Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Grabitja në Elbasan, autorët morën 5 mijë euro e 1.5 milionë lekë Empty Grabitja në Elbasan, autorët morën 5 mijë euro e 1.5 milionë lekë

Tue 30 Aug 2011 - 22:51
ELBASAN – 5 mijë euro dhe 1.5 milionë lekë është shuma financiare e grabitur sot në qendër të qytetit të Elbasanit nga persona të armatosur.Ngjarja ka ndodhur në një pikë transfertash Uestern Union, ku të paktën dy persona të armasotur dhe me maska kanë hyrë në filialin e agjencisë dhe kanë vjedhur 5 mijë euro si edhe 1.5 milion lekë.Ata i kanë kërkuar vajzës që ishte në shërbim një biletë udhëtimi dhe pasi kjo e fundit ka dalë nga kabina e blinduar, ku edhe ndodheshin paratë, e kanë kërcënuar me armë.Shitësja, në gjënde shoku, ka lajmëruar menjëherë Policinë e cila është ndodhur në vendin e ngjarjes dha ka marrë shenjat e gishtave të kabinës së blinduar si edhe sistemin e kamerave.Filiali në fjalë në Elbasan prej vitesh kishte instaluar një sistem kamerash dhe se Policia tashmë ka nisur hetimet për të kapur autorët. Këta të fundit pasi kanë marrë sasitë e parave kanë dal me vrap nga dyqani e më pas janë larguar për të hipur në një mjet të paidentifikuar.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi