Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Slloveni, referendum për të drejtat e homoseksualëve Empty Slloveni, referendum për të drejtat e homoseksualëve

Sun 25 Mar 2012 - 15:54
Slloveni, referendum për të drejtat e homoseksualëve Download1-300x201Sllovenia do të vendosë sot nëse do të lejohen homoseksualët të adoptojnë fëmijë pasi një grup konservatorësh iniciojë një referendum të tillë.

Parlamenti aktual, i dominuar nga koalicioni i qendrës së majtë, miratojë në qershor të vitit 2011 ligjin e ri të familjes por Iniciativa civile për Familjen dhe të Drejtat e Fëmijëve e ka kundërshtuar duke argumentuar se homoseksualët nuk duhet të kenë të drejta për adoptim.

Nga muajit shkurt grupi, që ka dhe mbështetjen e Kishës Katolike, ka mbledhur 42 mijë firma të nevojshme për një referendum kombëtar.

Sondazhet tregojnë se votuesit do ta mbështesin ligjin.

Sipas ligjit, çiftet gay nuk kanë të drejtë të birësojnë fëmijë nga një palë e tretë por grupi konservativ kërkon të ndalojë edhe adoptimin e fëmijëve nga partnerë të tyre.

“Jemi kundër ligjit të ri të familjes sepse nuk njeh rëndësinë e veçatnë të lidnjes që vjen nga gruaja dhe burri”, thotë Alec Primc, kreu i grupit që ka iniciuar referendumin.

Vendi i vogël në Adriatik që iu bashkua BE-së në vitin 2004 konsiderohet tolerant për çiftet homoseksuale dhe që prej vitit 2006 çifte të tilla lejohen dhe të regjistrohen ligjërisht. Vitin e kaluar tre sllovenë u dënuan me mbi shtatë muaj burg pasi sulmuan një aktivist gay në Lubjanë në vitin 2009.

Sllovenët kanë kundërshtuar pesë ligje radhasi me anë të referendumeve të mbajtura gjatë 16 muajt e fundit, gjë e cila i hapi rrugën parlamentit për largimin e qeverisë së kryeministrit Borut Pahor në shtator.

Kabineti i ri qeveritar, drejtuar nga Janez Jansa, që mori drejtimin e qeverisë pas zgjedhjeve të dhjetorit nuk ka marrë pjesë në fushatën e referendumit edhe pse tre nga pesë partitë e koalicionit qeverisës e kanë kundërshtuar ligjin. /F.Stafa/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi