Share
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Bukuria shpirtërore nuk mbetet kurrë jetime

prej Fri 28 Sep 2012 - 2:10
TREGIM i ri nga ERION SELMANI


Me fustanin ngjyrë të kaltër ashtu siç është ngjyra e Princit të ëndrrave, ajo erdhi ne lokalin ku kemi lënë takim.

Me supet e zbuluara, flokët ngjyrë kafe e sy të bukur, ajo më sjell ndër mend Perëndeshat e Greqisë së lashtë, për arsye se fustani veror i prerë sipas stilit antik greko-romak, mbulonte trupin që nga pamja e jashtme e saj u bënte konkurrencë yjeve.

Ndodhem në kafe me vajzën që për të mposhtur pak ndrojtjen më përsërit një breshëri me: “Ç’kemi? Ç’kemi?”… E kuptoj se ndodhet pak në siklet. Po s’kam durim të dëgjoj një tjetër “ç’kemi?” ndaj hapa gojën.

- Nuk e mendoja se fustani yt, pamja jote do më nxirrte nga arkivi i kujtesës sime, Helenën e Trojës, dhe buzëqeshja jote Kleopatrën, – i thashë duke e parë me respekt, po jo tjetër. Po unë vazhdova për ta inkurajuar: – Le të fiken gjithë dritat e qytetit, ti do ta ndriçoje lokalin me buzëqeshjen tënde.

- Hahaha, të pëlqeka fustani im, – foli ajo e lumtur. Tashmë akulli i bisedës po fillonte të shkrihej ndaj e parashikova që ajo s’do ta përsëriste më fjalën “ç’kemi?”. Ajo tha tjetër gjë sapo u ul në kolltukun e kafenesë së bukur, thuajse luksoze.

- Ti je ndër të parët (e di vetëm një shoqja ime) që ja tregoj historinë time, dhe desha të vishesha sa më bukur. Kujtimi i hidhur, veshja e bukur, mbase më pakëson dhimbjen…

- Po Alda. Bukur e the. Kur vishemi bukur jemi në harmoni me vetveten, e të përgëzoj për kurajon që po rrëfen historinë tënde të pazakonshme.

- Eh jeta ime! Kam shumë dëshirë të shfryhem, ta rrëfej që ta lexojnë edhe të tjerët. Ndoshta dikush do të reflektoje pasi ta lexojë, po si do që të ndodhë, unë dua pjesën time, të rrëfehem, të çlirohem nga brenga… – tha Alda me një shqipe të përkryer letrare, aq sa nuk e kuptova nëse kishte pak theks të Shqipërisë së mesme apo të jugut. Shqipja e saj qe thjesht mahnitëse.

- Alda! Si ndodhi? Si e zbulove të vërtetën e hidhur? – e pyeta, ndërkohë që filluam të pinim kafe.

Ishte një mbrëmje si gjithë të tjerat ai fillim jave kur mora vesh të vërtetën e madhe. E as që e prisja. Pasi kisha kaluar një të djelë super të bukur, aq sa nuk imagjinoja se do të vinte e hëna që do kujtohet përgjithmonë në memorien time.

Isha ulur në kolltuk, e mamit pranë meje filluan t’i mbusheshin sytë me lot. E pyeta pse po qante. “ALDA! TË KEMI MARRË NË JETIMORE” – Këto qenë fjalët shokuese që nxori “ajo grua”.

Nuk e besova dhe i thashë: “Po ti, po lan hakun”? Ia thashë këto fjalë, pasi për vite me rradhë i thoja mamit në shaka e sipër që: “mos jam gjë e adoptuar?”. Absolutisht nuk dija gjë, thjesht më ishte fiksuar që fëmijët e vetëm siç isha unë, mund të ishin të tillë.

Pastaj erdhi dhe babi i cili në ato momente po rrinte nga dhoma tjetër, pasi nuk e kishte guximin për të më parë në sy. U munduan të më qetësonin pasi unë fillova te qaja me dënesë, dhe më shpjeguan pak a shumë si më kishin marrë.
Bukuria shpirtërore nuk mbetet kurrë jetime Foto45-300x225Isha vetëm 15 muajshe kur prindërit e mi bashkë me gjyshin dhe gjyshen nga babi (adoptivë) erdhën në Jetimoren e Durrësit dhe më pikasën mes shumë fëmijëve të tjerë.

Në fakt, ishte gjyshi ai i cili vendosi që unë isha fëmija i duhur. Më pas ata u larguan. Pas disa ditësh babi (adoptiv) erdhi për të më parë sërisht dhe, edukatoret i thanë: ”merre që tani po deshe.”

Ajo ditë (edhe pse unë s’e kujtoj se kam qenë shumë e vogël) ka qenë dita që caktoi dhe FATIN tim. Unë u bëra fëmija i dy prindërve që Zoti nuk iu dha fëmijë por i bëri dhuratën më të bukur (të paktën kështu janë shprehur ata). Ata kanë qenë dhe janë prindërit perfektë. Më kanë rritur si princeshë. Nuk më ka munguar absolutisht asgjë. Më rritën, më edukuan, më shkolluan dhe mbi të gjitha unë jam krenare për edukatën që ata më dhanë.

- A ke plagë thellë ne shpirt? – e pyes megjithëse imagjinoja përgjigjen.

- Po. Njëfarësoj m’i shëruan plagët prindërit adoptivë. Unë i dua me gjithë shpirt! -tha ajo me sy që i shkëlqenin.

- Pra, edhe pse humbe një familje, ti fitove një tjetër familje, ndoshta më të mirën që mund të të binte në hise, – i them sa për t’i kujtuar se edhe në humbjen e diçkaje të shtrenjtë mund të vijë fitimi i gjërave të tjera.

Ajo nuk u përgjigj po vijoi rrëfimin e saj:

“Ditët në vazhdim, ose më sakte 9 muajt e parë qenë të tmerrshëm për mua. Nuk haja ushqim dhe nuk flisja kur kthehesha në shtëpi.

Kur dilja nga puna, s’më bënin këmbët të kthehesha direkt në shtëpi por endesha kot rrugëve të Tiranës. S’e ke idenë sa shumë që kam ecur. S’kisha asgjë me ta por… thjesht s’mundesha. Rrija vetëm kur kthehesha nga puna dhe dëgjoja muzikë me kufje.

Ishte një mikesha ime ajo që më “shkundi” duke më thënë me zë të lartë: Prindërit e tu s’kanë faj, dhe ti s’ke pse sillesh në atë mënyrë me ta duke mos u folur.

Sinqerisht po të them që nuk e bëja me qëllim, pasi ato i doja (dhe do i dua përgjithmonë) por nuk ndjehesha mirë që t’i buzëqeshja atyre si më parë, pasi dhe situata nuk ishte e njëjtë. Ndjehesha e zhgënjyer shumë, sepse të gjitha kujtimet m’u thyen si kristali kur bie në tokë… në 1 milion thërrmija.

Në mendje më vinin ca kujtime …kur isha e vogël dhe më thonin të afërmit apo dhe miq të prindërve te mi “sa i ngjan mamit apo sa i ngjan babit”. Më dukej sikur ishin tallur deri atë dite.

Ecja në rrugë dhe më dukej sikur të gjithë më shihnin dhe thoshin: “Sa gjynah kjo goca, është e birësuar”. U ndërgjegjësova që me prindërit duhet të sillesha si më parë dhe filluam të komunikonim pak më shumë. Babi më tha që do më ndihmonte t’i gjeja prindërit e mi të vërtetë dhe pas disa ditësh babi (adoptiv) shkon në Jetimoren e Durrësit dhe nxjerr dosjen time, ku ishin dhe emrat e prindërve të mi biologjikë.

- Alda, po kjo qenka surprizë! Babai yt adoptiv s’paska të sharë.

- E kam si Zotni babin. Nejse, po të tregoja… se menjëherë i vihem punës dhe brenda një periudhe shumë të shkurtër i gjej me ndihmën e një mikes sime. Nuk dua të shprehem më gjatë për këtë pjesë se kjo është një histori më vete …vuajtjesh dhe emocionesh të forta.

I hyra e vetme kësaj historie dhe akoma jam vetëm, pasi nena biologjike ka familjen e saj dhe s’do që unë të bëhem pjesë e jetës së saj (do të më mjaftonin vetëm telefonatat me të dhe disa takime…kur ta kishte ajo mundësinë.)

Të paktën nga gjithë ky kalvar vuajtjesh fitova një motër me të cilën kam marrëdhënie të mira, por largësia na bën që kjo marrëdhënie të jetë thjesht me telefon dhe ndonjë takim tre-katër herë në vit.

…Para afro një viti e gjysmë u njoha me një djalë. Ishte një takim me rekomandim ose siç quhet ndryshe: Mblesëri. Mamaja e tij njihte një miken time dhe ne të dy u takuam. Për mua ishte dashuri me shikim të parë. Rashë brenda me të. Nuk ishte i bukur por kishte shpirt të bukur. Ishte djali që unë kisha ëndërruar gjithmonë.Bukuria shpirtërore nuk mbetet kurrë jetime Foto53-300x168Kishte shpirt artisti, kishte zë të bukur, thoshte fjalët që një femër donte të dëgjonte. Me pak fjalë, në ato momente aq të bukura për mua ishte djali i duhur në momentin e duhur. Më dukej mua pasi ishte dashuria ime e parë dhe në të tilla raste nuk dija si të veproja. Isha tepër e lumtur për të marre vendime të duhura. Mbas një periudhe të gjatë dhimbjesh dhe lotësh m’u duk se erdhi ai momenti i shumëpritur. Papritur lumturia trokiti dhe në “portën time”.

Dy javët e para bashkë ishin shumë të bukura. Isha në qiellin e shtatë. Nuk shiheshim shumë shpesh për shkak të punës së tij, por komunikonim me sms gjithë ditën. Nuk mund ta imagjinosh sa i ëmbël ishte në ato që shkruante. Por lumturia ime nuk zgjatka shumë.

Filloi të largohej disi, me justifikimin që lodhej shumë dhe s’ishte në terezi. Mua më vinte keq dhe shqetësohesha se ai ishte i stresuar dhe nuk e kuptoja (sa naive kam qenë) që ai po më largonte me stil.

Dy ditë para se ai të ikte me pushime (pasi u sigurua që unë nuk do vija me të) më la. U tregua si person i ulët për nga mënyra sesi më la: ishte e tmerrshme…”ME HARRO” nëpërmjet një sms-je në orët e vona të mbrëmjes, pasi unë isha e shqetësuar që për një javë të tërë nuk i përgjigjej sms-ve të mia.

Ky ishte mesazhi Total i tij, e meqë sms përfundimtar, i tha të gjitha pa mëshirë, me dy fjalë: “Me harro”, të nesërmen ia ktheva mbrapsht të gjitha sms-të që më kishte çuar gjithë ato kohë dhe më ktheu një sms: “u çmende?”. Kaq.

Ai i ëmbli që më dërgoi dhjetëra sms të bukur, tashmë që bërë sintetik… mjeshtër i dy fjalëve për të mos thënë vetëm një Fjalë… çmenduri. Po unë isha e çmendur për të. Dashuria ime e parë, si të mos çmendesha…”

E le të flasë pa e ndërprerë me qëllim që Alda të mos e humbë fillin e kujtimeve. Ajo vijoi me fytyrë të ngrysur, gjë e cila e bënte akoma më të bukur.

- Nuk e ke idenë sa keq jam ndiere. Jo se u largua prej meje pasi dhe vetë po e kuptoja që nuk po funksiononin gjërat por e kisha menduar ndryshe ndarjen…. Një telefon për të caktuar vendin e takimit, një kafe diku dhe fjalët… “më kupto, nuk lindi ajo që kisha menduar apo ndonjë fjalë që dhe unë të mos ndihesha keq”.

Pas rreth dy javësh kur ai ishte ende me pushime i çoj një sms:”Si je?”.

Përgjigja e tij… qe tejet e pështirë… “s’kisha më emocione kur dilja me ty”. Nuk e ke idenë si u ndjeva. Ta kisha përpara ne ato moment do ta pështyja në surrat.

Duke qenë se po përjetoja momente tepër të vështira si ne lidhje me ironinë e fatit por dhe këtë fund dashurie e pranoj… kam bërë dhe unë budallallëqe dhe njëri nder to ishte që i shkruajta një alamet letre (të cilën ja dërgova nëpërmjet facebook), duke i përmendur telefonatat në orët e vona të natës kur me thoshte: ”të mora që të të dëgjoja zërin”, apo sms-te “të adhuroj, a bëj unë për ty, të dua, të vlerësoj në maksimum, të kam yll dhe nuk të le kollaj” etj., etj., etj,. E bëra që t’i tregoja që ai dikur kishte pasur emocione kur dilte me mua… ok e pranoj, këtu ishte gabimi im.

Deri para ca muajsh nuk arrija dot ta kuptoja arsyen e ndarjes. Nuk e kuptoja qe ajo nuk ishte një lidhje. E kisha kuptuar unë naivja gabim. Isha unë ajo që ishte e dashuruar marrëzisht, jo ai. Për të isha thjesht preja e rradhës por me një ndryshim që isha vajzë e mbarë.Bukuria shpirtërore nuk mbetet kurrë jetime Foto72-300x216Tashme falënderoj Zotin që ma largoi atë person pasi mora vesh ca gjëra që…ai më kishte bërë një nder shumë të madh që u largua nga unë. Ai kishte vese…pinte shumë alkool dhe luante bixhoz në shuma të mëdha. Prandaj dhe me thoshte shpesh që: “a të meritoj unë ty”.

E ndërpres dhe i them: – Pikërisht Alda. Më mirë e vetmuar se sa e shoqërur keq. Ne humbjet e tua paska përherë edhe fitore. Biles, kur të kthehesh në shtëpi, përqafoji fort nga ana ime prindërit e tu adoptivë. Ata edhe pse nuk janë prindërit e tu biologjikë, të janë përkushtuar, të kane dhënë më shumë se askush.

- Faleminderit! Shumë inkurajuese fjalët e tua! – thotë ajo me një qetësi të ëmbël në fytyrë. E kuptoj se sa po ndihem e çliruar thellë në shpirt.

-Alda. Ti gjete motrën tende gjatë kërkimit të familjes tënde biologjike. Dhe ja sot gjete edhe një vëlla. Të lutem më konsidero vëllain tënd më të madh në moshë.

Ajo u ngrit nga kolltuku dhe më përqafoi sikur të isha vëllai i saj i madh. Po qante nga lumturia apo trishtimi nuk e kuptoja dot. Atëherë mendova ta bëja që të buzëqeshte.

- Moj ti gocë e bukur. A e di ti që unë “vëllai” yt e kam emrin Erion, i lindur e rritur në qytetin e Vlorës, – i thashë me ton provokues, e shtova me shaka: -Po pse nuk ma the moj çupe të të sillja edhe kurorën e Princeshës.

-Po e di o vëlla, e di. Si nuk e ditkam. – U Përqafuam shumë fort si motër e vëlla. Pas pak ajo më tha duke qeshur:

- Ore djalë, se mos ja vjedhur kurorën Helenes së Trojës ti, dhe tani ja rikthen pronares së ligjshme, pra mua “motrës” tënde me fustan të kaltër.

- Po Alda, më ka dalë nami si “hajdut” po jo si rrobaqepës. Meqë ra fjala, nuk më thua kush ta qepi fustanin?

…Në njëfarë mënyre Alda, nuk kishte qenë kurrë jetime, dhe nuk do të mbetej asnjëherë e vetmuar.

Erion Selmani (në bashkëpunim me një autore anonime)


Bukuria shpirtërore nuk mbetet kurrë jetime Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi