Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Ligji për lirinë fetarë në Kosovë – me shumë paqartësi Empty Ligji për lirinë fetarë në Kosovë – me shumë paqartësi

Thu 20 Sep 2012 - 14:51
Message reputation : 100% (1 vote)
Autor: Akademik Feti Mehdiu


Për të nxjerr a për të sjellë një ligj të vlefshëm afatgjatë dhe të pranueshëm [yshtja e këtij ligji duhet shqyrtuar në hollësi nga shumë subjekte dhe mbi të gjitha duhet bërë me disa kritere.
I pari: duhet pasur parasysh se ligji bëhet për Kosovë ( kjo nënkupton se çka ka në botë nuk është e domosdoshme të përligjet edhe në Kosovë)
I dyti: Kur flitet për liritë fetare – nuk duhet ngatrruar me Bashkësitë fetare(bashkësi fetare mund të bësh... por fenë nuk mund ta bësh sot. Fetë janë kaherë.... !)
I treti: Kur thuhet fe, nuk shkon edhe fjala besimi fetarë( përkufizimi fe, domosdoshmërisht e përmban besimin – sigurisht fetar, jo besimin pagan,)
I katërti (apo, në dash më sakt) i pari duhet të bërë dallimi i Feve nga ideologjitë apo shkollat fetare( sepse Kosova me pesë fe, e tërë bota ka vetëm tri fe.... del jo serioze, thënë më së buti)
Projektligji për Lirinë fetare në Kosovë, neni 4a, kalon me emërtimin “Bashkësitë Fetare në Kosovë”, që nuk është njëlloj sikur Fetë në Kosovë.
Ky nen 4.1,... njeh pesë(5) bashkësi fetare në Kosovë, por pastaj fillon me “Bashkësia islame...” dhe vazhdon me “Kisha ortodokse.... “Bashkësia e besimit... “ etj., me [ka fut një huti a janë këto fe apo janë bashkesi te qytetarëve sipas rregulloreve qe i perpilojne me komisionet e tyre.
Se nuk është menduar në hollësi, lidhur me kete ]eshtje, dëshmohet edhe me nenin 7a dhe 7b, ku thuhet së :Në Kosovë mund te regjistrohen edhe Bashkesi te tjera fetare....” , si edhe “Zyra kompetente per regjistrim formohet nga stafi i Ministrise... “
Si ka mundësi që Ministria e një shteti, që teorikisht e lënë fenë jashtë shtetit – shtet sekular, i jep kompetencë vetës të merret me regjistrim te Bashkësive Fetare, duke injoruar krejtësisht institucion e Fesë konkrete?
Këto janë disa nga paqartesite që vërehën në shikim të parë nga ky projektligj – gjithsesi shumë i rëndesishëm dhe me shumë interes, sidomos për Kosovën që është nje shtet i ri me vetem rreth 2 milion banorë dhe praktikisht vetem me dy Fe: Krishtere dhe Islame.
Nese nuk shqyrtohet më hollësisht, ky ligj, do te fus huti në legjislacion, poashtu edhe në ekzekutivin e Republikës së Kosovës.
Opinionet e autorëve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe opinionin e redaksisë së portalit www .mesazhi .com
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi