Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Një urim për Greta Koçin: Gëzuar ditëlindjen! Empty Një urim për Greta Koçin: Gëzuar ditëlindjen!

Wed 26 Sep 2012 - 19:25
Një urim për Greta Koçin: Gëzuar ditëlindjen! Greta1-192x300Greta Koçi ka lindur më 26 shtator 1991, në Kuçovë. Sot jeton në Tiranë. Talentin saj në art e ka shfaqur që kur ishte 5-6 vjeçe, kur prezantonte një program në kanalin TV Shkodra TV1, që e kishte i ati.
Video-klipi i saj i parë u prezantua në TV kur ajo ishte vetëm 7 vjeç dhe më vonë, iu përkushtua plotësisht këngës. Kur ishte 12 vjeçe, fitoi çmimin e parë si interpretuesja më e mirë në një koncert live, organizuar nga Radio Tirana. Në moshën 13 vjeçe filloi një bashkëpunim të suksesshëm me këngëtarin Erjon Korini, me këngën “Kush ka faj?”.

Në vitin 2005 mori pjesë në “Kënga Magjike 2005”, me këngën “Kam mall”, kompozuar nga Flori Mumajesi dhe tekst të Turian Hyskës. Të dyja këto këngë kanë qenë hite të asaj kohe.

Greta Koçi realizoi në prill të 2006-s 3 këngë të reja: “Bëj be që s’të dua!”, “Dashuri pa shije” dhe “Një herë po, një herë jo!”, në bashkëpunim me tre kompozitorë nga Maqedonia: Maki, Darko Dimitrov dhe Ocko.

Po në atë periudhë, realizoi edhe dy këngë të tjera në bashkëpunim me kompozitorin Adrian Hila, “Zemra për ty ndal!” dhe “Ik nga unë tani!”.

Në 7 tetor 2006 fitoi çmimin e parë në “Mikrofoni i Artë”, me këngën “Foli djalit”, kompozuar nga Genti Lako.

Në dhjetor 2006 hodhi në treg albumin e saj të parë, nga shtëpia diskografike “Eurostar”.

Po në dhjetor 2006 promovon këtë album në Prishtinë. Kompozitori Gentian Lako kishte kompozuar dy nga këngët e këtij albumi “Mos shiko tjetër”, që Greta e këndoi me këngëtarin nga Kosova, Labinot Tahiri dhe këngën “Kërcim dashurie”.

Në fund të dhjetorit 2006, mori pjesë në Festivalin e 45-të të Këngës në RTV, me këngën “Eja Zemër”, kompozuar nga Genti Lako, me tekst të Arben Dukës.

Në mars 2007 Greta mori pjesë në Top Fest 4, me këngën “Sa më lodhe”, kompozuar po nga Gent Lako. Greta Koçi ka dhënë shumë koncerte në diasporë për publikun shqiptar.Një urim për Greta Koçin: Gëzuar ditëlindjen! Greta2-300x201Por veç karrierës së saj muzikore, këto vite Greta i është futur edhe politikës. Ajo emërohet në postin e nënkryetares së Forumit Rinor të Partisë Demokratike. Në intervistat e saj ajo është shprehur se idhulli i saj është kryeministri i vendit, z. Sali Berisha.

“Interesin tim për politikën e kam shfaqur që në vitet e para të shkollës së mesme, atëherë kur edhe projektova të ardhmen time. Çdo i ri projekton të ardhmen e tij, po ashtu krijon edhe një koncept për politikën. Unë kam ndjekur në dinamike zhvillimin e vendit tim dhe, në këto rrethana, e gjej veten tek e djathta shqiptare, pasi e konsideroj një grupim politik të suksesshëm”, ka thënë Greta.

Sot, meqë ajo ka ditëlindjen, ne i urojmë të bëhet 100 vjeçe dhe të jetë e suksesshme në karrierën e saj, si në muzikë, ashtu edhe në politikë! /alb-observer.com/
Valbona
Valbona
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 10075
<b>Hobi</b> Hobi : muzika, piktura, poezia.........
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne mes tingujve .....
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 08/07/2012

Një urim për Greta Koçin: Gëzuar ditëlindjen! Empty Re: Një urim për Greta Koçin: Gëzuar ditëlindjen!

Wed 26 Sep 2012 - 20:54
Hajde ene 100 per ket mendjemadhen..........
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi