Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Kontributi i Plavë-Guci në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë Empty Kontributi i Plavë-Guci në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë

Thu 29 Mar 2012 - 16:20
Kontributi i Plavë-Guci në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë
në kuadër të 100 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë



Krahina e Plavë – Gucisë shtrihet në cepin verior të Shqipërisë, e
futur thellë në kërthizen e Alpeve Shqiptare. Një luginë tektonike shumë
e bukur dhe e pasur me begati natyrore.
Një perlë e pashoqe.

Gucia është qytezë antike, çka dëshmon edhe vet emri i saj, por edhe
nëntoka e saj, edh epse s’janë bërë kurrfarë gërmimesh arkeologjike!!
Plava përmëndet që nga koha Romake. E mban emrin e përandorit romak –
FLAVIUS, nip i Konstantinit Madh? I lindur në këto anë. Si Ilir që
ishte, për t’i kaluar pushimet në vendlindje e ngriti një qytezë dhe një
fortesë me emrin e vet – PLAVA .(Shih:Edvin Jacques :” Shqiptaret nga
origjina gjer me sot ” SHBA 1994.)
Kjo luginë ,e rrethuar nga të gjitha anët me male, bënte një jetë
pothuajse gjysëm autonome. Veres vinin haraclinjë e “poreznik” ndersa po
sa fillonte rënia e borës iknin ata, e mbeteshin vetem vendasit që i
njihnin vetem sunduesit lokal.
Afërsisht për 200 vjet, sunduan Shabanagajt me origjinë nga Gruemira e
Shkodres, që Veziri i Shkodres, Sylejman Pashë Bushati i pati sjellur
aty kah gjysma e shek.XVII. ( Shih lib.” Krahina e Plavë-Gucisë nëpër
shekuj ” N.Y.1993.)
Derisa në analet e brendshme të Perandorisë Osmane njihej mirë si
krahinë kryengritëse dhe e panënshtruar,në analet nderkombëtare hyri nga
Paqja e Shën Stefanit, me 1877, që kur i’u dhurua Mali të Zi,pa
kurrfarë të drejte. Themi kështu, ngaqë e gjithë popullsia e saj ishin
atëbotë Shqiptarë. Edhe ata që flisnin sllavisht ishin me origjinë
shqiptare, si f.v.Vasoviças, Kuç, Shaljanë etj. që kishin kaluar në fenë
sllavo-orthodokse dhe e kishin humbur gjuhën duke u martuar me sllavet
orthodox.

Kajmekami ( nenprefekti ) i Gucisë, Ali Bej Gucia (Shabanagaj), duke e
ndjerë rrezikun qet’ kushtrimin në gjithë Shqipërinë dhe i përkrahur
nga Abdyl Frasheri e anëtarë të tjerë të Komitetit të Stambollit, e
formojnë Lidhjen e Prizrenite cila e caktoi atë Komandant per mbrojtjen e
kufirit verior të Shqiperisë. I vetmi kufi që u mbrojt atëbotë. Derisa u
shpërngul i tërë Sanxhaku i Nishit dhe ra Ulqini.
Të gjitha fajet për thyerjen e Vendimeve të Kongresit të Berlinit,
Evropa i’a ngarkoi Ali Beg Gucisë. (Shih I.Lamaj : “Luftërat për
mbrojtjen e Plavës dhe Gucisë në vitet 1879-1880″N.Y).
Pra është hera e parë dhe e fundit që Shqiptarët i thyen vendimet e
Evropes. E futin Evropen në mendime dhe analiza të thella duke pyetur:
Kush janë këta që guxuan t’i thonë asaj, JO !!
Me qindra gazetarë, politikanë, analistë etj. nga vende të ndryshme të
Evropes u’a mësyjnë trojeve shqiptare dhe fillojnë t’a shfletojnë
historinë tonë. “Kjo bën që vendet përendimore (në radhë të parë
Austro-Hungarezët dhe Gjermanet), të respektojnë vullnetin politik të
Shqiptarëve për liri dhe pavarësi.” (J.Buxhovi : “Historia e
Kosoves,libri i parë…).
Dmth. këtu, pas Luftes së Nikshiqit, fillon mendimi Evropian për një
shtet Shqiptar në rast se shpërbëhet Përandoria Osmane. Rilindësit tonë e
paten më lehtë tani e tutje t’u tregojnë atyre se kush janë Shqiptaret e
çka kërkonin.
Dhe në vend se të shpërblehet Ali Bej Gucia nga populli i vet, atë jo
vetem se e vrasin vetë Shqiptarët (lexo:Serbet nëpërmes të Adem Zajmit )
por e shpallin edhe “tradhtar ” – historianët komunist! Thënja e tij,
pak pa dhënë shpirt: “Qe çka m’bani Shqipnija mue” , nuk don koment!
E quajten “tradhtar” ata farë historianesh, vetem pse Sulltanit duke i
konvenuar qe i’a mbrojti një pjesë të përandorisë dhe me ndihmen e Haxhi
Zekes, e fali dhe duke e ditur që ishte antisllav e emëroi prefekt
pozitë e jo mahi) të Pejes, për t’ia mbrojtur atij kufirin aq të
rrezikuar. Por pasi ai me Haxhi Zeken e ripërtërinë Lidhjen e Prizrenit
me emrin “Lidhja e Pejës” në bashkëpunim me Serbinë i vrasin që të dy.
Pra Ali Gucia, sikurse edhe Gjergj Fishta, që i këndoi atij, shpallen
“tradhtar” se ishin kunder “vëllezerve” Malazezë. Kundër Dushanit e
Milladinit. Biles për kuriozitet po përmendim se M.Popoviçit iu lishte
vrarë ungji (xhaxhai) në Luftën e Nikshiqit. E si t’a donte ai Ali
Gucinë?! Për këtë duhet pyetur Arben Puton e putinet tjerë…!
Dora e djathtë e Aliut, Jakup Ferri, që e përdori taktikën e
Skenderbeut: Tërhiqu e sulmo dhe diten që u vra, me 11 JANAR 1880, në
Nikshiqi i ra koka në mesin e 30 kokave malazeze që i kishte prerë me
dorë të vet më pare dhe rapsodi kendoi “Padishah me t’tregue nji seri.
Tridhet koka i preu nji njeri. E i thonë për emen Jakup Ferri”.
Askund në historitë tona s’ishin deri tash vonë! Edhe “doktorët” e
historisë në shtetet tona nuk e dinë ditën kur ështe vrarë Jakup Ferri. E
vrasin me 4 dhjetor 1879.
( Lexo lib.E,Plava.”Plava e Gucia në lëvizjen kombëtare Shqiptare)

S’di për asnjë shkollë, akademi ushtarake, rrugë a objekt tjetër, që
mbart emrin e këtyre trimave! As të zavendsit të Jakup Ferrit, Celë
Shabanit te Rugovës.
Asnjë rast në historinë tonë, nuk ka që kanë rënë në fushen e betejes
edhe Komandanti edhe Zavendsi i tij, siç ranë këta dy luanë.
Edhe djali i Jakup Ferri, Hasan Ferri, si tribun popullor gjindet në të
gjitha tubimet mbarëkombëtare si ne Junik, por edhe në fushat e betejave
në Plavë-Guci me 1912 e1919, në Koplik me 1920 e siç thot ai, Musa Juka
(atëbotë minister i punëve të brendëshme të Shqipërisë) e detyron të
shpërngulet në Turqi në moshën 80 vjeçare, ku edhe vdes!( Shih lib e
lartpërmendur.)

Në mbrojtje të Kongresit të Vlores ishte edhe Bub Binaku (Ulaj) i
Vuthajve, bashk me 400 luftëtaret e Isa Boletinit e me atdhetarë të
tjerë nga kjo krahinë. Kurse brenda në atë kongres ishin delegatet e
kësaj krahine: Sali Gjuka e Bedri Pejani.
S.Gjuka është njëri nder themeluesit e arsimit shqip me 1909 bashkë me
Smajl Nikçin e Gucisë, i burgosin duke i dërguar në Selanik, meqë u’a
kishin gjetë nëpër shtepitë e tyre Abetaren Shqipe. Asnjë shkollë apo
institut sot në shtetet Shqiptare s’e mban emrin e tyre. Por mirë bëjnë
se s’u ka hije të kenë emrin e tyre, me ata të Vasil Shanto
(Shantoviçit) dhe Vojo Kushit (Kushoviçit), qe tërë jetën e tyre kanë
vrarë veç Shqiptarë, biles këtij të fundit Punistët Shqiptarë (PPSH) u
patën veshur edhe xhamadanin e Mic Sokolit: (E pat vesh edhe Vojo Kushi –
thonin ata të mjerë).

Pra është koha të vinë gjëratë në vend .Të shkruhet historia ashtu
siç ka ndodhur prej historianëve atdhedashës Shqiptarë e të aftë, e jo
prej Putinëve, siç ka ngjarë…

nga Rexhep Dedushaj

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi