Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Greqi, masat e reja “do hedhin në rrugë” 15 mijë punonjës Empty Greqi, masat e reja “do hedhin në rrugë” 15 mijë punonjës

Thu 27 Sep 2012 - 13:06
Greqi, masat e reja “do hedhin në rrugë” 15 mijë punonjës Greqi4-300x193Greqi/ e enjte 27 Shtator: Ditën e sotme po realizohet takimi kritik i politikaneve për të finalizuar mbylljen e masave prej 11,5 miliardë eurosh.
Ministri i Financave z.Sturnaras u tha gazetareve se masat për uljen e pagave dhe të pensioneve do jenë nën 8 miliardë euro.

Në bisedimet që ai pati dje në darkë, pas orës 20:00me PASOK dhe DIMAR, nuk u bë i njohur rezultati i takimit nëse do mbyllen më në fund këto masa në takimin e radhës të tre kryetarëve të këtyre partive.

Zëdhënësi i DIMAR theksoi se është e vështirë të mbyllen këto masa, veçanërisht në atë që do ketë pushime nga puna të 15.000 nëpunësve shtetërorë për të cilat këmbëngul Trojka.

Por Trojka nuk insiston në ndërprerje të pensioneve të fermerëve, por do ketë kufizime sipas moshës në EKAS.

Në Tatimet është akoma i hapur diskutimi dhe për rritjen e moshës së pensionit.

“Mister” janë në këtë moment masat që kanë të bëjnë me uljen e rrogave dhe të pensioneve, nëse ato i kalojnë 7.5miliardë euro për 2013-ten.

Gjatë këtij viti do vihen në zbatim 6.5miliardë euro, kurse 1miliardë euro duket se do përfitohen nga shkurtimet që do bëhen në shpenzimet qeveritare.

Përfundimisht, nuk janë përfshirë në paketën e masave në 2013-ën, prerja e pensioneve agrare dhe asistencat sociale, por masat do jenë kryesisht nga kursimet e shpenzimeve të tepërta. Florenca Shaho /alb-observer.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi