Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Moto GP, Lorenzo: Kampionati nuk ka mbarua Empty Moto GP, Lorenzo: Kampionati nuk ka mbarua

Fri 28 Sep 2012 - 18:37
Moto GP, Lorenzo: Kampionati nuk ka mbarua Lorenzo-Jorge1

orge Lorenzo u shpreh në konferencën e shtypit para garës së Aragon se asgjë nuk ka përfunduar në kuadër të titullit kampion në Moto GP, pasi “ka edhe pesë gara deri në përfundim të sezonit ose 125 pikë në lojë”.

Piloti i Yamaha, kryesues i klasifikimit të përgjithshëm të pilotëve me 38 pikë diferencë nga vendi i dytë (Dani Pedrosa), theksoi: “Kampionati nuk ka përfunduar edhe pse kam një avantazh të rëndësishëm dhe eksperiencën nga ana ime. Nuk është hera e parë që luftoj për një titull kampion.”

“Situata ime për momentin është shumë më e mirë se para garës së Misanos, por ende kam presion”, deklaroi spanjolli.

Në lidhje me garën në pistën spanjolle, Lorenzo tha: “Mendoj se është e rëndësishme të bëjmë një seancë provash të mira sepse në Aragon nuk kemi fituar asnjëherë. Duhet të përpiqemi ta ndryshojmë këtë statistikë.”

Provat zyrtare do të zhvillohen të shtunën në orën 14.00, ndërsa gara të dielën në të njëjtën orë. Provat dhe garën mund ta ndiqni drejtpërdrejtë në Top Channel.



Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi