Peticion kunder pranimit te armeve kimike te Sirise nga Shqiperia
Sun 10 Nov 2013 - 8:31
Jam dhe do të jem kundër çdo vendimi që ka për qëllim të dëmtojë vendin tim, vendin ku jeton familja ime!E kam firmosur këtë peticion që ditën që është hapur online dhe sot e sjellë që ta firmosni edhe ju. Ta firmosi e ta shpërndani, që të bëhemi sa më shumë zëra, e ndoshta jehona e tyre të dëgjohet.Nuk më interesojnë sqarimet politike, që jemi vend i NATO-s dhe si i tillë kemi detyrime.Të mos bëhemi lodër e askujt, e asnjë fuqie të madhe ekonomike e politike!Ka të bëjë me shëndetin tonë dhe shëndetin e brezave pasardhës.Nuk ka të bëjë politika në këtë mes, është një protestë qytetare, si qytetarë të Republikës së Shqipërisë kemi të drejtën tonë të na ndihet zëri.Mos harroni jemi ne që vendosim, GJITHMONË.
https://secure.avaaz.org/en/petition/Peticion_kunder_pranimit_te_armeve_kimike_te_Sirise_nga_Shqiperia_No_to_Assad_Chemical_Weapons_in_Albania/?sTqidgb&mobile=1

Re: Peticion kunder pranimit te armeve kimike te Sirise nga Shqiperia
Wed 13 Nov 2013 - 23:29
JAM ABSOLUTISHT KUNDËR SHKATËRRIMIT TË ARMËVE KIMIKE SIRIANE NË TERRITORIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË.
Kur mbyll laptopin dhe jam në lëvizje, jashtë shtëpisë, nuk kam asnjë mjet informimi që të qëndroj në internet dhe të lexoj gazetat. Preferoj ta shmang këtë pjesë.
Dhe bëj kaq mirë, ndihem kaq e qetë, por e gjithë kjo qetësi shpërbëhet sapo ulem përpara laptopit dhe lexoj lajmet e ditës. Nuk e kam humbur zakonin e të informuarit me ato që po ndodhin në Shqipëri. Ndoshta jo këtu në faqe, të cilën preferoj ta mbaj sa më larg politikës, por në profilin personal, nuk i kam kursyer komentet as në fushatë e as për ndonjë ngjarje politike që nuk e kam përtypur dot.
Sot vendosa të shkruaj këtu në faqe, hapur për ngjarjen që po vlon në shtypin shqiptar si dhe po prish gjakun e të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen, në të gjithë globin.
Një pyetje kam unë... A janë prindër këta politikanët tanë? A kanë fëmijë? Apo nuk i tremben të ardhmes, sepse kanë mundësi ekonomike, administrative dhe logjistike për t'i çuar fëmijët e tyre në çdo vend të botës, e t'iu sigurojnë një jetë pashallarësh...
A nuk iu dhimbsen këto mijëra nëna, që dalin e protesojnë për të mos iu shkatërruar të ardhmen krijesave të tyre, e të mos iu shkaktojnë dëme të pakthyeshme në shëndet.
O njerëz, o politkanë... ju një Gërdec nuk arritët të mbanit nën kontroll, dilni trima e të zotë e jepni garanci për ARMË KIMIKE... Jeni në terezi a jo...
Çfarë është kjo papërgjegjshmëri?
Kujt i morët leje ju që vendosni me kokën tuaj për një ngjarje kaq themelore...?
REFERENDUM.... po po Referendum, të jetë populli ai që vendos.
A e dini ju që populli që të sjellë në pushtet, ai të rrëzon nga karrigia sa hap e mbyll sytë...?
Mbështes protestat qytetare që zhvillohen çdo ditë përpara parlamentit, në kundërshtim të këtij vendimi që rrokulliset në mendjen e deputetëve të zgjedhur nga NE. Mos e harroni të gjithë i kemi zgjedhur NE. Jemi republikë parlamentare, ata janë thjeshtë punonjësit tanë... falë nesh e marrin rrogën.
Lëvizja ÇOHU! Nesër ora 9:30 përpara parlamentit, për t'i thënë JO ARMËVE dhe JO Deputetëve e vendimeve të tyre.
LARG ARMËVE KIMIKE SIRIANE NGA TOKA SHQIPTARE!!!! REAGO SOT; NESËR MUND TË JETË TEPËR VONË.
ÇOHU, TANI ËSHTË KOHA!!!!
https://www.youtube.com/watch?v=cefUbCbk380&feature=youtube_gdata_player

Fri 15 Nov 2013 - 0:37
PËR T'U LEXUAR!!!
Një shishe në oqean - nga Anxhela Çikopano
Unë nuk di t'iu shkruaj letra të hapura qeveritarëve, ca më shumë kryeministrave, sepse si njeri me dy pare mend në kokë, që e ka shkuar gjithë jetën në këtë vend, e di mirë se një grua me krahë të zbuluar politikisht, me dy fëmijë për të rritur dhe me asnjë mundësi për të jetuar diku tjetër, nuk do të ishte fort ide e mirë të merrej me fuqinë e politikanëve. Prandaj po e fus këtë letër në një shishe dhe po e hedh në oqean...
Vëlla arstist
Unë nuk jam eksperte e armëve kimike, përkundrazi në kimi kam qenë tapë topi, po ama di tri gjuhë të huaja, kam një barrë mend dhe kam edhe shokun e ngushtë Google, që ma do mendja se edhe ti e konsulton kur nuk di diçka, vetëm se jam e sigurt se në ndryshim nga turma, unë e ti dimë t'i gjejmë mirë burimet e duhura të referencave mes qindra rezultateve të kërkimit. Unë jam vetëm një copë artiste, që i bëri ballë tundimit për të ikur kur ishte 20 vjeç, sepse besova që po të punoje fort, edhe në Shqipëri bëheshe (kam ca vite që jam bërë pishman si qeni). Ja ku jam: 18 orë në ditë para kompjuterit, jo për t'u pasuruar, por për të mbushur frigoriferin, për të veshur fëmijët dhe për t'u blerë libra. Nuk ma do mendja që të ketë intelektual në Evropë (se siç na kujton Konica, ne nuk vemi në Avropë, ne jemi në Avropë) të bëjë 4 punë në ditë për të mbushur frigoriferin, epo ja që na ka rënë për pjesë, do ta heqim, derisa gjërat të ndryshojnë e durimi të na nxjerrë faqebardhë. Unë e kuptoj me mendjekthjelltësi të plotë nevojën e Shqipërisë për para, se edhe unë dua të punoj më pak e të rri më shumë me fëmijët në një vend me standard më të lartë jetese. Sinqerisht vëlla, ta kam qarë hallin me shpirt me atë derexhe arkë shteti që duhet të kesh gjetur. Por preferoj të punoj si kalë e të ndaj atë pak që kam me ata që s'kanë edhe për ca vjet e të mos hyj në këtë qorrsokak. Nuk më ngushëllon asnjë tezë sigurie teknike, FARE! As mua dhe asnjë nënë në këtë vend. Më mirë i ushqejmë fëmijët me bukë thatë, se të sjellim Molotovin në derë të shtëpisë, sado me tre shtresa antitermike të jetë Tetrapaku që e mbështjell.
Unë nuk kam parti, vëlla, nuk kam marrë pjesë kurrë as në OJF-ra a OJQ-ra (nuk jam e atij soji) dhe po flas si prindi-prindit: hajde ndërrojmë vendet për pak, ja të vij unë aty e të të kall datën për tët bir, ç'do të bëje? Ta them unë: penelin do ma kishe ngulur si pykë në zemër për ta hequr qafe njëherë e mirë të ligën që s'ka fund dhe të jap të drejtë. Të besova (se kisha nevojë) kur the se doje të bëheshe baba i kombit, mos më bëj të ndihem budallaqe, boll na kanë poshtëruar gjithë këta vjet. Mos u bëj modeli mbi të cilin do t'i mësoj tim biri të ngrejë krye kur na marrin nëpër këmbë dinjitetin njerëzor; bëhu modeli që të tregoj me gisht nga ti e të them "ky na nxorri nga bataku, na bëri shtet, na vuri ligjin"; mos u fshih pas retorikave, thuaj vetëm atë çka ti më shumë se kushdo ke në dorë të thuash: JO.
Me shpirt
askushi
Marrë nga Blogu i saj: http://opjeshke.blogspot.de/2013/11/nje-shishe-ne-oqean.html

Fri 15 Nov 2013 - 0:40
JO!
NO!
NEIN!
NON!
YOK!
όχι!
нет!
Ne! ~ shume gjuhe per nje JOOOO! - te madhe armeve siriane.
https://secure.avaaz.org/en/petition/Peticion_kunder_pranimit_te_armeve_kimike_te_Sirise_nga_Shqiperia_No_to_Assad_Chemical_Weapons_in_Albania/?sTqidgb&mobile=1
NO!
NEIN!
NON!
YOK!
όχι!
нет!
Ne! ~ shume gjuhe per nje JOOOO! - te madhe armeve siriane.
https://secure.avaaz.org/en/petition/Peticion_kunder_pranimit_te_armeve_kimike_te_Sirise_nga_Shqiperia_No_to_Assad_Chemical_Weapons_in_Albania/?sTqidgb&mobile=1
- i panjohurKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 19172
Vendndodhja : ne krahet e saj
Anetaresuar : 21/02/2012
Re: Peticion kunder pranimit te armeve kimike te Sirise nga Shqiperia
Fri 15 Nov 2013 - 0:48
Bashkohem edhe une...
Por nese eshte vendosur,askush nuk pjerdh per kete popull,sado protesta qe te behen...
Por nese eshte vendosur,askush nuk pjerdh per kete popull,sado protesta qe te behen...
Re: Peticion kunder pranimit te armeve kimike te Sirise nga Shqiperia
Fri 15 Nov 2013 - 11:14
BRAVO të madhe DJEMVE dhe VAJZAVE që vazhdojnë protestën qytetare përpara kryeministrisë.
BRAVO që kësaj here nuk i latë drejtuesit tanë të merrnin vendime në dëmin e shëndetit tonë dhe të ardhmes sonë.Më vjen keq që nuk jam gjendur fizikisht në asnjë protestë, por të paktën virtualisht kam dhënë dhe do jap gjithë mbështetjen time.
BRAVO DHE PËR DISTANCIMIN E PROTESTËS NGA POLITIKA. ËSHTË PROTESTË QYTETARE!!!

- Kushtrimi4Komplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 19845
Hobi : fudball
Vendndodhja : linc ne austri
Anetaresuar : 15/01/2011
Re: Peticion kunder pranimit te armeve kimike te Sirise nga Shqiperia
Fri 15 Nov 2013 - 15:36
jo asesi me helmua popllin shiptar
Re: Peticion kunder pranimit te armeve kimike te Sirise nga Shqiperia
Fri 15 Nov 2013 - 19:53
Jo-ja e kryeministrit eshte deklaruar. Protesta mund te quhet e sukseshme!Edi Rama shkruajti:''Shqipëria e ka të PAMUNDUR të përfshihet në këtë operacion...''
Re: Peticion kunder pranimit te armeve kimike te Sirise nga Shqiperia
Fri 15 Nov 2013 - 23:32
Super e sukseshme kjo protest e ksaj here me permasa te medha dhe teper te qeta.Bravo shqiperis, i treguam botes qe dim te ngrihemi ne protest dhe me menyra te qeta pa sherre
- BeSaaFondatore Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 11852
Hobi : leximi dhe muzika
Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
Anetaresuar : 12/11/2011
Re: Peticion kunder pranimit te armeve kimike te Sirise nga Shqiperia
Fri 15 Nov 2013 - 23:42
Sa cudi qe me vije , per here te pare ne jeten time pash qe u degjua zeri i popullit sepse cdohere ishim mesuar ti shikonim politikanet tone duke lakmuar pas lekeve,te punonin per interesa peronale dhe te mos degjohej zeri i popullit ... Bravo Shqiperi, bravo shqiptare i treguam botes se edhe ne jemi popull qe dime te mbrojme vendin tone ...
- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 39
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
Re: Peticion kunder pranimit te armeve kimike te Sirise nga Shqiperia
Sat 16 Nov 2013 - 8:52
Jam shume i gezuar ne arritjen e vendimit te drejte per mos lejimin e shkaterrimeve te armeve kimike te Sirise ne Shqiperi...
- Pse pranoi Shqipëria që të bëhet pjesë e shkatërrimit të armëve kimike të Sirisë?
- Ana humoristike e protestës kundër armëve kimike
- Ambientalistët: ''Protestë kundër shkatërrimit të armëve kimike në Shqipëri''
- Rreziku i armëve kimike në Siri
- Timmermans: Nuk ka asnjë shtet që mund t’u thotë “OK” armëve kimike
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi