Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Referendum edhe për… prezervativët! Empty Referendum edhe për… prezervativët!

Sat 7 Jul 2012 - 16:12
Votuesit e Los Angeles do t’i drejtohen kutive të votimit në nëntor jo vetëm për të zgjedhur presidentin amerikan, por edhe për të vendosur nëse duhet që të jetë i detyrueshëm apo jo përdorimi i prezervativëve filmat me përmbajtje erotike.Sipas një shkrimi të botuar në gazetën “Los Angeles Times”, Fondacioni për Përkujdesje shëndetësore ndaj AIDS mblodhi mbi 370.00 firma, për të vendosur nëse duhet apo jo të zhvillohet një referendum për këtë çështje, duke tejkaluar kështu kufirin që ishte 320.000 firma.

Në muajin janar, autoritetet vendore të Los Anxhelos, kërkuan që të përdoreshin prezervativë në të gjitha këto filma që do të xhiroheshin në qytet. Por kjo masë nuk mund të zbatohet pa u marrë vendimi. Sipas sondazheve, 63% e popullatës është pro kësaj mase mbrojtëse.

Por shumë producentë të filmave me përmbajtje erotike e kanë kundërshtuar këtë masë, duke thënë se publiku nuk do të shohë skena me prezervativ. Nëse kjo masë do të jetë e detyrueshme, atëherë kompanitë prodhuese të këtyre filmave, do të shpërngulen në një shtet tjetër të SHBA-së. Tashmë nëse do të zbatohet me detyrim apo jo, do të duket pasi të kenë votuar amerikanët, në zgjedhjet e nëntorit.

/alb-observer.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi