Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Simbas kokës fesin, apo përkrenaren! Empty Simbas kokës fesin, apo përkrenaren!

Tue 20 Nov 2012 - 15:26
Message reputation : 100% (1 vote)
Simbas kokës fesin, apo përkrenaren! Skenderbeu-300x170
Nga Ardian Ndreca

Tashma asht dhanë lajmi se veziri i qeverisë që merret me kulturën ka sjellë në Shqipni për 28 nandor përkrenaren e Skënderbeut. Më bani përshtypje pse vetëm përkrenaren e jo edhe shpatën! Apo pse nuk duen me fye të ftuemin e nderit: Erdoganin, por ma vonë erdhi lajmi i dytë se do të sillnin edhe shpatën!

Ndoshta shpata e Gjergj Kastriotit, e cila i pat sjellë lirinë arbnorëve, ketë vit do të ndillte keq, sidomos tue pasë parasysh se sot nji vjetë kemi edhe zgjedhjet!

Fillova me andrrue sesi me 27 nandor në mbramje e gjithë mazhoranca do të shkojë mshehtas me nga 30 makina me sirena e me roje për me e pa privatisht dhe me e prekë me dorë përkrenaren historike. Si në përrallën e Hirushes, njeni mbas tjetrit ata do të nisin me ba prova tue u mundue me e vu në krye për me pa se cili asht mbasardhësi i denjë i Kastriotit. I pari e merr me e provue skraparlliu, por rrashta i tij nuk asht ba për përkrenare t’atilla, por për ndonji saç, fes apo shashie leshit. Mbas tij e marrin me rradhë Patozi, Bumçi, Gjana, Mediu, Halimi, Alibeu, Ndoka, Ristani, Kosovrasti, Islami e do brakiqefalë të ardhun përgjatë shekujve prej skutave të Azisë. Dikujt i bjen shalapjerdhtaljan, dikujt i randon qafën e hollë prej sinjorine, dikujt tjetër i bajnë alergji brenat e dhisë.

Bregun, Dodën dhe Çiljetën, Jozefina nuk i lejon as me e provue ndopak, madje i qet për zhelesh e jashtë si të padëshirueshme. Vetëm Idrizi nuk pranon me e vu në krye, për arsyena personale që do t’ia spjegojë Doktorit në darkë me nji sms.

Në fund e provon edhe vetë Hirushja, Doktori pra, tue mbetë i zhgënyem keqas: as atij nuk i bjen përkrenarja e Skënderbeut. Mbi krye i janë rritë dy brena të vogla me majuc e përkrenarja s’i zen vend. Atëherë çojnë me thirrë nja dy kovaçë turq të Kurumit për me e përshtat përkrenaren simbas kokës së Doktorit, por as kovaçët e Erdoganit nuk bajnë fajde. Në fund dikush shkon me pyet doktor Petrelën nëse mund t’i bahet gja atyne katrovave të drunjta, ndonji sharrim i vogël, ndonji rreth i hekurt për me ja zvoglue diametrin … por as ai s’u ban derman: shkenca ende s’ka shpikë gja për ato soj krenash. Tue pa se situata asht e pashpresë Doktori vendos me e kthye përkrenaren urgjentisht në Vjenë, që të mos e provojë Edi Rama, me justifikimin se ai asht shumë i gjatë e për sherr ba me i ra mirë nuk ka me mujtë me hy në parlament pse ka me i ndeshë kryet te dera kryesore.

Të gjitha këto andrra në beze i pashë sapo lexova lajmin e kthimit të përkrenares e shpatës së Skënderbeut në atdhe.

A thue kanë ndonji veti çudibase? – pyeste njeni sot, nji i papunë që lexon gazeta.

- Vendit tonë sot s’kishte me i ba derman as vetë Skënderbeu ba me ardhë e jo ma përkrenarja e tij, ajo s’e mbron dot Shqipninë prej hajnave, të korruptuemve, vrasësve me pushtet dhe delinkuentave ordinerë që e kanë kapë atdheun e Kastriotit në çdo nivel.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi