Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kosovë, raporti mbi lirinë e shprehjes Empty Kosovë, raporti mbi lirinë e shprehjes

Wed 4 May 2011 - 15:07
Kosovë, raporti mbi lirinë e shprehjes LIRIA-E-SHPREHJES-KS
Pak metra larg
objektit të qeverisë së Kosovës, në një kafiteri, gazetarët kosovarë në
ditën botërore të lirisë së shtypit janë mbledhur për të shprehur
shqetësimet lidhur me lirinë e shprehjes në Kosovë.


Asociacioni i gazetarëve
profesionistë publikoi një raport i cili konstaton se pikërisht qeveria
është institucioni që cënon më së shumti lirinë e shprehjes në Kosovë.

Hulumtimi është realizuar me metodën e anketimit të cilës i janë përgjigjur 101 gazetarë.

Sipas raportit përfundimtar, partitë politike renditen të dytat për
ndërhyrje në punën e gazetarëve, ndërkaq që vendin e tretë e zënë
gjykatat.

Edhe këshilli i mediave të shkruara e ka kritikuar qeverinë për cënimin e lirisë së shtypit në Kosovë.

Një organizatë tjetër, Unioni i Gazetarëve të Kosovës po kështu ka
konstatuar se liria e shprehjes në Kosovë po shkon drejt përkeqësimit.

“Freedom House” në raportin më të ri e ka vlerësuar lirinë e shtypit si pjesërisht të lirë, me notën 51.

Në shenjë proteste ndaj kësaj situate, Radio Urban FM në Prishtinë ka
organizuar një koncert në të cilin do të përformojnë grupe të ndryshme
muzikore.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi