Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

Mursi: Liria e shprehjes shkon paralel me përgjegjësinë Empty Mursi: Liria e shprehjes shkon paralel me përgjegjësinë

Wed 26 Sep 2012 - 14:10
Presidenti egjiptian Muhamed Mursi, ka deklaruar se liria e shprehjes duhet të shkojë paralele me përgjegjësinë, sidomos kur liria e shprehjes cenon opinionin publik, paqen dhe stabilitetin.

Ai u shpreh se bashkëjetesa dhe prosperiteti arrihen nëse respektojmë njëri-tjetrin dhe jo kur njëra palë orvatet me çdo mënyrë të bëjë zap palën tjetër. Këto fjalë, ai i tha gjatë vizitës së tij në SHBA në një darkë bamirësie nën kujdesin e ish presidentit amerikan Bill Klinton.
Lidhur me sulmet e dhunshme ndaj përfaqësive diplomatike të SHBA në disa vende myslimane, Mursi shtoi:”Komunikimi mes popujve dhe civilizimeve është i rëndësishëm, pasi vetëm kështu mund të prezantojmë këndvështrimet tona për njëri-tjetrin. Bota nuk ka përse të kufizohet në një kulturë dhe vizion të vetëm, ndërkohë që është krejtësisht e mundur të lindin dhe formohen civilizime të ndryshme, të cilat bashkëjetojnë me njëri-tjetrin.”
Ai bëri thirrje për një udhëheqje botërore të reformuar, e cila do u gjendej pranë hallexhinjve në mbarë botën dhe do u ruante dinjitetin e tyre. Ndërkohë që në Siri derdhet gjaku i civilëve dhe në Gazza popullata vuan nga uria, ne nuk mund të pretendojmë se modeli aktual i udhëheqjes së botës është i suksesshëm – tha ai.
Nga ana tjetër, Mursi tha se Egjipti do i mbrojë të drejtat e grave dhe të jomyslimanëve në vend. Ai do të mbetet simbol i diversitetit dhe i qeverisjes civile, sot ne nuk jemi as shtet fetar dhe as ushtarak. – tha ai.
Ndërkohë, në Egjipt, prokuroria e përgjithshme ka çuar para gjykatës tre qytetarë egjiptianë të cilët kanë ofenduar publikisht fenë e krishterë, dy prej të cilëve kishin djegur një kopje të Biblës gjatë protestave kundër filmit blasfemues. Dosja e këtyre tre këta personave, njëri president i një tv privat, djali i tij dhe një gazetar, i është dërguar gjykatës së krimeve për shqyrtim. /A.online/kohaislame
Mursi: Liria e shprehjes shkon paralel me përgjegjësinë F57a64c377f48571192a9c16db50ad1a_XL
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi