Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Moto GP, Lorenzo rekord dhe pole position  Empty Moto GP, Lorenzo rekord dhe pole position

Sun 14 Oct 2012 - 8:40
Moto GP, Lorenzo rekord dhe pole position  Lorenzo_horge

Është Jorge Lorenzo piloti më i shpejtë në cirkuitin e Motegit, në provat zyrtare për Çmimin e Madh të Japonisë.

Spanjolli i “Yamaha”, që është në krye të klasifikimit botëror, ka shënuar një rekord të ri në pistën japoneze, duke regjistruar kohën 1.44.969.

Spanjolli tjetër, Dani Pedrosa me “honda” do të niset përkrah Lorenzos nga pozicioni i dytë. Vonesa e tij ndaj rivalit të botërorit ka qenë vetëm 0.246 sekonda.

Vendi i tretë i takon pilotit me “Yamaha” private, anglezit Cal Cruthclow, ndërsa për “Ducatin” e Valentino Rossi ka qenë “i lirë” vetëm vendi i nëntë.

Koha e italianit ka qenë 1.007 sekonda më shumë se ajo e Lorenzo dhe konfirmon nivelin e dobët të “Ducatit” në këtë sezon, që sheh ndër të tjera shokun e Valentinos, Nicky Hayden në pozicionin e dhjetë.

Australiani me “Honda” Casey Stoner do të nisë garën nga vendi i shtatë, ndërsa shoku i tij i skuadrës Stefan Bradley i teti.

Andrea Dovizioso me “Yamaha” nuk ka arritur kohën e duhur, duke përfunduar në pozicionin e gjashtë të radhës së dytë, me një kohë prej 0.643 sekonda më shumë se Lorenzo.


Çmimi i Madh i Japonisë do të transmetohet “live” ditën e diel në orën 07:00 në Top Channel.

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi