Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Dështojnë prezervativët në lokalet e natës në Tiranë Empty Dështojnë prezervativët në lokalet e natës në Tiranë

Sat 2 Jun 2012 - 2:56
Eglantina BardhiTë rinjtë shqiptarë kanë aktivitet seksual të ulët apo vazhdojnë të jenë shumë indiferent ndaj përdorimit të kontraceptivëve? Këtë përgjigje nuk e japin dot studimet, por një e dhënë jo e drejtpërdrejt na vjen nga një iniciativë e disa lokaleve të natës me emër në Tiranë. Disa kohë më parë këto lokale instaluan në brendësi të tyre (zakonisht në zonën e tualeteve të djemve) disa makineri ku ofroheshin prezervativë me xhetona. Nga një vëzhgim i Shekullit dje, del se makineritë tashmë janë zhdukur. Shkaku? Firma ka falimentuar, indiferenca e të rinjve ndaj këtyre makinerive ka qenë thuajse totale.



Menaxheri: Duan qejfin, neglizhojnë sigurinë

Menaxheri i një ndër lokaleve më të njohura të zonës së ish Bllokut, Meridian Ramçaj ishte ndër të parët që solli një praktikë të re në vendin tonë duke iu ofruar klientëve meshkuj prezervativ në banjo. Në fakt ai shpjegon se një firmë e kontraceptivëve kishte instaluar një makineri ku klientët mund të merrnin dhe t’i përdornin në mënyrë që të kryenin seks të sigurt. Por me sa duket shqiptarëve vazhdon t’iu interesojë qejfi dhe jo siguria. “Për fat të keq kjo iniciativë dështoi në të të gjitha lokalet e natës të cilat i kishin instaluar këto makineri. Firma e prezervativëve duke parë mungesën e interesit të klientëve nuk treguan më asnjë interes për ti sjellë prezervativët”, – pohon Ramçaj.



Marrëdhënie ka, por kontraceptivët injorohen

Çfarë ka ndodhur? Nuk ka marrëdhënie seksuale? Apo nuk përdorin kontraceptivët?

Menaxherët e lokaleve të natës pohojnë me bindje se marrëdhëniet seksuale të rastësishme në këto lokale ndodhin. Por ajo çka është shqetësuese është pikërisht fakti se nuk përdoren prezervativë. Të mendosh se çmimi i këtyre prezervativëve ishte fare i ulët dhe këto prezervativ ofroheshin në këto lokale deri në orën 5 të mëngjesit.

Edhe të dhënat studimore konfirmojnë të njëjtën gjë. “Vetëm 11 për qind e shqiptarëve janë duke përdorur kontraceptivë. Deri tani, mënyra më e zakonshme, që përdoret aktualisht në gratë e martuara është “tërheqja” (58 për qind), ndjekur nga prezervativi mashkullor (4 për qind), sterilizimi femëror (3 për qind) dhe pilula (2 për qind)”, – bëhet ditur në studimin demografik.



Shefi i spitalit Infektiv, Dhimitër Kraja: Janë shtuar shumë SST-të

Shefi i shërbimit të Infektivit, Dhimitër Kraja pohon se edhe llojshmëria e sëmundjeve seksuale është shtuar krahasuar me para viteve ’90. “Janë rreth 25 lloje infeksionesh seksualisht të transmetueshme, të cilat i gjen në kategori të ndryshme të popullsisë dhe larmia e tyre është shtuar pas viteve ’90. Nëse para këtyre viteve qarkullonin sëmundjet seksualisht të transmetueshme të thjeshta si gonorea, trikomonasi dhe më pak kondilomat apo herpesi, sot numri i rasteve është mbi dhjetëfishuar dhe është zgjeruar shumëfish spektri i llojeve të tyre. Kjo lidhet kryesisht me hapjen e Shqipërisë, lirinë seksuale, e cila erdhi më vonë se vendet e tjera tek ne”, pohon shefi i shërbimit të Infektivit, Dhimitër Kraja.



Përdorimi i kontraceptivëve sipas vendeve:

Shqipëria: 11 për qind



Moldavi: 46 për qind

Ukrainë: 48 për qind

Armeni: 20 për qind

Azerbaixhan: 14 për qind

Serbi: 19 për qind

Mal të Zi: 17 për qind

Maqedoni: 10 për qind
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

Dështojnë prezervativët në lokalet e natës në Tiranë Empty Re: Dështojnë prezervativët në lokalet e natës në Tiranë

Sat 2 Jun 2012 - 16:57
Nuk ka rraca te perzime atje prandaj edhe si perdorin shume mbase ...??????
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Dështojnë prezervativët në lokalet e natës në Tiranë Empty Re: Dështojnë prezervativët në lokalet e natës në Tiranë

Sat 2 Jun 2012 - 18:02
Kur njeriu deshton nga mendja e kokes, per prezervativet do pyesi!!!

Cmenduria s'ka fund!!!
Sponsored content

Dështojnë prezervativët në lokalet e natës në Tiranë Empty Re: Dështojnë prezervativët në lokalet e natës në Tiranë

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi