- CalypsoPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 36630
Hobi : shkrimi
Vendndodhja : ne hapat e jetes
Anetaresuar : 21/05/2011
Rama dhe Meta në Bruksel
Sat 29 Sep 2012 - 17:04
Edi Rama dhe Ilir Meta shtrënguan duart në Bruksel me Komisionerin për Zgjerim, Shtefan Fyle. Të tre, ata morën pjesë në takimin e krerëve të majtë të Ballkanit, që u mbajt në kuadër të Kongresit të Socialistëve Europianë.
Ilir Meta, kryetar i LSI-së: Pjesa më e madhe e 12 prioriteteve janë plotësuar, pavarësisht se mbeten ende disa çështje të rëndësishme sikundër është ligji për Gjykatën e Lartë, miratimi i rregullores për procedurat parlamentare, por unë shpresoj që në ditët që kanë mbetur, këto çështje me konsensus e vullnet të zgjidhen dhe Komisioni të ketë mundësinë që të bëj një propozim sa më pozitiv për Shqipërinë.
Top Channel: A pati ndonjë shprehje konkrete nga Komisioneri për Zgjerim brenda në takim?
Ilir Meta: Komisioneri shprehu faktin se politikat e zgjerimit zhvillohen në një terren dhe në një kontekst më të vështirë se në të kaluarën për shkak të sfidave të reja me të cilat ndeshet Europa, por absolutisht ai u shpreh inkurajues për vazhdimin e zgjerimit, natyrisht, bazuar në meritat individuale të çdo vendi.
Edi Rama, Kryetar i PS: Jemi plotësisht të vetëdijshëm, siç është plotësisht besoj i vetëdijshëm edhe Komisioni pasi e ka shkruar të zezë mbi të bardhë, që problem i Shqipërisë nuk janë në fund të fundit ligjet, por është mungesa e zbatimit të ligjit, dhe në funksion të një integrimi që duhet të reflektohet në cilësinë e jetës së qytetarëve, në procesin demokratik në Shqipëri, në institucione që duhet t'u shërbejnë qytetarëve, është pa dyshim e domosdoshme që Komisioni, Bashkimi Europian, Partia Socialiste Europiane të vigjilojnë për të mos lejuar që i gjithë ky proçes, dhe i gjithë ky kontribut i opozitës në këtë proces, të shpërdorohet e të kthehet në një proces që nuk ka impakt në jetën e qytetarëve shqiptarë.
Top Channel: Në të njëjtin takim ishte i pranishëm dhe kreu i LSI-se. A pati një takim të posaçëm mes jush dhe si i përkufizoni mardhëniet me të?
Edi Rama:Jo, asnjë takim të posaçëm. Ne jemi në opozitë, LSI është në qeveri
Ilir Meta: Unë jam këtu për t'u takuar me gjithë drejtuesit e partive Socialiste e Socialdemokrate të Ballkanit dhe të Europës dhe është normale që të takohem dhe me kryetarin e Partisë Socialiste të Shqipërisë.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi