Vajza me mjekër: ”Unë do i mbaj qimet si një vullnet i hyjnisë”
Thu 27 Sep 2012 - 20:30
Një studente nga SHBA-ja është bërë objekt talljesh në disa faqe të internetit. Studentja e besimit sikh ka fytyrën të mbuluar me qime dhe kur e shikon të jep përshtypjen e një mashkulli.Fotot e saj janë hedhur në faqen Reddit pa autorizimin e vajzës dhe pasi janë publikuar janë shpërndarë në shumë faqe të tjera duke marrë komente të shumta.
Studentja pas këtij skandali ka dhënë një intervistë duke u shprehur se : “Po, jam një femër e besimit sikh. E kuptoj se shpesh e ngatërrojnë gjininë time. Megjithatë ne besojmë tek shenjtëria e trupit tonë. Ajo është një dhuratë që nga është dhënë nga Qenia Hyjnore (që është pa gjini, meqë ra fjala), dhe unë do i mbaj qimet si një vullnet i hyjnisë. Sjellja e veprimet e mia kanë më shumë rëndësi, jo pamja. E di që ky trup do të bëhet hi në fund. Kur të vdes, askush nuk do kujtojë se si dukesha. Por ndikimi do mbetet dhe ai nuk fokusohet tek pamja e jashtme. Për mua nuk është e rëndësishme fytyra, por buzëqeshja dhe lumturia pas fytyrës.”
Më tej ajo ka treguar se qimet kanë nisur ti dalin në moshën e adoleshencës si rezultat i ndryshimit të balancës së hormoneve dhe tani kanë mbetur aty. Gjithshtu duhet thënë se ajo është një ndër studentet më të mira të Universitetin Shtetëror të Ohajos, SHBA, ku në një të ardhme ajo do të dali në profesionin e neurokirurges./alb-observer.com/

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi