- CalypsoPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 36630
Hobi : shkrimi
Vendndodhja : ne hapat e jetes
Anetaresuar : 21/05/2011
Slloveni, në pranga lideri i opozitës
Thu 27 Sep 2012 - 13:20
Policia në Slloveni ka arrestuar liderin e opozitës së vendit, njëkohësisht kryetar i bashkisë së Lubjanës, nën dyshimin për përfshirje në afera korruptive.
Sipas raportimeve të agjencisë së lajmeve “Associated Press”, agjentët kanë bastisur shtëpinë dhe zyrën e Zoran Jankoviç, ndërkohë që kanë arrestuar edhe të birin, Jure Jankoviç.
Autoritetet policore sllovene kanë deklaruar se gjithësej janë bastisur 23 lokacione në kuadër të hetimeve mbi një çështje korrupsioni, por nuk kanë dhënë detaje të tjera.
Jankoviç kryeson koalicionin e majtë Sllovenia Pozitive dhe në zgjedhjet e fundit parlamentare siguroi më shumë vota se partitë e tjera, por të pamjaftueshme për të krijuar mazhorancën, gjë që bëri që pushtetin ta merrte e djathta.
Karriera profesionale e tij nisi para se të mbarronte studimet, në vitin 1978, në sektorin e investimeve në Zyrën Postare të Sllovenisë.
Mes viteve 1979 dhe 1984 Jankoviç përfaqësonte kompaninë “Gric Zagreb” si menaxher shitjesh dhe më pas u caktua si drejtor i “Mercator Investa”, ku punoi deri në vitin 1988.
Nga ky vit deri në 1990 ai themeloi kompaninë “Electa”, të cilën e drejtoi deri në vitin 1997, kur u zgjodh dhe administrator i deleguar i “Mercator”, që e drejtoi deri në vitin 2005, kur aksionerët më të mëdhenj e liruan nga detyra.
Një vit më vonë Jankoviç kandidoi në zgjedhjet lokale për drejtimin e qytetit të Lubjanës dhe fitoi 63 për qind të votave që në raundin e parë.
Në zgjedhjet paralele për Këshillin e Qytetit lista e kandidatëve të tij siguroi shumicën e votave dhe në mandatin e parë kandidatët e tij zinin 23 nga 45 vendet e këshillit.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi