Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
BeSaa
BeSaa
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11852
<b>Hobi</b> Hobi : leximi dhe muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

10 milionë lekë shpërblim për kapjen e autorit të vrasjes së trefishtë në Lezhë Empty 10 milionë lekë shpërblim për kapjen e autorit të vrasjes së trefishtë në Lezhë

Tue 25 Sep 2012 - 23:43
10 milionë lekë shpërblim për kapjen e autorit të vrasjes së trefishtë në Lezhë 547-225x300Lezhë, 25 shtator – Policia e Lezhës ofron 10 milionë lekë shpërblim për çdo person që jep informacion për vendndodhjen e autorit të vrasjes së trefishtë, një natë më parë në Blinisht të Lezhës.

Për këtë arsye, Policia e Lezhës ka vënë në dispozicion edhe numrin e telefonit 0694106434, për personat që ofrojnë informacione të vlefshme.

Tre pjesëtarë të një familjeje u gjetën mbrëmë të vrarë në oborrin e banesës së tyre. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Lezhës bëjnë me dije, se ngjarja ku mbetën të vrarë me breshëri automatiku kryefamiljari Rrok Shtjefni, 57 vjeç, bashkëshortja e tij, Mira Shtjefni, 55 vjeç dhe djali i tyre 24-vjeçar, Fatjon Shtjefni, ndodhi në fshatin Blinisht të këtij rrethi.

Në hyrje të banesës së familjes Shtjefni u gjet i pajetë 55-vjeçari Rrok Shtjefni, si dhe bashkëshortja dhe djali i tyre 24-vjeçar. Tre viktimat u dërguan në Spitalin Rajonal të Lezhës, por mjekë të këtij spitali pohuan se bashkëshortët Shtjefni dhe djali i tyre kishin ndërruar jetë. “Tre pjesëtarët e familjes Shtjefni nuk arritën të merrnin ndihmën e parë mjekësore. Ata mbërritën të vdekur dhe kishin plagë të rënda me armë zjarri”, – tha drejtori i Spitalit të Lezhës, Nevruz Bare. Ngjarja e rëndë ka ngritur në këmbë Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Lezhës.

Pas kryerjes së hetimeve paraprake dyshohet se viktimat u ekzekutuan nga bashkëfshatari i tyre, Kastriot Zhuba, i cili është shpallur në kërkim. Mësohet se autori i krimit (djali i xhaxhait të kryekomunarit të Blinishtit), është person me precedent penal, dhe se po punohet për arrestimin e tij. Ndërkohë, burime pranë grupit hetimor sqarojnë se dyshohet që vrasja e trefishtë ka ndodhur për motive pronësie.
BeSaa
BeSaa
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11852
<b>Hobi</b> Hobi : leximi dhe muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

10 milionë lekë shpërblim për kapjen e autorit të vrasjes së trefishtë në Lezhë Empty Re: 10 milionë lekë shpërblim për kapjen e autorit të vrasjes së trefishtë në Lezhë

Tue 25 Sep 2012 - 23:44
Te pa afte nuk mund t'i kryejne punet vete pastaj ofrojne para...
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi