur Arafat.
“Gjaku dhe pasuria juaj janë të shenjta për ju ashtu siqë është e shenjtë kjo ditë në këtë vend tuaj. Athua nuk u rrëzua në këmbën time (u anulua dhe u dëbua) çdo gjë nga koha para islamike (bestytnia dhe zakonet e vjetra) ? edhe gjakmarrja , nga koha paraislamike është rrëzuar Gjakmarrja e pare e këtillë e cila anulohet është gjaku i Ibni Rebiah b.El-Harithit”.
Njeriu vjen në botë me mision të lartë dhe mjaft të rëmdësishëm, i cili ia cakton vendin dhe rolin jashtëzakonisht të vlefshëm në botën e shfaqur.
Allahu xh.sh,thotë:
إِنَّا عَرَضْنَا الْأَمَانَةَ عَلَى السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ وَالْجِبَالِ فَأَبَيْنَ أَن يَحْمِلْنَهَا وَأَشْفَقْنَ مِنْهَا وَحَمَلَهَا الْإِنسَان إنه كان ظلوما جهولا
“Ne u ofruam emanetin (obligimet) qiejve, tokës dhe maleve, e ato nuk deshën ta marrin përsipër atë dhe u frikësuan prej tij, ndërsa njeriu atë e mori mbi vete’
Pranimi i këtij amaneti, i këtij misioni të rëndë,përbën esencën e ekzistimit të njeriut.Njeriu jo vetem që nuk është i hedhur në botë, në pasiguri, në dhembje dhe absurd, por ai me këtë pranon vend të mrekullushëm në botë.
Çka është posaçërisht më rëndësi ai bëhet mëkëmbës i Zotit në tokë.

Allahu xh.sh, ia mësoi këtë mision të lartë:

وَإِذْ قَالَ رَبُّكَ لِلْمَلاَئِكَةِ إِنِّي جَاعِلٌ فِي الأَرْضِ خَلِيفَةً قَالُواْ أَتَجْعَلُ فِيهَا مَن يُفْسِدُ فِيهَا وَيَسْفِكُ الدِّمَاء وَنَحْنُ نُسَبِّحُ بِحَمْدِكَ وَنُقَدِّسُ لَكَ قَالَ إِنِّي أَعْلَمُ مَا لاَ تَعْلَمُونَ
(Përkujto Muhammed) Kur Zoti yt u tha engjëjve: "Unë po krijoj (po përcaktoj) në tokë një zëvendës"! Ata thanë: "A do të vëshë në te atë që bënë çrregullime dhe që derdh gjaqet, e ne të madhërojmë Ty me lavdërimin Tënd dhe plotësisht të adhurojmë"! Ai tha: "Unë di atë që ju nuk e dini"!
Me të vërtet kjo është pozitë fisnike dhe nder i madh. Njeriu,sipas Kur’anit i besohet drejtimi dhe shfrytëzimi i tërë natyres dhe botës së shfaqur në përgjithësi. Meleket mund të thuhet,protestuan në lidhje me këtë,duke konsideruar se janë më të përshtatshëm dhe më meritor se njeriu për këtë positë. Përgjegjja e Allahut xh.sh,për sa i perket përfaqësisë së njeriut ua zbuloi atë që deri atëherë nuk e kanë pasur të njohur, ku Allahu xh.sh,thotë

قَالَ يَا آدَمُ أَنبِئْهُم بِأَسْمَآئِهِمْ فَلَمَّا أَنبَأَهُمْ بِأَسْمَآئِهِمْ قَالَ أَلَمْ أَقُل لَّكُمْ إِنِّي أَعْلَمُ غَيْبَ السَّمَاوَاتِ وَالأَرْضِ وَأَعْلَمُ مَا تُبْدُونَ وَمَا كُنتُمْ تَكْتُمُونَ

(Zoti) Tha: "O Adem, njoftojë ata (engjëjt) me emrat e atyre (sendeve)!" E kur u rrëfeu atyre për emrat e tyre, (Zoti) tha: "A nuk u kam thënë juve se Unë, më së miri e di fshehtësinë e qiejve e të tokës dhe më së miri e di atë, që ju e publikoni dhe atë që e mbani fshehtë.

Ata pranuan se protesten e kanë pa vend dhe të pa arsyeshme. Ju perulën njeriut dhe e pranuan se ka përparësi, edhe pse është e saktë se ai bën turbullira dhe gjakderdhje në tokë.
Fuqija për të njohur,për të hulumtuar dhe për të zbuluar e ka ngritur njeriun, siç shihet, në piedestalin e mëkëbësit të Zotit në tokë.
Mirëpo shejtani është armiku i përbetuar i njeriut ku e pershkruan edhe Kur’ani. Allahu xh.sh,thotë
فَسَجَدَ الْمَلَائِكَةُ كُلُّهُمْ أَجْمَعُونَ. إِلَّا إِبْلِيسَ اسْتَكْبَرَ وَكَانَ مِنَ الْكَافِرِينَ.
“Engjëjt, të gjithë së bashku iu përulën, përveç Iblisit që ishte kryelartë dhe që u bë prej jobesimtarëve”

Pastaj shejtani tha :
قَالَ رَبِّ فَأَنْظِرْنِي إِلَى يَوْمِ يُبْعَثُونَ ، قَالَ فَإِنَّكَ مِنَ الْمُنْظَرِينَ ، إِلَى يَوْمِ الْوَقْتِ الْمَعْلُومِ ، قَالَ فَبِعِزَّتِكَ لَأُغْوِيَنَّهُمْ أَجْمَعِينَ ، إِلَّا عِبَادَكَ مِنْهُمُ الْمُخْلَصِينَ.
Ai tha: "Zoti im, më jep afat deri në ditën e ringjalljes!"(Zoti) Tha: "Po, je prej atyre të afatizuarëve deri në kohën e ditës së caktuar Ai tha: "Pasha madhërinë Tënde, kam për t'i shmangur prej rrugës së drejtë që të gjithë, përveç atyre që janë të sinqertë nga robërit e Tu!"

Prej këtij momenti lindi armiqësia e përbetuar ndermjet njeriut dhe Iblisit, i cili u betua se çdo herë do të mundohet ta dëvijon njeriun nga rruga e vërtetë, dhe prej atëher Allahu i Gjithëmëshirshëm premtoi se do ta falë njeriun edhe po qesë gabimet e tij janë sa pesha e tokes, nëse ai pendohet dhe kërkon falje nga Ai.

Vazhdon.........
Dasa
Dasa
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 3512
<b>Hobi</b> Hobi : Me flejt
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Tok te Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 27/04/2012

ETAPAT E JETES SE NJERIUT SIMBAS BESIMIT ISLAM Empty Re: ETAPAT E JETES SE NJERIUT SIMBAS BESIMIT ISLAM

Tue 25 Sep 2012 - 16:28
Message reputation : 100% (1 vote)
ETAPAT TË CILAT KALOI KRIJIMI I ADEMIT (a.s.)


Zoti xh.sh. krijoi tokën dhe qiellin për disa ditë. Pastaj krijoi krijesat e para, melekët (engjëjt, të cilët falenderojnë gjithnjë Allahun Xh.Sh. Më vonë dëshiroi të krijojë Ademin (a.s.) dhe pasardhësit e tij, që të jetojnë në tokë. All-llahu xh.sh. thotë:
وَمِنْ آيَاتِهِ أَنْ خَلَقَكُم مِّن تُرَابٍ ثُمَّ إِذَا أَنتُم بَشَر تَنتَشِرُون
Nga faktet (e fuqisë) e Tij është edhe ajo, se Ai ju krijoi prej dheu, e mandej ju (u zhvilluat në) njerëz që veproni të shpërndarë.
Dalja e njeriut në këtë botë ka nisur me Ademin (a.s.). Ai është njeriu i parë, dhe Pejgamberi i parë. E gjithë gjinia njerëzore që do të vazhdojë varg gjerë në Kiamet, ka qenë qysh në çastin e krijimit të tij i “kodifikuar” në qenien individuale të tij.
Krijimi i Ademit (a.s.) kaloi nëpër tri etapa:
1.Etapa e dheut
2.Etapa e baltës (argjilës) dhe
3.Frymëzimit në shpirt e gjallëri.

Etapa e dheut
Baza dhe pikënisja e Ademit (a.s.) ka qenë dheu. Për këtë argumenton edhe ajeti Kur’anor ku thotë

وَمِنْ آيَاتِهِ أَنْ خَلَقَكُم مِّن تُرَابٍ ثُمَّ إِذَا أَنتُم بَشَرٌ تَنتَشِرُونَ
Nga faktet (e fuqisë) e Tij është edhe ajo, se Ai ju krijoi prej dheu, e mandej ju (u zhvilluat në) njerëz që veproni të shpërndarë.
Etapa e baltës

Në këtë etapë dheu i tubuar u përzie në ujë dhe u bë baltë e ngjitshme. Për këtë jep shenjë ky ajet i Kur’anit famëlartë:
"...إِنَّا خَلَقْنَاهُم مِّن طِينٍ لَّازِب"
Ne i krijuam ata prej një balte që ngjitet.

Etapa e krijimit

Dëshira e All-llahut xh.sh. që ajo baltë (argjilë) të merrte fizionominë e njeriut e pastaj t’i dhurohet shpirti, të pajiset me shqisat e të pamurit dhe të dëgjuarit, me mendje e me logjikë, pra të bëhej krijesa më e përsosur. Kjo është etapa e fundit e krijimit të Ademit (a.s.). për këtë na tregon Kur’ani i madhërishëm:

فَإِذَا سَوَّيْتُهُ وَنَفَخْتُ فِيهِ مِن رُّوحِي فَقَعُواْ لَهُ سَاجِدِينَ
E kur ta përsosë atë (në formën e njeriut) dhe t'i japë atij shpirtin që është krijesë Imja, atëherë ju bini atij në sexhde".

Pasardhësit e Ademit (a.s.) vijnë në këtë jetë me bashkimin e çifteve të kundërta. Kjo do të thotë se fazat nëpër të cilat kalon njeriu derisa të vijë në këtë jetë, dallojnë nga fazat nëpër të cilat ka kaluar Ademi (a.s.) .
All-llahu xh.sh. thotë:

يَا أَيُّهَا النَّاسُ إِن كُنتُمْ فِي رَيْبٍ مِّنَ الْبَعْثِ فَإِنَّا خَلَقْنَاكُم مِّن تُرَابٍ ثُمَّ مِن نُّطْفَةٍ ثُمَّ مِنْ عَلَقَةٍ ثُمَّ مِن مُّضْغَ
O ju njerëz, nëse dyshoni për ringjalljen, atëherë (mendoni krijimin tuaj që) Ne u krijuam ju prej dheu, pastaj prej uji, pastaj prej një gjaku të ngjizur, pastaj prej një sa kafshatë mishi.




Vazhdon.........


Edituar për herë të fundit nga Dasa në Tue 25 Sep 2012 - 16:30, edituar 1 herë gjithsej
Dasa
Dasa
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 3512
<b>Hobi</b> Hobi : Me flejt
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Tok te Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 27/04/2012

ETAPAT E JETES SE NJERIUT SIMBAS BESIMIT ISLAM Empty Re: ETAPAT E JETES SE NJERIUT SIMBAS BESIMIT ISLAM

Tue 25 Sep 2012 - 16:30
Message reputation : 100% (1 vote)

ETAPA E JETËS SË NJERIUT NË EMBRIONIN E NËNËS

Ajeti Kur’anor aludon në atë se embrioni zhvillohet në brendi të tre mbështjellëse të errët.
All-llahu xh.sh. në Kur’an thotë:

يَخْلُقُكُمْ فِي بُطُونِ أُمَّهَاتِكُمْ خَلْقًا مِن بَعْدِ خَلْقٍ فِي ظُلُمَاتٍ ثَلَاثٍ
Ai u krijoi në barqet e nënave tuaja, krijim (etapë) pas krijimit në tri errësira.
1.Shtresa e jashtme e barkut të femrës (muri i barkut)
2.Shtresa ulterinare (muri i mitrës)
3.Membrana amniokorionike (pëlhura e brendshme që e mbështjell embrionin)
Gjatë nxënies së tij ai kalon nga një gjendje në një tjetër.
All-llahu xh.sh. thotë:
وَلَقَدْ خَلَقْنَا الْإِنْسَانَ مِنْ سُلَالَةٍ مِنْ طِينٍ ، ثُمَّ جَعَلْنَاهُ نُطْفَةً فِي قَرَارٍ مَكِينٍ ، ثُمَّ خَلَقْنَا النُّطْفَةَ عَلَقَةً فَخَلَقْنَا الْعَلَقَةَ مُضْغَةً فَخَلَقْنَا الْمُضْغَةَ عِظَامًا فَكَسَوْنَا الْعِظَامَ لَحْمًا ثُمَّ أَنْشَأْنَاهُ خَلْقًا ءَاخَرَ فَتَبَارَكَ اللَّهُ أَحْسَنُ الْخَالِقِين.َ

Për All-llahun, Ne krijuam njeriun prej një ajke (lëngu), e një balte. Pastaj atë (ajke - baltë) e bëmë (e shndërruam) pikë uji (farë) në një vend të sigurt. Më pas, atë pikë uji e bëmë copë gjaku, e atë gjak të ngurtë e bëmë copë mishi, e atë copë mishi e shndërruam në eshtra, edhe eshtrave ua veshëm mishin, pastaj atë e bëmë krijesë tjetër (me shpirtë). I lartë është All-llahu, më i miri Krijues!
Kur’ani e përshkruan krijimin e fëmijës në barkun e nënës në disa etapa:
Etapa e parë: ”Fekondimi”
Etapa e dytë: ”Gjaku i ngjizur”
Etapa e tretë: ”Copë mishi”
Etapa e katërt: ”Formimi i eshtrave”
Etapa e pestë: ”Veshja e eshtrave me mish”
Etapa e gjashtë: ”Formimi i trupit dhe forma e tij
Etapa e shtatë: ”Dhënia e shpirtit”

Etapa e parë: FEKONDIMI

Gjatë kohës së fekondimit kryhet bashkëveprimi në mes të farës së mashkullit dhe vezorës së femrës. Si rezultat i këtij bashkëveprimi në zigotë krijohen kontradita të brendshme. Kjo kontraditë bëhet forca lëvizëse fillestare për zhvillimin e mëtejshëm të zigotit
Zoti xh.sh. në Kur’an thotë:
… يَا أَيُّهَا النَّاسُ إِنَّا خَلَقْنَاكُم مِّن ذَكَرٍ وَأُنثَى
O ju njerëz, vërtetë Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre,

أَوَلَمْ يَرَ الْإِنسَانُ أَنَّا خَلَقْنَاهُ مِن نُّطْفَةٍ فَإِذَا هُوَ خَص مُّبِينٌ
A nuk mendon njeriu se Ne e krijuam atë prej një pike uji (fare), kur qe, ai kundërshtarë i rrepë.
Etapa e dytë: GJAKU I NGJIZUR

Në fjalorët e gjuhës arabe siç janë: ”El Misbah”, ”El Munxhid”, do të gjejmë se fjala (Alak) që është përmendur në Kur’an përdoret për (esencën) për çdo gjë që lidhet, kapet etj. Të njejtën gjë e bën edhe gjaku i ngjizur, i cili kapet për murin e mitrës së femrës, ku mbillet dhe është i mbështjellë me gjak të trashë nga çdo anë. Ky gjak I ngjizur veçohet me dy shtresa:
1.Shtresa e jashtme
2.Shtresa e brendshme

Kjo është kuptimi i fjalës së Allahut që e thotë në Kur’anion fisnik:
يَا أَيُّهَا النَّاسُ إِن كُنتُمْ فِي رَيْبٍ مِّنَ الْبَعْثِ فَإِنَّا خَلَقْنَاكُم ، مِّن تُرَابٍ ثُمَّ مِن نُّطْفَةٍ ثُمَّ مِنْ عَلَق
O ju njerëz, nëse dyshoni për ringjalljen, atëherë (mendoni krijimin tuaj që) Ne u krijuam ju prej dheu, pastaj prej uji, pastaj prej një gjaku të ngjizur,
Etapa e tretë: COPË MISHI
Kjo etapë e quajtur ”copë mishi” është përmendur tri herë në Kur’an. All-llahu xh.sh. në Kur’an thotë:
ثُمَّ مِن مُّضْغَةٍ
“pastaj prej një sa kafshatë mishi”

Komentuesit e Kur’anit e përshkruajnë këtë copë mishi me një madhësi sa mund të përbijë njeriu ose mund ta përtypë, apo pjesë të formësuar e ta paformësuar. Kështu, kjo copë mishi në etapat e tjera formohet në eshtra e pastaj formohen edhe muskujt, të cilët shërbejnë në mbëshjelljen e eshtrave.

Etapa e katërt: FORMIMI I ESHTRAVE

Kjo etapë fillon në formë të brinjëve (ashti) pastaj fillon të kalcifikohet dhe gelqerizohet.
Këtë etapë e ka përshkruar Kur’ani fisnik me fjalët:
فَخَلَقْنَا الْمُضْغَةَ عِظَامًا
“E atë copë mishi e shndërruam në eshtra”

Etapa e pestë: VESHJA E ESHTRAVE ME MISH

Kjo etapë `përfshinë muskujt të cilët i mbështjellin eshtrat.
All-llahu xh.sh në Kur’an thotë:
فَخَلَقْنَا الْمُضْغَةَ عِظَامًا فَكَسَوْنَا الْعِظَامَ لَحْمًا
“E atë copë mishi e shndërruam në eshtra, edhe eshtrave ua veshëm mishin”

Kjo etapë përfshin muajin e katërt të shtatëzanisë, është koha kur bëhet veshja e eshtrave me mish. Sipas shkenctarëve të mjekësisë bashkëkohore gjatë kësaj kohe foshnjes i duken qartë këmbët, në këmbë duken disa fije të holla me ngjyrë të kuqe të mbyllët. Në ato fije është gjaku që i ushqen eshtrat. Këmbët gjatë kësaj kohe bëjnë lëvizjë pa pushuar; këto lëvizje nëna nuk është në gjendje t’i hetojë deri në fund të muajit të katërt .

Etapa e gjashtë: FORMIMI I TRUPIT DHE FORMA E TIJ

Në Kur’an gjejmë shumë ajete që flasin rreth formimit të trupit të foshnjes në barkun e nënës.
هُوَ الَّذِي يُصَوِّرُكُمْ فِي الأَرْحَامِ كَيْفَ يَشَاء
“Ai është që ju krijon (formon) juve në mitra ashtu si të dojë.”

Etapa e shtatë: DHËNIA E SHPIRTIT

Shpirti është fshehtësi, prandaj për të nuk mundë të themi më tepër se atë që ka thënë Allahui i madhrishëm:
وَيَسْأَلُونَكَ عَنِ الرُّوحِ قُلِ الرُّوحُ مِنْ أَمْرِ رَبِّي وَمَا أُوتِيتُمْ مِنَ الْعِلْمِ إِلَّا قَلِيلًا.
ًTë pyesin ty për shpirtin; Thuaj: "Shpirti është çështëje që i përket vetëm Zotit tim, e juve ju është dhënë fort pak dije"
Allahu i madhërishëm na ka njoftuar se Ai e ka nderuar Ademin a.s. duke e frymëzuar me shpirtë. Gjithashtu e ka nderuar duke i krijuar pasardhësit e tij nga një pikë e dobët uji, duke i formësuar dhe frymëzuar me shpirtin e Tij.
Allahu i madhërishëm në kur’anin fisnik urdhëron e thotë:
ذَلِكَ عَالِمُ الْغَيْبِ وَالشَّهَادَةِ الْعَزِيزُ الرَّحِيمُ ، الَّذِي أَحْسَنَ كُلَّ شَيْءٍ خَلَقَهُ وَبَدَأَ خَلْقَ الْإِنْسَانِ مِنْ طِينٍ ، ثُمَّ جَعَلَ نَسْلَهُ مِنْ سُلَالَةٍ مِنْ مَاءٍ مَهِينٍ ، ثُمَّ سَوَّاهُ وَنَفَخَ فِيهِ مِنْ رُوحِهِ وَجَعَلَ لَكُمُ السَّمْعَ وَالْأَبْصَارَ وَالْأَفْئِدَةَ قَلِيلًا مَا تَشْكُرُونَ

Ai është njohës i të (gjitha) fshehtës dhe të dukshmes, i gjithëfuqishmi, mëshirëbërësi. Ai që përsosi krijimin e çdo sendi, e krijimin e njeriut e filloi nga balta Pastaj bëri që pasardhësit e tij të rrjedhin prej një pike uji të dobët. Mandej, Ai e formëson atë (në barkun e nënës) dhe nga ana e vet i jep shpirt atij dhe Ai është që juve ju pajis edhe me dëgjim, me të parit dhe me zemër, e pak send është ajo që ju falënderoni.


Në Kur’anin fisnik sinonimet për fjalën shpirt janë përmendur në njëzet e katër vende. Shpirti është faza e fundit e krijimit të njeriut

Allahu xh.sh. thotë:
فَإِذَا سَوَّيْتُهُ وَنَفَخْتُ فِيهِ مِن رُّوحِي فَقَعُواْ لَهُ سَاجِدِينَ
E kur ta përsosë atë (në formën e njeriut) dhe t'i japë atij shpirtin që është krijesw Imja, atëherë ju bini atij në sexhde"


Vazhdon.........
Dasa
Dasa
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 3512
<b>Hobi</b> Hobi : Me flejt
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Tok te Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 27/04/2012

ETAPAT E JETES SE NJERIUT SIMBAS BESIMIT ISLAM Empty Re: ETAPAT E JETES SE NJERIUT SIMBAS BESIMIT ISLAM

Wed 26 Sep 2012 - 17:38
Message reputation : 100% (1 vote)

KJO JETË

Përpara se të vijë në jetën e kësaj botë, sa shekuj kanë parakaluar? Pasi të lëmë këtë jetë sa breza do të vijnë pas nesh? Sa është raporti i jetës së paktë që jetojmë, në kohën që ka kaluar përpara saj si dhe në atë që do të vijë? Ky raport është jashtëzakonisht i vogël, por nga kjo pak kohë që të është dhënë ty dhe mua, formohet jeta e kësaj bote!
Nga kjo dukuri e jetës së ndeshur me asgjë-në e përparshme dhe me të fshehtën pas saj, është populluar toka! Në rrugën e gjatë të jetës, ecin dhe ecin brezat e njerëzimit, derisa njeriut i vjen dobësia, më pas pamundësia dhe më pas, ai vdes. Përpara se njeriut të nisin t’i ngatërrohen këmbët kur ecën dhe të japë frymën e fundit, ka dalë një brez tjeter që do të fillojë ecjen dhe do të kryejë të njejtin rol.
E çuditshme është se kjo punë e vazhdueshme, i vë në dispozicion të vet të gjithë ata që punojnë, të cilët nuk e llogarisin veten si një hallkë e një zingjiri të këputur nga e djeshmja dhe të zgjatur kah e nesërmja. Ndonjëri mashtrohet nga e gabuara dhe nuk mendon se ai është i ri në këtë botë, nuk mendon se ashtu siç erdhi befasisht, peërsëri befasisht do të lërë këtë botë .
Prej të gjitha krijesave All-llahu xh.sh në këtë botë e veçoi njeriun me intelektin e dhuruar, me aftësinë për të gjykuarit e të perceptuarit mendor. Për ta kuptuar këtë sa më mirë, do të shfrytëzojmë disa ajete kur’anore:

لَقَدْ خَلَقْنَا الْإِنسَانَ فِي أَحْسَنِ تَقْوِيمٍ
“Vërtet, Ne e krijuam njerin në formën më të bukur”

أَنَّ اللَّهَ سَخَّرَ لَكُم مَّا فِي السَّمَاوَاتِ وَمَا فِي الْأَر “All-llahu nënshtroi për të mirën tuaj ç’ka në qiej e ç’ka në tokë…” Me këtë veçori të përgje gjësisë nuk është cilësuar asnjë nga gjallesat tjera pos njeriut, që do të thotë se vetëm njeriu është shfaqur për veçorinë e bindjes - besimit, të mosbesimit, të mendjemadhësisë etj.
Duhet kuptuar se edhe gjallesave të tjera, pos njeriut All-llahu xh.sh u ka dhënë jetë dhe kështu çdo gjë që kryen funksionin e vet në këtë gjithësi quhet jetë.
Themi se njeriu është i gjallë, sepse lëviz, ecën dhe flet, siç themi se edhe kafshët janë të gjalla, se lëvizin dhe kanë ndjesi. Edhe bimët janë të gjalla, sepse marrin frymë. Kur flasim për jetën, mësojmë se ajo është ndjenja e lëvizjes, sepse në këtë konstatim nisemi nga vetëvetja. Mirëpo, jetën duhet ta krahasojmë vetëm duke u nisur nga parimi se çdo send në këtë gjithësi kryen një mission të caktuar. P.sh: gjërat e ngurta kanë jetën që u përshtatet atyre, sikurse bimët dhe kafshët që kanë jetën e tyre të veçantë që u përshtatet. Të gjitha këto krijesa e falenderojmë All-llahun e Lartmadhëruar.
Në Kur’an thuhet:
تُسَبِّحُ لَهُ السَّمَاوَاتُ السَّبْعُ وَالأَرْضُ وَمَن فِيهِنَّ وَإِن مِّن شَيْءٍ إِلاَّ يُسَبِّحُ بِحَمْدَهِ وَلَك
ْ وَلَكِن لاَّ تَفْقَهُونَ تَسْبِيحَهُم
Lartmadhëri të merituar i shprehin Atij shtatë qiejt e toka dhe kush ka në to, e nuk ka asnjë send që nuk e madhëron (nuk i bënë tesbihë), duke i shprehur falënderim Atij, por ju nuk kuptoni atë madhërim të tyre (pse nuk është në gjuhën e tuaj).

Shumë prej njerëzve mendojnë se gjërat e ngurta nuk kanë jetë, dhe kjo vetëm për shkak të mosnjohjes sonë, sepse gjërat e ngurta kanë ndjenja dhe emocione që ne nuk mund t’i perceptojmë.
Këtë e hasim qartë në Kur’an famëlartë kur e përshkruan mos qajten e tokës dhe qjellit, duke na treguar se edhe ato (sende) kanë emucjone.

All-llahu xh.sh thotë:
فَمَا بَكَتْ عَلَيْهِمُ السَّمَاء وَالْأَرْضُ وَمَا كَانُوا مُنظَرِينَ

Për ta nuk qajtën as qielli e as toka dhe atyre nuk iu dha afat.

Është në interes të theksohet se All-llahu xh.sh. i dhuroi tokës dhe qiellit dëgjimin, që të dëgjojnë fjalët e Tij që i kuptojnë dhe u përgjigjen urdhërave të Tij.
All-llahu xh.sh thotë:

ثُمَّ اسْتَوَى إِلَى السَّمَاء وَهِيَ دُخَانٌ فَقَالَ لَهَا وَلِلْأَرْضِ اِئْتِيَا طَوْعًا أَوْ كَرْهًا قَالَتَا أَتَيْنَا طَائِعِينَ

Mandej e mësyu qiellin (krijim e qiellit) e ai ishte tym (mjegullinë që ishte si materie e parë) dhe atij e edhe tokës i tha: "Qasuni urdhërit Tim me dëshirë ose me dhunë!" Ato të dyja thanë: "Po i qasmi me dëshirë!"

Allahu xh.sh. i është drejtuar me fjalët e Tij qiellit dhe tokës, ata e kanë kuptuar të Lartmadhrishmin (urdhërin e Tij) dhe i janë përgjigjur me një gjuhë që askush nuk e di, përveç Allahut xh.sh. Përderisa puna ka qenë kështu, neve nuk na lejohet të themi për token dhe qiellin se janë “memec” Pra toka ka në vetvete veshë që degjon dhe (gojë) që përgjigjet
Nëse vështrojmë insektet do të shohim se edhe ato kanë një organizim të përpiktë dhe gjuhë të veçantë, me anë të se cilave kuptohen në mes tyre. A thua nuk foli bubrreci kur e pa ushtrinë e Sulejmanit (a.s.).
All-llahu xh.sh thotë:

يَا أَيُّهَا النَّمْلُ ادْخُلُوا مَسَاكِنَكُمْ لَا يَحْطِمَنَّكُمْ سُلَيْمَانُ وَجُنُودُهُ وَهُمْ لَا يَشْعُرُونَ
"O ju buburreca, hyni në vendet tuaja që të mos u coptojë Sulejmani dhe ushtria e tij duke mos ju vërejtur".

Në tokë ka jetë që ne e njohim, ose fare nuk e njohim. Ekzostojnë shumë gjallesa për të cilat ne nuk dimë asgjë, përveq sa na ka informuar All-llahu xh.sh. engjujt ne nuk i shohim e as nuk i dëgjojmë, pastaj exhinët ne nuk i shohim, edhe për djallin e mallkuar na njofton i tërëfuqishmi në Kur’an:
ا إِنَّهُ يَرَاكُمْ هُوَ وَقَبِيلُهُ مِنْ حَيْثُ لاَ تَرَوْنَهُمْ
“Vërtetë ai dhe shoqëria e tij ju sheh, ndërsa ju nuk e shihni.”

Në këtë botë ka shumë gjëra që ekzistojnë dhe ne nuk e dimë për ekzistimin e tyre



Vazhdon.........
Dasa
Dasa
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 3512
<b>Hobi</b> Hobi : Me flejt
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Tok te Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 27/04/2012

ETAPAT E JETES SE NJERIUT SIMBAS BESIMIT ISLAM Empty Re: ETAPAT E JETES SE NJERIUT SIMBAS BESIMIT ISLAM

Wed 26 Sep 2012 - 17:38
Message reputation : 100% (1 vote)
QËLLIMI I KRIJIMIT TË NJERIUT

Qëllimi pse erdhi dhe pse u krijua njeriu në këtë botë është: ta njihte Krijuesin e vet, por edhe të vepronte në përputhshmëri të plotë me parimet që i ka caktuar All-llahu xh.sh. ta lartësonte moralin: dhe kur këtë njeriu ta ketë në zemër flakëron dashuria ndaj Tij, dhe vetëm në këtë rast spikatet pozita e tij e mëkëmbësit në tokë?
-Dëshira e All-llahut xh.sh ishte që njeriu të bëhej krijesa më e përkryer që do ta merrte mesazhin e tij dhe se në këtë mënyrë do të realizohej qëllimi i krijimit të tij në këtë jetë, pra adhurimi ndaj All-llahut xh.sh. mirëpo, paaftësia e mendjes së njeriut për t’i njohur pozitën All-llahut xh.sh. bëri që ai të dërgonte shumë pejgamberë për t’ua mësuar njerëzve rrugën e adhurimit të All-lhut xh.sh.
-Kjo mund të binte ndesh me mendimet e filozofëve materialistë që thoshin se njeriu është pjesë e krijuar nga dheu që ushqehet dhe kthehet përsëri në tokë, dhe se pjesët përbërëse të trupit të tij janë kalimtare dhe pa ardhmëri, se njeriu është sikurse krijesat e tjera - jeton dhe zhduket përfundimisht.

-Gjithësesi njeriu është krijesë kalimtare dhe e ngushtë në këtë planet të madh por nuk zhduket tërësisht siç argumentohet mirë filli në ajetin e mësipërm:
مِنْهَا خَلَقْنَاكُمْ وَفِيهَا نُعِيدُكُمْ وَمِنْهَا نُخْرِجُكُمْ تَارَةً أُخْرَى

“Prej asaj (tokës) Ne u krijuam ju, e ju do t'u kthejmë përsëri në të, e prej saj do t'ju nxjerrim edhe një here”.
Pastaj ajeti:
وَمَا خَلَقْتُ الْجِنَّ وَالْإِنسَ إِلَّا لِيَعْبُدُونِ
Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë.
Gjithëashtu All-llahu xh.sh. në një ajet tjetër thotë:

الَّذِي خَلَقَ الْمَوْتَ وَالْحَيَاةَ لِيَبْلُوَكُمْ أَيُّكُمْ أَحْسَنُ عَمَلًا
“Ai është që krijoi vdekjen dhe jetën, për t'ju provuar se cili prej jush është më vepërmirë.”

Njeriu më i paditur është ai që mendon se erdhi në këtë botë kot, që mendon se iu dha atij shikimi, mendja, pastaj jeton dhe vdes paditur pse erdhi në këtë botë, dhe ku do të shkojë pas saj.
Ai që i beson vetëm All-llahut, që i mbështetet vetëm All-llahut, që i drejtohet vetëm All-llahut dhe që i afrohet vetëm Atij në adhurim, nuk është i barabartë me atë, i cili megjithëse ai e krijoi i dha formën dhe të gjitha të mirat, ai e mohon All-llahun dhe e përgënjeshtron ajetet (argumentet) e Tij. I pari merr shpërblimin, dashurinë dhe kënaqësinë e All-llahut.xh.sh, kurse i dyti merr dënimin dhe zemërimin e All-llahut të madhëruar .

Sejjid Kutubi thoshte:
“All-llahu krijoi vdekjen dhe jetën. Jeta përfshin jetën e parë dhe të fundit – jeta në këtë botë është sfidë dhe rast që njerëzit i paraqesin sjelljet e tyre në tokë, sjellje që njeriut ja japin shpërblimin në bazë të këtyre veprimeve. All-llahu xh.sh. me të vërtetë, nuk e shpalli islamin vështirësi dhe ndëshkim, por për të ngritur personalitetin e tij dhe për t’i sjellë atij në të dy botët”

Vdekje do të thotë largim i shpirtit nga trupi, kurse jetë është bashkim i trupit me shpirtim. Njeriu u krijua dhe u vu në sprova. Sprovë do të thotë përkujtim i shpeshtë i vdekjes, i ruajtur por edhe nxitje e stimulim për zbatimin e urdhërave të All-llahut xh.sh.

Kjo jetë – në këtë botë, nuk është caku i fundit ngase qëllimi i jetës së njeriut është bota tjetër. Disa njerëz mendojnë për të nesërmen duke qenë pesimist dhe të luhatshëm në besim për botën tjetër.

Në këtë botë ka njerëz që synojnë t’i realizojnë shumë dëshira, por dëshira për jetë të përhershme mbetet e parealizuar. All-llahu xh.sh. i mundësoi atij ta realizonte këtë dëshirë më vonë ku nuk ekziston vdekja.

Por, për t’i realizuar dëshirat mbetet të kalohet me sukses sprova e kësaj bote. Cila është ajo sprovë në të cilën është vënë njeriu? Porosia kuranore është sprova në të cilën është vënë njeriu. Kur’ani është program hyjnor, mision i bartur nga i zgjedhuri i All-llahut xh.sh. Muhamedi (a.s.). që flet për lidhjet e Kur’anit me njeriun.
Në Kur’an vërehet një kujdes i madh që ka të bëjë me njeriun dhe jetën e tij, megjithëatë njeriu nuk e di tërë fshehtësinë që ka të bëjë me të dhe rreth tij. Kur’ani thotë:

هَلْ أَتَى عَلَى الْإِنسَانِ حِينٌ مِّنَ الدَّهْرِ لَمْ يَكُن شَيْئًا مَّذْكُورًا
“Vërtetë ka kaluar një periudhë kohore, që njeriu nuk ekzistonnte fare si një diçka i përmendur “.

Në këtë botë kalimtare njeriu ka për detyra ta ruajë veten, pastërtinë shpirtërtore dhe është detyrim që besimtari në veçanti ta ruajë veten nga punët dhe veprat jo të mira, në mënyrë që sprovën (provimin) ta kalojë me sukses.
Marrë në përgjithësi ligji islam e ngarkon njeriun me disa obligime, ngase All-llahu xh.sh. ndaj njeriut është shumë bujar me atë se a dhuroi të gjitha kushtet e nevojshem në mënyrë që jeta e tij të ketë sukses, ndërsa obligimet që atij i sjellin të ardhme të sigurt janë:
-Obligimi kryesor i njeriut është besimi në Zot.
-Pranimi dhe zbatimi i udhëzimeve të Tij, duke besuar në të dërguarit e Tij, dhe duke i pranuar ata për udhëheqës dhe udhërrëfyes.


Vazhdon.........

Dasa
Dasa
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 3512
<b>Hobi</b> Hobi : Me flejt
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Tok te Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 27/04/2012

ETAPAT E JETES SE NJERIUT SIMBAS BESIMIT ISLAM Empty Re: ETAPAT E JETES SE NJERIUT SIMBAS BESIMIT ISLAM

Wed 26 Sep 2012 - 17:39
Message reputation : 100% (1 vote)
ARDHMËRIA E NJERIUT

Shumë popuj jetën e vet e mbështetnin në të kaluarën, në të tashmen, madje edhe në të ardhmen. Njeriu duhet t’i ndërlidhë të gjitha. Qëllimi kryesor i fesë është të përgatitë besimtarin për një të ardhme sa më të mirë dhe për një botë sa më të lumtur. Për këtë është thënë:
”Gjithçka që është sot, e ka të nesërmen.”

All-llahu në Kur’an thotë:
وَمَا أَمْرُ السَّاعَةِ إِلاَّ كَلَمْحِ الْبَصَرِ أَوْ هُوَ أَقْرَبُ
“Çështja e katastrofës (e kijametit) është (në shpejtësi) vetëm sa hedh një shikim, ose ajo është edhe më afër”.

Pasi kjo botë është kalimtare, bota e ardhshme është e përhershme dhe pambarim. Nëse kjo botë është vend i lodhjes, i mundimeve dhe i fatkeqësive, bota e ardhme është vend kënaqësish dhe lumturije, por edhe vendi i ndëshkimeve (varësisht nga angazhimi në këtë jetë) .
Kur’ani shpesh herë përmend të ardhmen e njeriut, besimin në botën e ardhshme dhe në ardhmërinë në përgjithësi. Lidhur me këtë një dallim i madh është ndërmjet këtyre njerëzve – njëri që nuk beson dhe tjetri që është besimtar .
Pa dyshim, All-llahu xh.sh është krijues i njeriut, i cili në këtë botë është krijuar për njohje dhe zbatim të mësimeve të All-llahut xh.sh. ndërsa e ardhmja është në botën tjetër هَذَا مَا تُوعَدُونَ لِكُلِّ أَوَّابٍ حَفِيظٍ وَأُزْلِفَتِ الْجَنَّةُ لِلْمُتَّقِينَ غَيْرَ بَعِيدٍ
“Ndërsa besimtarëve të ruajtur Xhenneti u afrohet krejt afër. Kjo është ajo që u premtohet për secilin që pendohet dhe që e ruan besën e dhënë “ Ibnu Kethiri në tefsirin e tij në lidhje më këtë ajet ka thënë ”Fjala e All-llahut në këtë ajet – besën e dhënë është thënë për nder, që të ngriten ata që besuan Kur’anin dhe pranuan si emanet”.




Vazhdon.........
Dasa
Dasa
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 3512
<b>Hobi</b> Hobi : Me flejt
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Tok te Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 27/04/2012

ETAPAT E JETES SE NJERIUT SIMBAS BESIMIT ISLAM Empty Re: ETAPAT E JETES SE NJERIUT SIMBAS BESIMIT ISLAM

Thu 27 Sep 2012 - 15:19
Message reputation : 100% (1 vote)
JETA NË MES VDEKJES DHE RINGJALLJES

Njeriu para se të vijë në jetën e kësaj botë fizikisht ka qenë i vdekur në etapën jetësore të botës së atomit dhe se pas përfundimit të jetës në këtë botë para se të shkojë në botën tjetër të Ahiretit duhet të qëndrojë një kohë të caktuar në botën e Berzahut. All-llahu xh.sh thotë:
وَمِن وَرَائِهِم بَرْزَخٌ إِلَى يَوْمِ يُبْعَثُونَ
“E ata kanë para tyre një perde (distancë periodike) der në ditën kur ringjallen”
Me fjalën Berzah kuptojmë jetën në varr ose periudhën kohore në mes vdekjes dhe ringjalljes. Pavarësisht se në cilën etapë gjendet njeriu është në kontrollin e vazhdueshëm të All-llahut xh.sh. për këtë etapë të jetës janë veçori shumë veprime e kushte si varri, marrja në pyetje, shpërblimi ose ndëshkimi, sepse varri ose do të jetë kopsht prej kopshteve të Xhennetit, ose greminë prej greminave të Xhehnemit .
Te njeriu është e mbjellë shpresa e gjatë e pandërprerë. Kjo në të vërtetë është një nga instiktet e saj. Për këtë shkak edhe pse shqisave tona vdekja i është diçka më e afërt ajo në gjithë këtë është diçka më e largët nga ne në mendimet tona. Shkojmë pas xhenazeve, ndërsa mendojmë për këtë botë dhe për të bisedojmë.
All-llahu xh.sh, thotë:

وَإِنَّ الدَّارَ الْآخِرَةَ لَهِيَ الْحَيَوَانُ لَوْ كَانُوا يَعْلَمُونَ

“E jetë e vërtetë, padyshim është ajo e botës së ardhme (Ahireti), sikur ta dinin
Shikojmë varrezat se si plotësojnë hapësirat e tokës, e nuk e kujtojmë se edhe ne nje ditë do të bëhemi prej banorëve të tyre.
All-llahu xh.sh. Muhamedit (a.s.) i thotë:

إِنَّكَ مَيِّتٌ وَإِنَّهُم مَّيِّتُونَ
“Ti do të jesh i vdekur, e edhe ata do të jenë të vdekur”

Njeriu harron vdekjen, mirëpo besimtari i denje gjithnjë e përkujton dhe në çdo çast është i gatshëm që ta presë. Përgatitet për të me pendim, E përkujton Ahiretin (botën e ardhme) dhe i frikësohet ditës në të cilën fytyrat dhe shikimet do të jenë të shqetësuara.
All-llahu xh.sh thotë:

وَلَوْ تَرَى إِذْ يَتَوَفَّى الَّذِينَ كَفَرُواْ الْمَلآئِكَةُ يَضْرِبُونَ وُجُوهَهُمْ وَأَدْبَارَهُمْ وَذُوقُواْ عَذَابَ الْحَرِيق
“Sikur t'i kishe parë engjëjt kur ua marrë shpirtin atyre që mohuan (do të shihje tmerr), u binin fytyrave dhe shpinave të tyre (para, prapa): "Shijoni dënimin e djegjes!"

Ndërsa besimtari shpreson shpërblimin, duke u ndihmuar me këtë me sabër (durim), namaz dhe veprimin e së mirës, duke kërkuar kënaqësinë e All-llahut xh.sh. dhe dukë u kënaqur me atë që është tek Ai .
All-llahu xh.sh. thotë:
الَّذِينَ تَتَوَفَّاهُمُ الْمَلآئِكَةُ طَيِّبِينَ يَقُولُونَ سَلامٌ عَلَيْكُمُ ادْخُلُواْ الْجَنَّةَ بِمَا كُنتُمْ تَعْمَلُونَ
“Të cilëvet duke qenë të pastër, engjëjt ua marrin shpirtin, duke u thënë: " Paqja mbi ju" - gjetët shpëtimin, hyni në xhennet, për hir të asaj që vepruat” .

-Në të vërtetë vdekja është njëra nga etapat e ndryshme, nëpër të cilat kalon jeta e njeriut, fëmijëria, burrëria dhe mosha e thyer.
Por, etapa e vdekjes dallohet për faktin se në këtë etapë shpirti kupton më shumë dhe është më i vërtetë në ndijimet. Sikur ato që kryejnë vetëvrasje të paraftyronin se cilën jetë do të preferonin dhe në cilën etapë të jetës do të dëshironin të ishin do të mendoheshin shumë gjatë, përpara se të bënin këtë çmenduri.
Mendimin e shumë njerëzve rreth vdekjes e dominon injornaca dhe mohimi. Varri sipas pikëpamjes së tyre është vendi i heshtjes dhe i errësirës, vendi ku gëlojnë krimbat dhe insektet, dhe vetëm kaq. Ne nuk e mohojmë se varri nuk është ashtu siç e përshkruajnë ata, por ne mohojmë se varri është fundi i ndijimeve të ëmbla që shpërndajnë mirësi dhe i ndejnjave të ndërprera që paralajmërojnë të keqen. Kjo pamje fsheh prapa saj një botë të cilën ne nuk dijmë se si është. Fusha të gjëra me lule e dritë apo vend të ultë me shumë gropa, në të cilat janë futur shpirtërat e këqinjë. I dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka folur gjatë kur shpjegonte të vërtetat që kanë lidhje me këtë botë të panjohur dhe ka folur aq qartë sa ata që e dëgjonin i paraftyronin konturat e kësaj bote të panjohur, sikur ta shihnin me sy të qartë dhe të ëmbël .



Vazhdon.........
Dasa
Dasa
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 3512
<b>Hobi</b> Hobi : Me flejt
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Tok te Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 27/04/2012

ETAPAT E JETES SE NJERIUT SIMBAS BESIMIT ISLAM Empty Re: ETAPAT E JETES SE NJERIUT SIMBAS BESIMIT ISLAM

Thu 27 Sep 2012 - 15:19
MARRJA NË PYETJE – NDËSHKIMI DHE SHPËRBLIMI NË VARR

Çdo njeri pavarsisht nga gjuha që flet,kur dhe ku ka jetuar ka pasur pasuri apo jo gjatë jetës në këtë botë do të merret në pyetje nga ana e All-llahut xh.sh.për të gjitha veprat dhe angazhimet e tij gjatë jetës në këtë botë.

Pejgamberi (a.s.) thotë
حَدَّثَنَا أَنَسُ بْنُ مَالِكٍ قَالَ قَالَ نَبِيُّ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ إِنَّ الْعَبْدَ إِذَا وُضِعَ فِي قَبْرِهِ وَتَوَلَّى عَنْهُ أَصْحَابُهُ إِنَّهُ لَيَسْمَعُ قَرْعَ نِعَالِهِمْ قَالَ يَأْتِيهِ مَلَكَانِ فَيُقْعِدَانِهِ فَيَقُولَانِ لَهُ مَا كُنْتَ تَقُولُ فِي هَذَا الرَّجُلِ قَالَ فَأَمَّا الْمُؤْمِنُ فَيَقُولُ أَشْهَدُ أَنَّهُ عَبْدُ اللَّهِ وَرَسُولُهُ قَالَ فَيُقَالُ لَهُ انْظُرْ إِلَى مَقْعَدِكَ مِنْ النَّارِ قَدْ أَبْدَلَكَ اللَّهُ بِهِ مَقْعَدًا مِنْ الْجَنَّةِ قَالَ نَبِيُّ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ فَيَرَاهُمَا جَمِيعًا َ

Transmetohet nga Enes Bin Maliku se pejgamberi (a.s) ka thënë:
”Njeriu kur lëshohet në varr dhe përcjellësit kthehen derisa dëgjon ende rrapëllimat (zhurmën) e mbathjeve të tyre, tha: vijnë dy engjej dhe pyesin ate; ”Çfarë thuashe për këtë njeri? Tha: besimtari thotë: Dëshmoi se ai ishte rob dhe i dërguar i Allahut, tha: atëherit i thuhet ati; shikoje ulësen tënde në zjarr, ta shndërroi Allahu me një ulëse të xhenetit dhe Pejgamberi s.a.v.s. tha: i shikon të tërat (si vendin në xhenem e si në xhenet)
Duhet ditur se marrja në pyetje e të vdekurit në varr, fillon menjëherë pas varrimit, ndërsa për dënimin në varr hadithet janë mutevatir. Komentuesi i akides Tahevije thotë: ”Lajmet nga i dërguari i All-llahut janë mutevatir për realitetin e dënimit dhe begatisë në varr. Obligim është besimi dhe bindja në këtë dhe nuk flasim për mënyrën e tyre meqë mendja nuk mund të dijë për atë mënyrë pasiqë nuk ishte në atë botë.”
Në një vend tjetër thot dije se dënimi i varrit është dënimi i Berzahut. Kushdo që vdes dhe që ka merituar dënimin (në varr), pa marrë parasysh a është varrosur apo jo a e kanë ngrënë egërsirat apo është djegur apo është fundosur në det, të gjithë këta do të përjetojnë dënim ngjashëm me atë që është varrosur .
.
All-llahu xh.sh thotë:

فَوَقَاهُ اللَّهُ سَيِّئَاتِ مَا مَكَرُوا وَحَاقَ بِآلِ فِرْعَوْنَ سُوءُ الْعَذَابِالنَّارُ يُعْرَضُونَ عَلَيْهَا غُدُوًّا وَعَشِيًّا وَيَوْمَ تَقُومُ السَّاعَةُ أَدْخِلُوا آلَ فِرْعَوْنَ أَشَدَّ الْعَذَابِ

“Dhe All-llahu e shpëtoi atë (besimtarin) prej të këqijavë që i kurdisën, ndërsa ithtarët e faraonit i përfshiu dënimi më i keq. Ata i nënshtroi zjarrit mëngjes e mbrëmje, ditën e kijametit (u thuhet engjëjve): "Ithtarët e faraonit futni në dënimin më të rëndë!"

Në këtë ajet All-llahu i madhërishëm e ka përmendur në mënyrë të qartë vuajtjen në Berzah dhe në botën tjetër të Faraonit dhe ushtrisë së tij, kështuqë në këtë nuk ka kurrëfarë dyshimi.

فَذَرْهُمْ حَتَّى يُلَاقُوا يَوْمَهُمُ الَّذِي فِيهِ يُصْعَقُون ، يَوْمَ لَا يُغْنِي عَنْهُمْ كَيْدُهُمْ شَيْئًا وَلَا هُمْ يُنصَرُونَ وَإِنَّ لِلَّذِينَ ظَلَمُوا عَذَابًا دُونَ ذَلِكَ وَلَكِنَّ أَكْثَرَهُمْ لَا يَعْلَمُونَ
“Po ti lëri ata derisa të ballafaqohen në ditën e tyre, kur do të shtangen. Ditën kur dredhia e tyre nuk do t'u bëjë dobi asgjë e as do të ndihmohen. Është e vërtetë se ata që bënë zullum, kanë një dënim më të afërt se sa ai (kijametit), por pjesa dërmuesse e tyre nuk dine” .

Këtu mendohet në dënim përmes vdekjes në këtë botë, por është e mundur edhe për dënimin në Berzah. Kjo e dyta është më e sigurtë, ngase shumë prej tyre në këtë botë kanë vdekur, e të mos kenë shijuar dënim.
Krahas Kur’anit të shumta janë edhe argumentet nga Sunneti, në vend të parë hadithet e besueshme që konfirmojnë vërtetësinë e vuajtjes në varr . Transmetohet nga Ibni Abasi (r.a.) se derisa po kalonte pranë dy varreve Muhamedi (a.s.) dëgjoi zërin e dy të vdekurve që ndëshkoheshin në varret e tyre dhe tha:

عَنْ ابْنِ عَبَّاسٍ رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُمَا عَنْ النَّبِيِّ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ أَنَّهُ مَرَّ بِقَبْرَيْنِ يُعَذَّبَانِ فَقَالَ إِنَّهُمَا لَيُعَذَّبَانِ وَمَا يُعَذَّبَانِ فِي كَبِيرٍ أَمَّا أَحَدُهُمَا فَكَانَ لَا يَسْتَتِرُ مِنْ الْبَوْلِ وَأَمَّا الْآخَرُ فَكَانَ يَمْشِي بِالنَّمِيمَةِ ثُمَّ أَخَذَ جَرِيدَةً رَطْبَةً فَشَقَّهَا بِنِصْفَيْنِ ثُمَّ غَرَزَ فِي كُلِّ قَبْرٍ وَاحِدَةً فَقَالُوا يَا رَسُولَ اللَّهِ لِمَ صَنَعْتَ هَذَا فَقَالَ لَعَلَّهُ أَنْ يُخَفَّفَ عَنْهُمَا مَا لَمْ يَيْبَسَا
”Vërtetë këta dy të varrosur janë duke u ndëshkuar, por jo për mëkate të mëdha”, dhe pastaj tha: “Njëri prej tyre nuk është ruajtur nga pikat e urinës, ndërsa tjetri ka përgojuar, pastaj Pejgamberi s.a.v.s, e mua një degë hurme dhe e ndau në gjysmë dhe ia vendosi secilit mbi varrin e tij, e pyetën dhe i thanë o i Dërguar i Allahut përse bëre kështu? Ai u përgjigj: Ndoshta to t’ju lehtësohet ndëshkimi deri sa të thahen këta (gjethe). ”

Përveç ndëshkimeve All-llahu xh.sh ka prëgaditur edhe shpërblime gjatë jetës në varreza. All-llahu xh..sh. thotë:

وَلاَ تَحْسَبَنَّ الَّذِينَ قُتِلُواْ فِي سَبِيلِ اللّهِ أَمْوَاتًا بَلْ أَحْيَاء عِندَ رَبِّهِمْ يُرْزَقُون
“Kurrsesi të mos mendoni se janë të vdekur ata që ranë dëshmorë në rrugën e All-llahut. Përkundrazi, ata janë të gjallë duke u ushqyer te Zoti ityre” , .



Vazhdon.........
Dasa
Dasa
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 3512
<b>Hobi</b> Hobi : Me flejt
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Tok te Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 27/04/2012

ETAPAT E JETES SE NJERIUT SIMBAS BESIMIT ISLAM Empty Re: ETAPAT E JETES SE NJERIUT SIMBAS BESIMIT ISLAM

Thu 27 Sep 2012 - 15:20
VARRIMI I TRUPIT TË NJERIUT

Derisa All-llahu xh.sh njeriun e ka krijuar si krijesë më të përsosur dhe i ka besuar mëkëmbësinë mbi sipërfaqen e tokës, atij me të drejtë i takon edhe nderimi më i madh në të gjallë, por edhe pas vdekjes në krahasim me gjallesat e tjera.
All-llahu xh.sh thotë:
ثُمَّ أَمَاتَهُ فَأَقْبَرَهُ
“Mandej atë e bëri të vdesë dhe atij i bëri varr (të varrosët)” .

All-llahu xh.sh e bëri varrin mbrojtës dhe nder për trupin e njeriut, nuk e la të jetë ushqim i shpezëve dhe shtazëve, siç bëhen gjallësat e tjera, por atë e nderoi më varrimin e trupit të tij, i cili do të shkapërderdhet brenda në varr.



Vazhdon.........
Dasa
Dasa
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 3512
<b>Hobi</b> Hobi : Me flejt
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Tok te Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 27/04/2012

ETAPAT E JETES SE NJERIUT SIMBAS BESIMIT ISLAM Empty Re: ETAPAT E JETES SE NJERIUT SIMBAS BESIMIT ISLAM

Thu 27 Sep 2012 - 15:21
Message reputation : 100% (1 vote)
PËRSE VARROSEN TË VDEKURIT

Nisur nga logjika e shëndoshë që i fali All-llahu njeriut, ekzistojnë arsye të shumta për varrosjen e trupit të njeriut:
-Pas largimit të shpirtit nga trupi i njeriut, kufoma pëson ndryshime e deformime të shumta. Për të hequr mundësinë e komentimeve rreth kufomës së të vdekurit së filanit, iu ndryshua a ju prish kufoma, iu nxi fytyra, rridhte gjak nga trupi i tij, etj. Varrimi është i arsyeshëm.
-Me varrosjen e trupit marrin fund edhe sëmundjet që ka pasur njeriu gjatë jetës në këtë botë, dhe me këtë rast evitohet çdo mundësi e infektimit të të gjallëve.
-Me varrosjen e trupit të të vdekurit zhduken kundërmimet e këqija .



Vazhdon.........
Dasa
Dasa
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 3512
<b>Hobi</b> Hobi : Me flejt
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Tok te Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 27/04/2012

ETAPAT E JETES SE NJERIUT SIMBAS BESIMIT ISLAM Empty Re: ETAPAT E JETES SE NJERIUT SIMBAS BESIMIT ISLAM

Thu 27 Sep 2012 - 15:21
LASHTËSIA E VARROSJES SE NJERIUT

Varrosja është e lashtë sa edhe vetë jeta e njeriut mbi sipërfaqen e tokës. Njeriu i parë që u varros ka qenë djali i Ademit (a.s.) Habili. Ai e gjeti vdekjen nga dora e vëllait të tij Kabilit, pas një mosmarrëveshjeje. All-llahu xh.sh. thotë:
فَطَوَّعَتْ لَهُ نَفْسُهُ قَتْلَ أَخِيهِ فَقَتَلَهُ فَأَصْبَحَ مِنَ الْخَاسِرِينَ
“Atëherë epshi i tij e bindi atë për mbytjen e të vëllait dhe e mbyti atë. Ai mbeti prej më të dëshpruarve (hidhëroi prindëtit, mbeti pa vëlla, u përbuz prej Zotit dhe u fut në xhehennem)” .)
Pas kësaj ngjarjeje, Kabilit i mbeti vëllai i mbytur, i shtrirë. Ndërkohë All-llahu xh.sh. dërgoi në afërsi të Habilit një laraskë, e cila me këmbët dhe sqepin e saj filloi të gërmonte tokën deri sa hapi një gropë në tokë dhe në të mbuloi me dhe një laraskë të mbytur. Në këtë mënyre ajo i bëri me dije Kabilit se ç’duhet të bente me vëllanë e tij të vdekur. Ai e kuptoi këtë menjëerë. Nga kjo mësojmë se varrosja është e lashtë dhe është zbatuar nga vdekja e parë mbi sipërfaqen e dheut.
Për këtë dëshmon Kur’ani:

فَبَعَثَ اللّهُ غُرَابًا يَبْحَثُ فِي الأَرْضِ لِيُرِيَهُ كَيْفَ يُوَارِي سَوْءةَ أَخِيهِ قَالَ يَا وَيْلَتَا أَعَجَزْتُ أَنْ أَكُونَ مِثْلَ هَذَا الْغُرَابِ فَأُوَارِيَ سَوْءةَ أَخِي فَأَصْبَحَ مِنَ النَّادِمِينَ

All-llahu dërgoi një sorrë, e cila groponte në dhe, për t'i treguar atij se si ta mbulojë trupin e të vëllait. E ai i tha: "I mjeri unë, a nuk qesh i aftë të bëhem si kjo sorrë, e ta mbuloja trupin e vëllait tim?" Ashtu mbeti i penduar .


Vazhdon.........
Dasa
Dasa
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 3512
<b>Hobi</b> Hobi : Me flejt
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Tok te Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 27/04/2012

ETAPAT E JETES SE NJERIUT SIMBAS BESIMIT ISLAM Empty Re: ETAPAT E JETES SE NJERIUT SIMBAS BESIMIT ISLAM

Sat 6 Oct 2012 - 15:05
KIJAMETI

E vërteta e pestë themelore e besimit është të besuarit në ditën e fundit, çdo gjë që ekziston – bota bimmore dhe shtazore, material, gjithësia – krejt shkon drejt fundit, mbarimit të vet. Çdo gjë që ka fillim ka edhe mbarim .
Këto që i shohim dhe ato që nuk i shohim në gjithësi nuk janë krijuar përnjëherë. Gjithësia me trupat qiellor dhe me planetet e veta janë krijuar, më herët se njeriu.
قُلْ أَئِنَّكُمْ لَتَكْفُرُونَ بِالَّذِي خَلَقَ الْأَرْضَ فِي يَوْمَيْنِ وَتَجْعَلُونَ لَهُ أَنْدَادًا ذَلِكَ رَبُّ الْعَالَمِينَ ، وَجَعَلَ فِيهَا رَوَاسِيَ مِنْ فَوْقِهَا وَبَارَكَ فِيهَا وَقَدَّرَ فِيهَا أَقْوَاتَهَا فِي أَرْبَعَةِ أَيَّامٍ سَوَاءً لِلسَّائِلِينَ
Thuaj: "A ju jeni ata që nuk i besoni Atij që e krijoi tokën për dy ditë dhe Atij i përshkruani shok, e Ai është Zoti i botëve! Ai që në të vuri kodra të forta, ia shtoi të mirat asaj dhe brenda katër ditëve të plota caktoi të gjitha kushtet për të jetuar në të. Pra, për ata që pyesin (për kohën e krijimit të saj)"

Edhe toka, dielli, yjet, hëna e kanë fillimin e do ta kenë edhe fundin e tyre. Për të vërtetuar këtë po përmendim këtë versete të Kur’anit
كُلُّ مَنْ عَلَيْهَا فَان ، وَيَبْقَى وَجْهُ رَبِّكَ ذُو الْجَلَالِ وَالْإِكْرَامِ
“Çdo gjë që është në të (në tokë) është zhdukur E do të mbetet vetëm Zoti yt që është i madhëruar e i nderuar!

وَأَنَّ السَّاعَةَ آتِيَةٌ لَّا رَيْبَ فِيهَا وَأَنَّ اللَّهَ يَبْعَثُ مَن فِي الْقُبُور

“Dhe nuk ka dyshim se kijameti do të vijë patjetër dhe se All-llahu me siguri do t'i ngjallë ata të varrezave (të vdekurit)” .

Shpesh herë Kur’ani për këtë ditë flet sikurse ajo tash ka ndodhur dhe dëshiron t’i tregojë njerëzimit se sado që ju bini në konflikt dhe dyshim rreth saj, ajo për All-llahun xh.sh. tash ka marrë fund, por ju nuk besoni .
Edhe pse Kur’ani tregon në mënyrë të qartë se dita e kijametit do të vijë, megjithëatë disa njerëz kanë bindjen se kjo botë është e përhershme, pambarim. Të tillët në të njejtën kohë mohojnë edhe jetën në Ahiret duke pohuar se në marrjen fund e jetës së njeriut në këtë botë merr fund çdo gjë .
All-llahu xh.sh. thotë:
َيَوْمَ تَقُومُ السَّاعَةُ يُقْسِمُ الْمُجْرِمُونَ مَا لَبِثُوا غَيْرَ سَاعَةٍ كَذَلِكَ كَانُوا يُؤْفَكُونَ
“E dtën kur të bëhet kijameti (ditën e gjykimit), kriminelët betohen se nuk qëndruan (në dynja) gjatë, por vetëm një çast të shkurtër. Kështu kanë qenë ata që i bishtëruan të së vërtetës”

All-llahu xh.sh.e ka përmendur atë me shumë emra. Për të treguar rëndësinë që All-llahu I ka dhënë Ditës së Kijametit dhe se ajo ditë do të vijë vërtetë. Disa prej këtyre emrave janë:
Dita e premtuar për denim, dita e ndodhisë, dita e Kijametit, dita e gjykimit, dita e fundit, momenti, dita e ringjalljes, krisma e kijametit, dita e dëshpërimit, ndodhia etj ,
Ndër njerëzit bëhen pyetje të shumta si: Kur është kijameti, si është dita e kijametit, pse kijameti etj. Ndoshta të shtyrë edhe nga kurreshtja se kur do të vijë dita e dallimit të së mirës nga e liga; kur do të shihen shumë padrejtësi të njerëzve që ka qenë dukuri gjatë jetës në këtë botë – të gjitha këto i shtyejnë njerëzit të mendojnë e të interesohen gjithnjë, se kur dhe si do të ndodhë ajo. Edhe Muhamedin (a.s) e kanë pyetur për kohën e kataklizmës .
All-llahu xh.sh thotë:
َسْأَلُونَكَ عَنِ السَّاعَةِ أَيَّانَ مُرْسَاهَا قُلْ إِنَّمَا عِلْمُهَا عِندَ رَبِّي لاَ يُجَلِّيهَا لِوَقْتِهَا إِلاَّ هُوَ ثَقُلَتْ فِي السَّمَاوَاتِ وَالأَرْضِ لاَ تَأْتِيكُمْ إِلاَّ بَغْتَةً يَسْأَلُونَكَ كَأَنَّكَ حَفِيٌّ عَنْهَا قُلْ إِنَّمَا عِلْمُهَا عِندَ اللّهِ وَلَكِنَّ أَكْثَرَ النَّاسِ لاَ يَعْلَمُون

“Të pyesin ty (Muhammed) për çastin (katastrofën e përgjithshme) se kur do të ndodhë ai. Thuaj: "Atë e di vetëm Zoti im, kohën e tij nuk mund ta zbulojë kush pos Tij (e sjell kijametin pa e hetuar asnjë nga krijesat). Çështja e tij (se kur do të ndodh) është preokupim i rëndë (për krijesat) në qiej e në tokë. Ai (katastrofa) nuk ju vjen ndryshe, vetëm befas. Të pyesin ty sikur ti di për të. Thuaj: "Për të di vetëm All-llahu, por shumica e njerëzve nuk e dinë (pse është e fshehtë)" .
All-llahu xh.sh. në Kur’an qartë ka thënë se koha e ditës së kijametit nuk i është njohur askujt nga krijesat, momenti i saj i është njohur të vetmit All-llahut xh.sh . Si në ajete kur’anore, si në hadithet e pejgamberit s.a.v.s koha e kijametit nuk është përcaktuar por janë dhënë disa shenja të vogla e të mëdha të cilat mund t’i përmbledhim kështu:
-Shenjat e vogla:
1.Dituria do të pakësohet; në të kundërtën padija dhe injoranca do të shtohet. Atëherë pija dhe prostitucioni do të bëhen gjëra të hapura dhe të zakonshme.
2.Do të shtohet kundërshtimi ndaj prindërve dhe bindja ndaj gruas .
3.Shërbëtorja të lind zotërinë, njerëzit e zhveshur dhe këmbëzbathur të dalin në krye (në drejtim pushtet dhe sundim)të njerëzve. Njerëzit të vihën në garë se kush do të ndërtojë pallate më shumë .
4.Të folurit e gjërave.
5.Të marrat me kamatë.
6.Të përshndeturit me mallkim dhe imitim reciprok I femrës dhe mashkullit .

-Shenjat e mëdha”Pejgamberi (a.s.) thotë:

قَالَ إِنَّ السَّاعَةَ لَا تَكُونُ حَتَّى تَكُونَ عَشْرُ آيَاتٍ خَسْفٌ بِالْمَشْرِقِ وَخَسْفٌ بِالْمَغْرِبِ وَخَسْفٌ فِي جَزِيرَةِ الْعَرَبِ وَالدُّخَانُ وَالدَّجَّالُ وَدَابَّةُ الْأَرْضِ وَيَأْجُوجُ وَمَأْجُوجُ وَطُلُوعُ الشَّمْسِ مِنْ مَغْرِبِهَا وَنَارٌ تَخْرُجُ مِنْ قُعْرَةِ عَدَنٍ تَرْحَلُ النَّاسَ
“Kijameti nuk do të ndodhë para se të shihni dhjetë shenja:
1.Tymi; 2. Dexhalli; 3. Shtaza e tokës; 4.Lindja e diellit nga perëndimi; 5.Rikthimi I Isaut (a.s); 6.Shfaqja e jexhuxh – mexhuxhëve; 7.8.9. Tri shafitjet e tokes, një në lindje, një në perëndim dhe një në gadishulin arabik; 10.Zjarri që del nga jemeni i cili ndjek njerëzit në vendtubimin e tyre .
1.Nga shenjat e mëdha të kijametit është tymi, i cili do të mbulojë tokën. Thotë All-llahu i lartësuar:
يَغْشَى النَّاسَ هَذَا عَذَابٌ أَلِيمٌ فَارْتَقِبْ يَوْمَ تَأْتِي السَّمَاء بِدُخَانٍ مُّبِينٍ
“Ti pra, prite ditën kur qielli sjell një tym konkret. Ai (tymi) i përfshinë njerëzit. Ky është një ndëshkim i mundimshëm

2.Dexhalli dhe trazirat e tij, Dexhalli është trazira dhe sprovimi më i madh në historinë njerëzore.

3.Dalja e shtazës – Kjo shtazë do të paraqitet në fund të kohes. Ajo është një nga mrekullitë e All-llahut dhe do të paraqitet kur të shtohet sherri dhe fesadi. Këtë shtazë All-llahu e përmendi në Kur’an ku thotë:
وَإِذَا وَقَعَ الْقَوْلُ عَلَيْهِمْ أَخْرَجْنَا لَهُمْ دَابَّةً مِّنَ الْأَرْضِ تُكَلِّمُهُمْ أَنَّ النَّاسَ كَانُوا بِآيَاتِنَا لَا يُوقِنُونَ
“E kur kundër tyre do të bëhet fjala (e dënimit) realitet. Ne do t'u nxjerrim një shtazë nga toka që do t'u flasë (ose do t'i lëndojë), sepse njerëzit nuk ishin të bindur në argumentet Tona” .
”Ky pra është ajeti i Kur’anit që paralajmëroi daljen e asaj shtaze para kijametit. Pa dyshim kjo shtazë nuk është e ngjashme me shtazët që jemi mësuar t’i shohim, sepse kjo u flet njerëzve, i këshillon ata dhe u tregon se ata nuk besuan në argumentet dhe fjalët e zotit .

4. Jexhuxh – mexhuxhi – All-llahu xh.sh i përmend këta popuj që janë pasardhës të Ademit (a.s.). kur flet mbi Dhul Karnejnin . E para nga fjalët që përshkohen në Kur’an në dy vende, e emertojnë një popull të ultë, prishës e shkatërrues, bashkohës të Dhul Karnejit, që i shqetëson fqinjët, në Kur’an nuk jepen të dhëna mbi vendbanimin dhe cilit popull i takojnë. Jexhuxh – mexhuxhi për të cilët bëhet fjalë këtu, është një popull që ka jetuar në të kaluarën dhe ka mbetur në histori. Kurse e dyta, emërton një popull që ka ekzistuar në të kaluarën dhe që do të shfaqet edhe në të ardhmen. All-lahu xh.sh thotë:

حَتَّى إِذَا فُتِحَتْ يَأْجُوجُ وَمَأْجُوجُ وَهُم مِّن كُلِّ حَدَبٍ يَنسِلُونَ
“Derisa të hapet (penda) e Jexhuxh Mexhuxhëve dhe ata do të zbresin nga çdo bregore me shpejtësi”

5.Lindja e diellit nga perëndimi – Kjo përmbysje kozmike tregon se sistemi i përpiktë në bazë të të cilit qëndrojnë trupat qiellor me jeten e Zotëruesit të këtij sistemi është në pragun e shkatërrimit më pas rrëzohen yjet, lëvizin malet dhe shpërndahen egërsirat . Pas paraqitjes së kësaj parashenje të gjithë njerëzit do të besojnë, por atëherë nga imani nuk do të kenë dobi ata që nuk kanë besuar më parë siç thotë All-llahu xh.sh.:

يَوْمَ يَأْتِي بَعْضُ آيَاتِ رَبِّكَ لاَ يَنفَعُ نَفْسًا إِيمَانُهَا لَمْ تَكُنْ آمَنَتْ مِن قَبْلُ أَوْ كَسَبَتْ فِي إِيمَانِهَا خَيْراً
(Në) ditën kur vijnë disa shenja të Zotit tënd, asnjë njeriu nuk i vlen besimi i Tij nëse nuk ka besuar më parë ose nuk ka bërë në besimin e tij kurrfarë të mire
6. Zbritja e Isaut (a.s.) – Ekzistojnë argumentet me hadithe si dhe njëzëshmëria e ulemasë se, në periudhën e fundit të kësaj bote do të zbresë Isau (a.s.) në kohën e dexhallit dhe se do të mbys atë e pastaj do të sundojë sipas ligjit të Sheriatit, do t’i ringjallë të gjithë ata që njerëzit i kanë lënë pas dore nga ligjet e All-llahu xh.sh. Do të qendrojë në tokë për një kohë të caktuar nga All-llahu xh.sh e do të vdesë. Ndërsa muslimanët do t’ia falin xhenazen dhe do ta varrosin .
Shpërthimi i kijametit do të nisë me fryerjen e bririt për herë të parë kurse ringjallja me fryerjen e dytë . Në Kur’an All-llahu xh.sh thotë:
وَنُفِخَ فِي الصُّورِ فَصَعِقَ مَن فِي السَّمَاوَاتِ وَمَن فِي الْأَرْضِ إِلَّا مَن شَاء اللَّهُ ثُمَّ نُفِخَ فِيهِ أُخْرَى فَإِذَا هُم قِيَامٌ يَنظُرُونَ
“Dhe i fryhet Surit dhe bie i vdekur çka ka në qiej dhe në tokë, përveç atyre që do All-llahu (të mos vdesin), pastaj i fryhet atij herën tjetër, kur qe, të gjithë ata të ngritur e presin (urdhërin e Zotit)” .



Vazhdon.........
Dasa
Dasa
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 3512
<b>Hobi</b> Hobi : Me flejt
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Tok te Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 27/04/2012

ETAPAT E JETES SE NJERIUT SIMBAS BESIMIT ISLAM Empty Re: ETAPAT E JETES SE NJERIUT SIMBAS BESIMIT ISLAM

Sat 6 Oct 2012 - 15:10
RINGJALLJA


All-llahu xh.sh. do ta urdhërojë israfilin që të fryjë për të dyten herë, pas së cilës do tu kthehet jeta të vdekurve. Dhe kjo është dita e ringjalljes kur njerëzve do tu kthehen shpirtarat dhe trupat e tyre siç kanë qenë në jetën e kësaj botë (dynjallëke).
All-llahu x.sh në Kur’an thotë
مِنْهَا خَلَقْنَاكُمْ وَفِيهَا نُعِيدُكُمْ وَمِنْهَا نُخْرِجُكُمْ تَارَةً أُخْرَى
“Prej asaj (tokës) Ne u krijuam ju, e ju do t'u kthejmë përsëri në të, e prej saj do t'ju nxjerrim edhe një here” .

Pra njeriun e urdhëroi të besojë se pos vdekjes dhe jetës në varreza do të vijë dita kur All-llahu xh.sh do ta ringjallë njeriun për të dhënë llogari para All-llahut xh.sh. për krejt atë që ka punuar gjatë jetës së tij në këtë botë. All-llahu xh.sh. kur krijoi njeriun e parë Ademin (a.s.) e urdhëroi që të besojë në ringjallje, urdhëroi të gjithë pejgamberët dhe popujt e tyre .
All-llahu xh.sh. thotë:

كَيْفَ تَكْفُرُونَ بِاللَّهِ وَكُنتُمْ أَمْوَاتاً فَأَحْيَاكُمْ ثُمَّ يُمِيتُكُمْ ثُمَّ يُحْيِيكُمْ ثُمَّ إِلَيْهِ تُرْجَعُونَ“Si e mohoni All-llahun, e dihet se ju ishit të vdekur, e Ai ju ngjalli, mandej ju bën të vdisni e pastaj ju ringjall, e mandej tek Ai do të ktheheni? وَأَقْسَمُواْ بِاللّهِ جَهْدَ أَيْمَانِهِمْ لاَ يَبْعَثُ اللّهُ مَن يَمُوتُ بَلَى وَعْدًا عَلَيْهِ حَقًّا وَلكِنَّ أَكْثَرَ النَّاسِ لاَ يَعْلَمُونَ Ata u betuan në All-llahun, me betimin e tyre të fortë se "All-llahu nuk e ringjall atë që vdes!" Po, (i ringjall) ai është premtim i Tij i prerë, por shumica e njerëzve nuk dinë .

-Pjesa dërmuese e njerëzve më herët e më vonë mohuan dhe përgënjeshtruan ringjalljen, ndërsa të tjerët që atë e besuan dhe e pohuan si të vërtetë, e ilustruan atë (ringjalljen) me mënyra të ndryshme nga ato të cilat na i lajmëroi All-llahu xh.sh , ku thotë:

يَا أَيُّهَا النَّاسُ إِن كُنتُمْ فِي رَيْبٍ مِّنَ الْبَعْثِ فَإِنَّا خَلَقْنَاكُم مِّن تُرَابٍ
“O ju njerëz, nëse dyshoni për ringjalljen, atëherë (mendoni krijimin tuaj që) Ne u krijuam ju prej dheu “… -
Duke pasur parasysh se trupi i njeriut përbëhet nga materia dhe shpirti dhe duke pasur përpara problematikën se ringjallja do të jetë shpirtërore e trupore, mendimtarët dhanë mendime të ndryshme. Dijetarët islam në përgjithësi janë të mendimit se ringjallja do të jetë shpirtërore dhe trupore dhe se në trup sërish do të rikthehet shpirti. Disa dijetarë islam që i japin më shumë rendësi anës shpirtëroe dhe të ndikuar dukshëm nga filozofija greke, janë të mendimit se ringjallja do të ketë po vetëm shpirtërisht. Disa mendojnë se pas shkatërrimit të trupit të njeriu ai trup, nuk do të ringjallet më, por All-llahu xh.sh. do të krijojë një trup të ri në mometin e ringjalljes.
Ndërsa All-llahu xh.sh thotë:
يَوْمَ تَشْهَدُ عَلَيْهِمْ أَلْسِنَتُهُمْ وَأَيْدِيهِمْ وَأَرْجُلُهُم بِمَا كَانُوا يَعْمَلُونَ

“Në atë ditë kur dëshmojnë kundër tyre gjuhët e tyre, duart dhe këmbët e tyre për atë që ata kanë punuar”

Jeta pas ringjalljes sipas besimit islam do të jetë lëndore e shpirtërore.



Vazhdon.........
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

ETAPAT E JETES SE NJERIUT SIMBAS BESIMIT ISLAM Empty Re: ETAPAT E JETES SE NJERIUT SIMBAS BESIMIT ISLAM

Sat 6 Oct 2012 - 16:54
Message reputation : 100% (1 vote)
All-llahu ju shperbleft Dasaa per keto materiale qe po na i sjell ne forum ..
tema qe duhet te trajtohen mir . dhe nevoja eshte e madhe ...per te kuptuar ket ceshtje...
Dasa
Dasa
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 3512
<b>Hobi</b> Hobi : Me flejt
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Tok te Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 27/04/2012

ETAPAT E JETES SE NJERIUT SIMBAS BESIMIT ISLAM Empty Re: ETAPAT E JETES SE NJERIUT SIMBAS BESIMIT ISLAM

Sun 7 Oct 2012 - 17:32
Princo shkruajti:All-llahu ju shperbleft Dasaa per keto materiale qe po na i sjell ne forum ..
tema qe duhet te trajtohen mir . dhe nevoja eshte e madhe ...per te kuptuar ket ceshtje...
Amin flm edhe nga ju,shpresoj se dote perfitoni sadopak nga kjo permbledhje qe jam mundu me bo
Dasa
Dasa
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 3512
<b>Hobi</b> Hobi : Me flejt
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Tok te Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 27/04/2012

ETAPAT E JETES SE NJERIUT SIMBAS BESIMIT ISLAM Empty Re: ETAPAT E JETES SE NJERIUT SIMBAS BESIMIT ISLAM

Thu 11 Oct 2012 - 18:03
DITA E GJYKIMIT

Dita e gjykimit është koha pas ringjalljes kur njerëzit do të japin llogari para All-llahu xh.sh për veprat e tyre dhe kur do të shqiptohen vendimet përfundimatare, për besimin dhe veprat të mira shpërblim, për mosbesimin dhe mëkate – dënim.
Ditën e gjykimit do të ndryshojë edhe forma e vetëdijes dhe e njohjes. Ajo do të jetë në një diapazon më të gjerë. Në këtë botë jemi të kufizuar me shqisat tona, ngase gjithë që dijmë në afrohet përmes tyre. Mirëpo, në jetën pas vdekjes do t’na zbulohen edhe gjërat nga jeta e padukshme, të cilat kurrë si kemi njohur më parë.
All-llahu xh.sh. thotë:

لَقَدْ كُنتَ فِي غَفْلَةٍ مِّنْ هَذَا فَكَشَفْنَا عَنكَ غِطَاءكَ فَبَصَرُكَ الْيَوْمَ حَدِيدٌ(I thuhet) Ti ishe në një huti nga kjo (ditë) e Ne ta tërhoqëm perdën tënde dhe tash ti sheh shumë mprehtë .
Ajetet e Kur’anit dhe shpjegimi i Pejgamberit s.a.v.s vërtetojnë faktin se çdo njeri është përgjegjës për besimin në Zot dhe në ditën e gjykimit, justifikimet nuk do ta pranohen. Çdo njeri ka të vulosur në shpirtin e tij besimin në zotin përveq kësaj All-llahu i jep çdo idhujtari gjatë jetës së tij shenja që tregojnë se idhulli nuk është Zot. Kështu që çdo njeri me mendje të shëndoshë i kërkohet që të besojë në Zot .
All-llahu xh.sh thotë:

وَإِذْ أَخَذَ رَبُّكَ مِن بَنِي آدَمَ مِن ظُهُورِهِمْ ذُرِّيَّتَهُمْ وَأَشْهَدَهُمْ عَلَى أَنفُسِهِمْ أَلَسْتُ بِرَبِّكُمْ قَالُواْ بَلَى شَهِدْنَا أَن تَقُولُواْ يَوْمَ الْقِيَامَةِ إِنَّا كُنَّا عَنْ هَذَا غَافِلِين ، أَوْ تَقُولُواْ إِنَّمَا أَشْرَكَ آبَاؤُنَا مِن قَبْلُ وَكُنَّا ذُرِّيَّةً مِّن بَعْدِهِمْ أَفَتُهْلِكُنَا بِمَا فَعَلَ الْمُبْطِلُونَ
Përkujto kur Zoti Yt nxori nga shpina e bijve të Ademit pasardhësit e tyre dhe i bëri dëshmues të vetes së tyre (duke u thënë): "A nuk jam Zoti juaj?" Ata thanë: "Po, dëshmuam!" Të mos thoni në ditën e kijametit: "Ne nga ky (dëshmim) ishim të panjohur. Ose të mos thoni: "Prindërit tanë më parë ishin idhujtarë, e ne ishim pasardhës të tyre. A do të na shkatërrosh ne për atë që bënë ata asgjësues të së vërtetës?"




Vazhdon.........
Dasa
Dasa
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 3512
<b>Hobi</b> Hobi : Me flejt
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Tok te Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 27/04/2012

ETAPAT E JETES SE NJERIUT SIMBAS BESIMIT ISLAM Empty Re: ETAPAT E JETES SE NJERIUT SIMBAS BESIMIT ISLAM

Sun 14 Oct 2012 - 14:18
MARJA NË PYETJE DHE DHËNJA E LLOGARISË

Besojmë se shpërblimi ose ndëshkimi do të pasojë pas gjykimit të drejtë që në ditën e kijametit, kur çdo njeri do të vijë para Zotit me ç’rast do t’i prezentohen të gjitha veprat e tij dhe vetë do të lexoj librin e vet.
All-llahu xh.sh. thotë:
وَكُلَّ إِنسَانٍ أَلْزَمْنَاهُ طَآئِرَهُ فِي عُنُقِهِ وَنُخْرِجُ لَهُ يَوْمَ الْقِيَامَةِ كِتَابًا يَلْقَاهُ مَنشُورًا اقْرَأْ كَتَابَكَ كَفَى بِنَفْسِكَ الْيَوْمَ عَلَيْكَ حَسِيبًا
“Secilit njeri ia kemi ngjeshur në qafë fluturakën (shënimin - për veprimin) e tij, në ditën e gjykimit, Ne do t'ia prezentojmë atij libër të hapur, "Lexo librin tënd, mjafton të jesh sot llogaritës i vetvetes" .

Prandaj çdo musliman është i obliguar të besojë se secili njeri do të jetë i pyetur para All-llahut xh.sh. ku thotë:

فَلَنَسْأَلَنَّ الَّذِينَ أُرْسِلَ إِلَيْهِمْ وَلَنَسْأَلَنَّ الْمُرْسَلِينَ

“Ne patjetër do të marrim në përgjegjësi ata, të cilëve u është dëguar (pejgamber), e do t'i marrim në pyetje edhe të dërguarit” .

Ky ajet na bën me dije se të gjithë popujt të cilët All-llahu u dërgoi pejgamberë, do të merren në përgjegjësi dhe, së bashku me ta, do të merren në pyetje edhe vetë pejgamberët . Individi që beson në Ahiret, në të njejtën kohë te ai ekziston bindja se çdo vepër e tij, qoftë ajo haptazi apo fshhurazi regjistrohet dhe nëse në botën tjeter do të përgjigjet para gjykatësit supreme, para All-llahu xh.sh ku thotë:
فَأَمَّا مَنْ أُوتِيَ كِتَابَهُ بِيَمِينِهِ، فَسَوْفَ يُحَاسَبُ حِسَابًا يَسِيرًا ، وَأَمَّا مَنْ أُوتِيَ كِتَابَهُ وَرَاء ظَهْرِهِ وَيَنقَلِبُ إِلَى أَهْلِهِ مَسْرُورًا ، وَيَصْلَى سَعِيرًا ثُبُورًا فَسَوْفَ يَدْعُو
“E përsa i përket atij që libri i vet i jepet nga e djathta, Ai do të llogaritet me një llogari të lehtë, Do të kthehet te familja e vet i gëzuar. E përsa i përket atij që libri i vet i jepet pas shpinës, Ai do t'i ndjellë vetes shkatërrim, Dhe do të hyjë në zjarr të ndezur fort” .

Do të jetë i vendosur mizani – peshoja e drejtësisë absolute, e cila nuk do të bëjë lëshime as sa pesha e kokrrës së grurit.
All-llahu xh.sh thotë:
وَنَضَعُ الْمَوَازِينَ الْقِسْطَ لِيَوْمِ الْقِيَامَةِ فَلَا تُظْلَمُ نَفْسٌ شَيْئًا وَإِن كَانَ مِثْقَالَ حَبَّةٍ مِّنْ خَرْدَلٍ أَتَيْنَا بِهَا وَكَفَى بِنَا حَاسِبِينَ
“Në ditën e gjykimit Ne do të vëmë peshoja të drejta, e askujt nuk i bëhet e padrejtë asgjë, edhe nëse është (vepra) sa peshoja e një kokrre të melit Ne do ta sjellim atë. E mjafton që Ne jemi llogaritës” .
Ky do të jetë gjykimi i drejtë i njeriut, të cilit nuk do ti bëjnë dobi asgjë tjetër, përveq veprave të kryera, faljes së All-llahut xh.sh.dhe mëshirës së Tij .
Nuk do ti ndihmojë pasuria,të cilën e ka poseduar,përveç asaj që në emrin e All-llahut xh.sh dhe në rrugën e Tij e ka shpërndarë,e as që do t’i ndihmojë fama të cilen e ka pasur,përveç nëse e përdorë në nënshtrushmëri ndaj All-llahut xh.sh.
وَمَن يَعْمَلْ مِثْقَالَ ذَرَّةٍ شَرًّا يَرَه فَمَن يَعْمَلْ مِثْقَالَ ذَرَّةٍ خَيْرًا يَرَهُ
E kush punoi ndonjë të mirë, që pëshon sa grimca, atë do ta gjejë. Dhe kush punoi ndonjë të keqe, që peshon sa grimca, atë do ta gjejë.



Peshimi i veprave do të bëhet pas kryerjes së llogarisë, sepse peshimi është për shkak të ndëshkimit, andaj do të ngjajë pas shqyrtimit të hollësishëm të të gjitha veprave. Me këtë do të tregohet drejtësia e gjykimit.



Vazhdon.........
Dasa
Dasa
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 3512
<b>Hobi</b> Hobi : Me flejt
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Tok te Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 27/04/2012

ETAPAT E JETES SE NJERIUT SIMBAS BESIMIT ISLAM Empty Re: ETAPAT E JETES SE NJERIUT SIMBAS BESIMIT ISLAM

Mon 5 Nov 2012 - 16:07
Message reputation : 100% (1 vote)
SHEFATI – NDËRMJETËSIMI

Me shefat kuptojmë mëshirën e All-llahut xh.sh. për njerëzit edhe në momentin vendimtar. Me angazhimin e disa pejgamberëve ose njerëzve të tjerë të mirë, atyre të cilëve All-llahu xh.sh u jep leje për ndërmjetësim, njerëzit që kanë bërë pak mëkate dhe jo të mëdha, me mëshirë të All-llahut, ndihmohen dhe çlirohen nga vështirësitë. Fjala shefat ka kuptimin: çlirim pas vështirësive, ndihmë ndërmjetësim.
All-llahu xh.sh. thotë:
يَوْمَئِذٍ لَّا تَنفَعُ الشَّفَاعَةُ إِلَّا مَنْ أَذِنَ لَهُ الرَّحْمَنُ وَرَضِيَ لَهُ قَوْلًا
“Atë ditë nuk bën dobi as ndërmjetësimi, përveç atij, të cilin e ka lejuar i Gjithmëshirshmi të ndërmjetësojë dhe për të cilin e pëlqeu ndërmjetësimin
Në momentin kur gjendja e njerëzve vështirësohet në vendqëndrimin e rëndë dhe kur njerëzit kërkojnë një kohë të gjatë pronarët e gradave të larta për të ndërmjetsuar te Zoti më në fund kërkojnë nga babi i tyre, Ademi (a.s.) që të marrë përsipër këtë rol të rëndësishëm, ai e refuzon dhe arsyetohet se nuk është në gjendje që të bëjë një gjë të tillë, duke përkujtuar gabimin e tij (në Xhennet). Por, do t’i udhëzojë që t’i drejtohen Nuhit (a.s.) edhe ky më pas e refuzon duke i udhëzuar te të dërguarit tjerë të quajtur ULUL-AZM (Muasu, Ibrahimi, Isai, dhe Muhamedi) e çdo njeri të drejtojnë te tjetri, deri sa të arrijnë te i dërguari i fundit Muhamedi (a.s.), pastaj ai këron leje nga All-llahu xh.sh. Muhamedi (a.s.) thotë:

عن أَبُو هُرَيْرَةَ قَالَ قَالَ رَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ أَنَا سَيِّدُ وَلَدِ آدَمَ يَوْمَ الْقِيَامَةِ وَأَوَّلُ مَنْ يَنْشَقُّ عَنْهُ الْقَبْرُ وَأَوَّلُ شَافِعٍ وَأَوَّلُ مُشَفَّعٍ
“Unë jam zotëriu i bijve të Ademit në ditën e ringjalljes, i pari që t’i hapet varri (për ringjallje) dhe i pari ndërmjetësues dhe I pari tek I I cili do të ndërmjetësohet”


Vazhdon.........
Dasa
Dasa
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 3512
<b>Hobi</b> Hobi : Me flejt
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Tok te Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 27/04/2012

ETAPAT E JETES SE NJERIUT SIMBAS BESIMIT ISLAM Empty Re: ETAPAT E JETES SE NJERIUT SIMBAS BESIMIT ISLAM

Mon 5 Nov 2012 - 16:09
Message reputation : 100% (1 vote)
XHENNETI

Njerëzit edhe në këtë botë shpërblehen për veprat dhe sukseset e tyre. Zakonisht këto janë mirënjohje lëvdata dhe shpërblime materiale. Në ditën e gjykimit All-llahu xh.sh. do t’i shpërblejë ata që me veprat dhe me punët e tyre do të meritojnë këtë. Xhenneti është një vend në Ahiret ku do të qëndrojnë dhe banonjë të shpërblyerit.
All-llahu xh.sh. thotë:

وَعَدَ اللّهُ الْمُؤْمِنِينَ وَالْمُؤْمِنَاتِ جَنَّاتٍ تَجْرِي مِن تَحْتِهَا الأَنْهَارُ خَالِدِينَ فِيهَا وَمَسَاكِنَ طَيِّبَةً فِي جَنَّاتِ عَدْنٍ
“Besimtarëve dhe besimtareve All-llahu u premtoi xhennete nën të cilët rrjedhin lumenj, në të to do të jenë përgjithmonë, dhe (u premtoi) vendbanime të bukura në xhennetin e Adnit,

Në Xhennet gjithashtu do të hyhet në grupe, kur besimdrejtët do të priten me fjalë:

سَلَامٌ عَلَيْكُمْ طِبْتُمْ فَادْخُلُوهَا خَالِدِينَ

"Selamun alejkum" - qofshi të shpëtuar, ishit të pastër, andaj hyni në të, aty do të jeni përgjithmonë .
Në Xhennet do të hyjnë ata që janë penduar sinqerisht , besimdrejt dhe mirëbërësit. Aty nuk do të bëhet mëkat dhe marrëzi. Besimtarëve do t’iu thuhet:
ادْخُلُوهَا بِسَلَامٍ ذَلِكَ يَوْمُ الْخُلُودِ، لَهُم مَّا يَشَاؤُونَ فِيهَا وَلَدَيْنَا مَزِيدٌ

(U thuhet) Hyni në te, të shpëtuar, se kjo është dita e përjetshme Ata aty kanë çka të dëshirojnë, e te Ne ka edhe më shumë




Vazhdon.........
Dasa
Dasa
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 3512
<b>Hobi</b> Hobi : Me flejt
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Tok te Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 27/04/2012

ETAPAT E JETES SE NJERIUT SIMBAS BESIMIT ISLAM Empty Re: ETAPAT E JETES SE NJERIUT SIMBAS BESIMIT ISLAM

Mon 5 Nov 2012 - 16:10
Message reputation : 100% (1 vote)
XHEHENNEMI
Kur të përfundojë llogaria dhe të vërtetohet dënimi i premtuar jobesimtarëve, ata do të jenë të sjellë në Xhehennem grupe grupe. Vetë xhehennemi do të zemërohet nga mosbesimi i tyre , qëndrueshmërinë në të dhe për mospasimin e rrugës së Pejgamberit (a.s.). Rojtarët e Xhehennemit habiten shumë me marrinë dhe kokëfortësinë e tyre, ashtu që i pyesin:

تَكَادُ تَمَيَّزُ مِنَ الْغَيْظِ كُلَّمَا أُلْقِيَ فِيهَا فَوْجٌ سَأَلَهُمْ خَزَنَتُهَا أَلَمْ يَأْتِكُمْ نَذِيرٌ
“Nga zemërimi, ai gati copëtohet. Sa herë që hidhet në të ndonjë turmë, roja i pyet: "A nuk ju pat ardhur juve ndonjë pejgamber (qortues)?"
E atyre u mbetet vetëm të pranojnë:

قَالُوا بَلَى قَدْ جَاءنَا نَذِيرٌ فَكَذَّبْنَا وَقُلْنَا مَا نَزَّلَ اللَّهُ مِن شَيْءٍ إِنْ أَنتُمْ إِلَّا فِي ضَلَالٍ كَبِيرٍ

Ata thonë: "Po, na erdhi pejgamberi, por ne e përgënjeshtruam dhe ne u thamë: "All-llahu nuk shpalli asgjë, e ju nuk jeni tjetër vetëm se në një humbje të nadhe!"
All-llahu xh.sh e ka vendosur njeriun në tokë për një periudhë të caktuar kohore, i ka dhënë mendjen me të cilën zgjedh çka dëshiron. Një pjesë e njerëzve ka zgjedhur rrugën e cila shpien në Xhehennem dhe ka punuar atë që shpie ka ai e pasi të ketë arritur në të kanë filluar me përpjekje për dalje nga Xhehennemi dhe premtime se po qe se rkthehen në këtë botë do të besojnë e do të jenë të ndershëm. Nuk dijnë se ai, i cili del nga kjo botë nuk kthehet më, e kush të hyjë në zjarr nuk del më prej tij (ata të cilën vdesin si jo besimtarë).
All-llahu xh.sh. thotë:

وَتَرَى الظَّالِمِينَ لَمَّا رَأَوُا الْعَذَابَ يَقُولُونَ هَلْ إِلَى مَرَدٍّ مِّن سَبِيلٍ

“Do t'i shohësh zullumqarët që, kur të vërejnë dënimin, do të thonë: "A ka ndonjë rrugë për rikthim (në dynja)?"
Do të marrin përgjigjje kategorike:

نَعْمَلُ أَوَلَمْ نُعَمِّرْكُم مَّا يَتَذَكَّرُ فِيهِ مَن تَذَكَّرَ وَجَاءكُمُ النَّذِيرُ فَذُوقُوا فَمَا لِلظَّالِمِينَ مِن نَّصِيرٍ
" Po a nuk u dhamë juve jetë aq sa që ai ka dashur të mendojë, ka mundur të mendojë gjatë asaj kohe, madje juve u ka ardhur edhe pejgamberi, pra shijoni, se për zullumqarët nuk ka ndonjë ndihmëtar” .

Ajeti tjeter:
إِنَّ الَّذِينَ كَفَرُواْ بِآيَاتِنَا سَوْفَ نُصْلِيهِمْ نَارًا كُلَّمَا نَضِجَتْ جُلُودُهُمْ بَدَّلْنَاهُمْ جُلُودًا غَيْرَهَا لِيَذُوقُواْ الْعَذَابَ إِنَّ اللّهَ كَانَ عَزِيزًا حَكِيمًا
Është e vërtetë se ata që mohuan argumentet Tona, do t'i hudhim në zjarr. Sa herë që u digjen lëkurat e tyre, Ne ndërrojmë lëkura të tjera që të shijojnë dënimin. All-llahu është i plotëfuqishëm, i drejtë .
Dasa
Dasa
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 3512
<b>Hobi</b> Hobi : Me flejt
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Tok te Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 27/04/2012

ETAPAT E JETES SE NJERIUT SIMBAS BESIMIT ISLAM Empty Re: ETAPAT E JETES SE NJERIUT SIMBAS BESIMIT ISLAM

Mon 5 Nov 2012 - 16:16
Message reputation : 100% (1 vote)
Si qdo gje qe e ka fillimin i vjen edhe fundi
Edhe kti shkrimi tim i erdhi fundi.
Ket shkrim e kam shkru para 7 viteve me qellim qe me dhen ni kontribut te vogel ne ket drejtim.
Lusum ALLAHUN xh.sh. qe tna i fal gabimet.

Mir u
lexofshum [smile_1]
Sponsored content

ETAPAT E JETES SE NJERIUT SIMBAS BESIMIT ISLAM Empty Re: ETAPAT E JETES SE NJERIUT SIMBAS BESIMIT ISLAM

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi