Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristiina
Kristiina
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 5449
<b>Hobi</b> Hobi : Noti...
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : GRECCE
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 29/01/2010

Berisha në Bruksel për samitin e PPE-së Empty Berisha në Bruksel për samitin e PPE-së

Thu 28 Jun 2012 - 13:52
Berisha në Bruksel për samitin e PPE-së Berisha1Kryeministri Berisha është nisur drejt Brukselit, ku do të marrë pjesë në Samitin e Partisë Popullore Europiane.

Kryetarë shtetesh dhe kryeministra, kryetarë të partive opozitare në Europë, anëtarë të Partisë Popullore Europiane do të mblidhen në një Samit të zgjeruar, me pjesëmarrjen edhe të Presidentit të Këshillit Europian, Herman Van Rompuy dhe Presidentit të Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso dhe në axhendë të tij është përgatitja për mbledhjen e radhës të Këshillit Europian.

Mikpritësi i Samitit është Presidenti i PPE-së, Wilfried Martens dhe pjesëmarrës në të janë Kancelarja gjermane, Angela Merkel, Kryeministri i Spanjës, Mariano Rajoy, Kryeministri i Luksemburgut, Jean Claude Juncker dhe personalitete të tjera të rajonit dhe botës. Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban, Kryeministri i Polonisë Donald Tusk, Kryeministri i Suedisë Frederik Reinfeld, Kryeministri i Portugalisë Pedro Passos Coelho, Kryeministri i Sllovenisë Janez Jansa, etj.
tch
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi