Timmermans: Nuk ka asnjë shtet që mund t’u thotë “OK” armëve kimike
Mon 18 Nov 2013 - 21:48
Asnjë shtet i Bashkimit Evropian nuk doli sot si kandidat për të marrë përsipër shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë. Madje disa prej shteteve thanë që Siria t’i shkatërrojë vetë armët kimike.
“Belgjika shikohej si kandidati më i mundshëm që do të pranonte armët e Sirisë, pas refuzimit të Shqipërisë, por ministri i Mbrojtjes, Pieter De Crem, tha se transportimi i armëve përbën një detyrë tepër të vështirë dhe e bën të pamundur që Belgjika t’i pranojë këto armë”, -raporton “The Washington Post”.
“Nuk ka asnjë shtet që mund të thotë OK”, -ka deklaruar ministri i Jashtëm i Holandës, Frans Timmermans.
Pas refuzimit që i bëri vendi ynë të premten armëve kimike, Belgjika dhe Franca u panë si dy vendet më të mundshme, të cilat mund të pranonin armët e Sirisë, sepse këto dy shtete kanë përvojë në shkatërrimin e armëve kimike pas Luftës së parë Botërore.
Edhe ministri gjerman, Guido Westrewelle, e la jashtë këtij plani vendin e tij. “Kur shikoj çështjen teknike, shtrirjen gjeografike, mendoj se një diskutim i tillë nuk ka kuptim”, -tha Westerwelle.
Organizata Botërore e Shkatërrimit të Armëve Kimike ende nuk ka gjetur një shtet ku mund t’i shkatërrojë armët kimike të Sirisë, por është e bindur se brenda vitit 2014 i gjithë arsenali kimik do të jetë shkatërruar.
/Shekulli Online/ E.B./

- Rreziku i armëve kimike në Siri
- Ana humoristike e protestës kundër armëve kimike
- Ambientalistët: ''Protestë kundër shkatërrimit të armëve kimike në Shqipëri''
- Peticion kunder pranimit te armeve kimike te Sirise nga Shqiperia
- Telefonata e gjeneralit të Assadit, bindë SHBA-në për përdorimin e armëve kimike
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi