Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

Konferenca Shkencore "Kontributi i prijesve Musliman ne Formesimin  e vetdijes dhe Identitetit Kombt Empty Konferenca Shkencore "Kontributi i prijesve Musliman ne Formesimin e vetdijes dhe Identitetit Kombt

Fri 28 Sep 2012 - 11:00
Konferenca Shkencore "Kontributi i prijesve Musliman ne Formesimin  e vetdijes dhe Identitetit Kombt 388838_488444687847370_1724253803_n
Bashkësitë Islame Shqiptare të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë do të organizojnë një konferencë shkencore ndërkombëtare me temë “Kontributi i prijësve myslimanë në formësimin e vetëdijes dhe identitetit kombëtar”, me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë, e cila do të zhvillohet në datat 28-29 Shtator 2012 në Tiranë.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë (KMSH), Bashkësia Islame e Kosovës (BIK), Bas
hkësia Fetare Islame e Maqedonisë (BFIM), si edhe ato të trevave të tjera shqiptare, si dhe përfaqësues nga komunitetet myslimane shqiptare të diasporës nga SHBA, Belgjika, Zvicra, Gjermania etj., me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë dhe në kuadër të përkujtimit të figurave historike, që luajtën një rol të jashtëzakonshëm në ngritjen e flamurit, shpalljen e pavarësisë dhe në ndërtimin e identitetit tonë kombëtar, prej disa muajsh kanë ngritur një grup pune të përbashkët për organizimin e kësaj konference.
Referuesit e kësaj konference do të jenë 35 vetë, akademikë, studiues dhe pedagogë të njohur të katedrave të universiteteve më të njohura të trevave shqiptare.

Në këtë konferencë, do të jetë i pranishëm edhe Kryeministri i Shqipërisë Prof. Dr. Sali Berisha, si dhe zyrtarë të lartë të Kosovës dhe Maqedonisë, si dhe personalitete të tjera të larta të politikës, kulturës, artit dhe shkencave nga të gjitha trevat shqiptare, si dhe nga diaspora.

Konferenca do të zhvillojë sesionin e hapjes në Hotel Tirana International më 28 shtator 2012 ora 10:00 -11:00 dhe më pas do të vazhdojë me shtatë sesione shkencore në ambientet e Universitetit Bedër, për dy ditë.


TEMAT REFERUESE:

Roli i prijësve myslimanë në Rilindjen Kombëtare
Kontributi i prijësve myslimanë në Lidhjen e Prizrenit
Roli i prijësve myslimanë në shpalljen e pavarësisë
H. Vehbi Dibra, klerik dhe burrë shteti
H. Ibrahim Dalliu
H. Ali Korça
H. Ali Kraja
Disa nga figurat më të shquara të prijësve myslimanë në shtetformim
Kontributi i dijetarëve myslimanë në gjuhën dhe letërsinë shqipe
Lidhjet e filozofisë islame me atë kombëtare
Kontributi i personaliteteve të shquara islame në shpalljen e pavarësisë
Kontributi i dijetarëve në formësimin e identitetit tonë kombëtar
Kontributi i drejtuesve myslimanë në procesin e shtetformimit dhe kombformimit
Roli i ulemave në bashkëjetesën dhe harmoninë ndërfetare
Angazhimi i prijësve myslimanë në ngritjen e vetëdijes kombëtare
Krijimi dhe themelimi i institucioneve të pavarura islame, Komuniteti Mysliman, medresetë, etj.
Themelimi i shkollave dhe medreseve
Kontributi i prijësve myslimanë në mbrojtje të hapësirës etnike shqiptare
Marrëdhëniet e Komunitetit Mysliman me shtetin shqiptar në dallgët e historisë
Persekutimi i klerit mysliman nga regjimi komunist
Ringritja e institucioneve fetare dhe arsimore pas komunizmit
Tema tjera. Etj...

NËNTEMAT E KONFERENCËS:

Kontributi i Klerit Mysliman Shqiptar në Rilindjen Kombëtare
Lidhja Shqiptare e Prizrenit
Lidhja Shqiptare e Pejës
Lëvizja Kombëtare
Kontributi i Klerit Mysliman Shqiptar në Shpalljen e Pavarësisë
Kontributi i Klerit Mysliman Shqiptar në lëvrimin e gjuhës dhe letërsisë shqipe
Kontributi i dijetarëve myslimanë në formësimin dhe forcimin e identitetit tonë kombëtar
Kontributi i Klerit Mysliman Shqiptar për forcimin e bashkëjetesës dhe harmonisë fetare
Themelimi i institucioneve islame pas shpalljes së pavarësisë
Zhvillimi i arsimit islam në hapësirën shqiptare
Marrëdhëniet e Bashkësive Islame shqiptare me shtetet dhe institucionet shtetërore
Persekutimi i Klerit Mysliman Shqiptar në vitet e diktaturës komuniste
Ringritja e institucioneve fetare dhe arsimore pas rënies së komunizmit dhe përballja me sfidat e kohës ... etj.


PROGRAMI I KONFERENCËS:

“Kontributi i prijësve myslimanë në formësimin
e vetëdijes dhe identitetit kombëtar”

28 - 29 Shtator 2012
Dita e parë – 28 Shtator 2012:
Seanca e përshëndetjeve ora 10:00-11:30
(Vendi: Hotel Tirana International)
1. Hapja (Moderatori)
2.Myfti H. Selim Muça (Kryetar i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë)
3.Myfti Naim ef. Tërnava (Kryetar i Bashkësisë Islame të Kosovës)
4.Myfti Sulejman ef. Rexhepi (Kryetar i Bashkësisë Islame të Maqedonisë)
5. Përfaqësues nga Mali i Zi
6. Përfaqësues nga diaspora
7. Kryeministri i Shqipërisë z. Sali Berisha
Ora 11:30-12:00 koktejl

(Vendi: Universiteti Bedër-Salla e Konferencave)
Seanca e parë: ora 15:00 - 16:30
Seanca e dytë: ora 16:45 - 18:15

Dita e dytë – 29 Shtator 2012
Seanca e tretë dhe e katërt: ora 09:00-10:30 (2 paralele)
Seanca e pestë dhe e gjashtë : ora 10:45-12:15 (2 paralele)
Seanca e shtatë: ora 15:00-16:30
Konkluzionet: ora 16:45-17:30


VENDNDODHJA:

28 Shtator 2012, ora 10:00-11:30 (Hotel Tirana International)

Sesionet shkencore:
Dt. 28-29 Shtator 2012 - Universiteti Bedër
Dita e parë
Seanca e parë: ora 15:00 - 16:30
Seanca e dytë: ora 16:45 - 18:15

Dita e dytë – 29 Shtator 2012
Seanca e tretë dhe e katërt: ora 09:00-10:30 (2 paralele)
Seanca e pestë dhe e gjashtë : ora 10:45-12:15 (2 paralele)
Seanca e shtatë: ora 15:00-16:30
Konkluzionet: ora 16:45-17:30

KONTAKT:

Adresa: Rruga Xhorxh W Bush
Tel.: 042223701
Email: info@kmsh.al
Web: www.kmsh.al

VIZITO:

http://www.konferencafejadhekombi.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi