Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Rreziku i armëve kimike në Siri Empty Rreziku i armëve kimike në Siri

Sat 29 Sep 2012 - 10:02
Rreziku i armëve kimike në Siri Siri-armetkimike

Në një sërë videosh amatore që qarkullojnë në internet tregohet vëmendja e rebelëve anti-regjim për lokalizimin e vendstrehimit të armëve kimike të Basha al-Assad.

Forcat e Ushtrisë së Sirisë së Lirë deklarojnë se janë vënë në dijeni të një sërë vendndodhjesh të armëve kimike dhe paralajmërojnë se regjimi mund t’i vërë në përdorim ato. Një ish-ushtarak i lartë sirian që dezertoi para disa muajve e që aktualisht ndodhet i strehuar në Turqi, deklaroi për CNN se armët mund të bien lehtësisht në duar të gabuara.

Adnan Sillu, me gradën major gjeneral, shtoi se ushtria siriane po bashkëpunon ngushtë me iranianët për
Siria të zhvendosur armët kimike ku përfshihen edhe bombat me gazin vdekjeprurës sarin. Sillu paralajmëroi se transportimi i këtyre armëve të shkatërrimit në masë mund të kryhet lehtësisht.

Ndërkaq, komuniteti ndërkombëtar ka paralajmëruar presidentin Bashar al-Assad se në rast të përdorimit të këtyre armëve do të vihet përballë përgjegjësisë. Armët kimike të shkatërrimit në masë janë të ndaluara për përdorim nëpër konflikte nga marrëveshje ndërkombëtare.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi