Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Historia që (nuk) na bën krenarë Empty Historia që (nuk) na bën krenarë

Sun 30 Sep 2012 - 15:38
Historia që (nuk) na bën krenarë Afrim-Krasniqi122Gjatë periudhës komuniste (1944-1990) historia e shtetit, politikës, kulturës, krahinave apo individëve me rol në faza të ndryshme të saj, u shkrua me të njëjtin standard: në përputhje me orientimin paraprak të dhënë nga struktura partiake e shtetit. Asnjë historian, krijues apo studiues nuk kishte të drejtë dhe as rrezikoi të mendonte apo të shkruante ndryshe. Thënia se “fituesi shkruan historinë” u provua edhe njëherë, si një zgjidhje provizore dhe jetëgjatë aq sa mbijetoi sistemi komunist.
Nga AFRIM KRASNIQI



Ndryshimi i sistemit politik (1990), përveç të tjerash, hapi hapësira, shanse dhe mundësi pafund për lëvrimin e një modeli të ri të shkrimit të historisë, të bazuar në dokumente, arkiva, pikëpamje të ndryshme dhe analiza retrospektive. Publiku ishte i etur për të mësuar histori të ndaluara dhe autorë të panumërt e përmbushë këtë pritje përmes disa qindra botimeve, kryesisht në median e shkruar, mbi ngjarje e personazhe të panjohur, të denigruar apo të harruar zyrtarisht më parë.

Të dhënat e para për burgosjet, persekutimet, vrasjet, krimet shtetërore e politike, për gjyqet speciale apo dramat personale të emrave të njohur, për censurën shtetërore apo internimet, për mbledhjet denigruese ndaj krijuesve apo udhëzimeve zyrtare për diferencime politike, për hakmarrje personale të diktatorit apo larjen e hesapeve brenda vetë kupolës së regjimit, – dominuan memoriet e botuara të mesit të viteve ‘90, si një fenomen i pritshëm, një nxjerrje dufi, emocioni, një çlirimi moral e personal, por edhe një tendence dhe gare për të kërkuar lajmin e bujshëm në një histori 50-vjeçare të mbushur me vese, censurë dhe mashtrim. Interesant është fakti se edhe botimet postkomuniste që erdhën kryesisht nga ish të përndjekur politikë, studiues të disidencës apo autorë të prirur për zbardhjen e arkivave sekrete, bënë të njëjtin gabim, duke u shkruar, konceptuar dhe prezantuar si histori personale, periferike, sporadike, të tejmbushura me vlerësime emocionale të pabazuara në dokumente si dhe me mendime personale mbi ngjarje e personazhe, që në fakt devijojnë nevojën reale të shoqërisë për një rizgjim të memories historike dhe ndarje nga praktikat e gabuara të së kaluarës.

Në fundin e viteve ‘90 dhe në dekadën e fundit kalendarik vendin e memorieve personale e zunë një lloj tjetër historie dhe historish, e bazuar kryesisht në dokumente arkivore, në rishikim të teksteve të botuara përpara vitit 1990, si dhe e përqendruar kryesisht në ngjarje të bujshme dhe individë me rol protagonist në situata të tilla. Për pasojë, sot numërohen disa mijëra tituj të rinj me tematikë historike, – një shifër relativisht e lartë për një vend të vogël dhe një tregues formal i shumëllojshmërisë së botimeve dhe fakteve.Historia që (nuk) na bën krenarë Ismaili1-300x195Ka ngjarje të veçanta, si p.sh, ngjarjet e vitit 1912, ato të vitit 1924 apo 1943-44 etj, për të cilat janë botuar dhjetëra libra, studime e artikuj akademikë nga autorë shqiptarë e të huaj, të gjithë të referuar në burime të njëjta arkivore, por me këndvështrime të ndryshme në leximin shkencor e historik të këtyre burimeve.

Në këtë mënyrë, dy dekada pas rënies së komunizmit, libraritë janë mbushur me tituj të rinj, kopertina të reja, shumëllojshmëri informacioni, sasi emrash e titujsh. Kjo përbën vitrinën e librit, pamjen sasiore të tij, dhe jo detyrimisht, treguesin cilësor të tij. Një analizë profesionale e këtij procesi e ka të lehtë të konstatojë se bëhet fjalë për një lloj të ri historie e botimi, e largët në kritere, cilësi e metoda që aplikon historiografia shkencore. Vetëm një pakicë titujsh, kryesisht me autorë të huaj apo historianë me karrierë aktive akademike e universitare, kanë arritur të japin vepra me vlerë dokumentare e shkencore, të referueshme dhe me cilësi profesionale. Meritat individuale të kërkimit kanë krijuar mundësinë të dalin në dritë të vërteta të mëdha të fshehura apo izoluara për shumë kohë, si dhe të qartësohen qëndrime, ngjarje e ndodhi me peshë në historinë moderne të shtetit shqiptar.Historia që (nuk) na bën krenarë Historia-300x274Krahas këtij zhvillimi pozitiv, publiku ushqehet çdo ditë me një lloj tjetër historie shteti; – të shfaqur në dy kategori: një mori botimesh me karakter familjar e krahinor, pa vlerë shkencore dhe historike, pa tregues cilësor dhe as burime alternative; si dhe një mori tjetër botimesh që imitojnë teza, të dhëna, qëndrime dhe trashëgimi personale, familjare, krahinore apo politike të periudhës së kaluar.

Lidhur me kategorinë e parë duket qartë se një numër i madh familjesh që kanë një biznes dhe janë të interesuara dhe në gjendje të paguajë një shkrues librash për rolin e kësaj familjeje në historinë e Shqipërisë, e sigurojnë botimin e librit brenda 1-2 vitesh. Tituj të tillë dominojnë raftet e librarive shqiptare, sepse janë të pafundme familjet dhe pinjollët e tyre që kanë financuar libra të tillë me porosi apo gazeta të tilla lokale po me porosi. Duke i shfletuar ato lexuesi hyn në një botë sureale, ku familjari, prindërit, të parët dhe fëmijët e tij paraqiten si atdhetarë të mëdhenj, luftëtarë, njerëz të dijes, të mençur, me kontribut të madh në histori madje shumë herë më të madh sesa vetë themeluesit e shtetit, dhe tipare të tjera fyese për shkencën, spekulative për kohën, denigruese për historinë dhe mashtruese për publikun.

Fenomeni (të cilin me të drejtë Jakup Krasniqi e quan “patriotë për 5 mijë euro”) ndeshet rëndom në media, në publik, në qytetet e mëdha dhe deri në periferinë e largët. Ata që paguajnë janë të gatshëm të gjejnë ndonjë emër publik që u bën parathënien, ndonjë sallë ku organizojnë pritje – koktej me shumë të ftuar, ndonjë media që tua përcjellë lajmin, ndonjë gazetë ku të paguajnë nën dorë reklamën e librit, duke ndërtuar kështu një sistem piramidal antivlerë, i cili njëherësh i merr kohë, energji, hapësirë dhe para shanseve për botime realiste dhe cilësore. Reagime nuk ka sepse përveç interesit të ulët, ai që reagon duhet të llogarisë se përballë nuk ka një libër të manipuluar, por median, autorët dhe studiuesit e paguar, – gjë që përveç denigrimit mund të sjellë edhe telashe të tjera.

Përmes kësaj metode ata krijojnë vlera inekzistente, i japin vetes një status publik fiktiv, – pra blejnë tituj fisnikërie të pamerituar. Kështu mbahet në këmbë edhe një mekanizëm të sëmurë të miteve provinciale, mite të paprekshme familjare e krahinore, ku brezat e rinj imponohen të lexojnë vetëm meritat e paprovuara dhe privohen të lexojnë retushimin historik me gabimet e përgjegjësitë e tyre. Kjo formë bajate e rishkrimit të historisë ka krijuar paradokse të tilla, sa libri për historinë e një fshati del më me shumë faqe, me cilësi më të mirë dhe me më shumë kopje sesa vetë teksti zyrtar i Historisë së Shqipërisë, apo se ndonjë person anonim, kryesisht bejtexhi, çoban apo kryengritës fshati merr më shumë vlerësime e merita sesa Qemali, Gurakuqi, Fishta, Konica apo Kadare.

Lidhur me kategorinë e dytë, produkti i botimeve ka shpjegim personal dhe kulturor. Tradicionalisht elitat bëjnë ndryshimin në mendimin e një shoqërie, por kur elitat ose ata që luajnë rolin e tyre heqin dorë nga ky mision qytetar, atëherë është e vështirë të gjendet një dallim midis sjelljes së elitave dhe të turmave. Mijëra botimet historike, biografitë, etj. e botuara në periudhën komuniste përbënin versionin zyrtar të historisë, i cili në të shumtën e herëve ishte e mbetet shumë larg versionit profesional dhe të vërtetës historike. Në shumicën e vendeve ish komuniste ka ndodhur që autorët e botimeve të tilla të rishikonin punimet, qëndrimet, tezat, të dhënat dhe të kryenin një katarsis profesional, duke ofruar një punim të ri të bazuar në kritere profesionale e shkencore.

Në mënyrë paradoksale në Shqipëri ka ndodhur e vijon të ndodhë e kundërta. Ende asnjë autor i asaj periudhe dhe atij modeli ideologjik, akademik apo profesor, ekspert apo nëpunës politik, – nuk ka pranuar publikisht se vlera e librit të tij studimor në diktaturë ka qenë minimale për shkak të orientimit politik, censurës, njëanshmërisë dhe faktorëve të tjerë të njohur. Përkundrazi. Të njëjtit autorë, edhe në rrethanat e reja, janë përpjekur të ruajnë të paprekur trashëgiminë personale, të ribotojnë librat e tyre me tituj të rinj, duke tentuar të gjejnë fakte shtesë në favor të tezave që kanë mbajtur në botimet e tyre në diktaturë. Kjo ka ndodhur sidomos me botime që lidhen me periudhën e monarkisë shqiptare, periudhën e Luftës së Dytë Botërore, si dhe problematika që lidhen me çështjen kombëtare. Për pasojë, propaganda ideologjike historike ka mbetur e paprekur në tezat kryesore, janë ndryshuar vetëm kopertinat dhe cilësia e botimit.

Për paradoks, sot kemi historianë që llogarisin ende në CV dhe kontribut shkencor vepra ideologjike kundër NATO, TPE, KSBE, SHBA, etj, siç ka disa dhjetëra studime për mendimin estetik të Enver Hoxhës ose PPSH, rolin pozitiv të kooperativave bujqësore dhe deri tek vlerat e realizmit socialist dhe luftës së klasave në Shqipëri. Dhe në këtë mënyrë, elita e vjetër fiktive, e krijuar, promovuar, botuar dhe sponsorizuar nga PPSH, shteti komunist dhe mekanizmat e tij propagandistik, janë imponuar si individë, studiues apo përcjellësh tezash historike, me të njëjtin revansh edhe në periudhën demokratike, duke krijuar një qark të mbyllur debati elitar, pa hapësirë alternative dhe natyrisht, pa sukses përpara individëve apo institucioneve ndërkombëtare të interesuara për këto aspekte studimore.Historia që (nuk) na bën krenarë FishtaNjë problem tjetër i lidhur me këto kategori prezanton mungesa e kritereve të klasifikimit të meritave, përgjegjësive, sukseseve dhe dështimeve të individëve me rol historik, si dhe ecja në modelin bardh e zi, të krijuar më 1944 dhe të konfirmuar edhe më 1990. Ata që flasin për Zogun janë ose pro ose kundër, ata për Nolin, Fishtën, Konicën etj, gjithashtu janë ose shumë pro ose shumë kundër. I njëjti standard vlerësimi zbatohet edhe kur flitet për Hoxhën, Frashërin, Camajn, Spahiun, Belishovën, Kadarenë, Trebeshinën, Shehun dhe deri tek personazhet politikë të post-komunizmit. Me përjashtim të ndonjë autori të huaj shumica e autorëve shqiptarë refuzojnë të analizojnë uljet e ngritjet e figurave historike, momentet e lavdisë apo ato të diskutueshme të karrierës apo veprës së tyre. P.sh, për disa Hoxha e bëri luftën, Zogu ishte diktator, Noli ishte demokrat, Fishta ishte agjent italian, Merlika ishte kryeministër fashist, etj, kurse për disa të tjerë Hoxha ishte diktator, Zogu ishte demokrat, Noli ishte bolshevik, Fishta ishte atdhetar dhe Merlika akademik i nivelit të lartë. Vështirë të pranohet një zgjidhje e mesme, një ballafaqim faktesh që mbi bazë të kritereve shkencore të provojë meritat e gjithsecilit, në kohën e hapësirat kur kanë vepruar dhe në dritën e zbulimeve arkivore.

Aspekti i fundit i historive lokale lidhet me qëndrimin e institucioneve politike, qendrore dhe lokale. Në perëndim është e paimagjinueshme nga publiku, por edhe nga qarqet akademike e universitare, që politika të diktojë interpretimin e ngjarjeve historike, personazheve apo mënyrave për rishkrimin e historisë. Në Shqipëri kjo është e mbetet sëmundje periodike e politikës. Dhe për më tepër, vetë grupet akademike nuk e refuzojnë, përkundrazi, rreshtohen pro/kundër qeverive të radhës, në varësi nga interpretimi ideologjik. E lidhur me këtë është edhe roli i bashkëfajtorit i institucioneve ndaj botimeve historike lokale, familjare dhe formave të tjera spekulative. Politika dhe institucionet nuk i refuzojnë, por bëhen pjesë e tyre, duke i promovuar, duke marrë pjesë në prezantimin e tyre, duke financuar botime të tilla dhe deri duke pranuar të jenë kujdestar botimi. Kjo ndodh në nivel qendror dhe në nivel lokal, nga maja e piramidës dhe deri tek kryetarët e bashkive dhe komunave.

Të gjitha këto aspekte janë të pritshme në një shoqëri në tranzicion, por të papranueshme për një shoqëri të kultivuar dhe evropiane siç pretendon të jetë kjo e jona. Historia si tabu (teza që nuk mund të diskutohen), historia e shtetit si histori familjare (evokimi familjar i patriotizmit), historia shtetërore si histori lokale (sa më shumë të paguhet aq më shumë shtohen vëllimet e kontributeve “historike”), janë pjesë e të tërës, historisë ende të pashkruar shqiptare, gjendjes ende parademokratike të shoqërisë shqiptare. Koha kur fëmijët tanë nuk do të grinden për datat dhe ngjarjet historike, kur të kujtojmë të kaluarën tonë me sukseset dhe dështimet e saj, kur të pranojmë se të parët tanë bërë gjëra pozitive dhe negative, kur të ndërgjegjësohemi se historitë e mëdha zakonisht ndodhin tek kombet e mëdha jo të vogla, kur të kemi kurajë të shohim vetën në pasqyrë ashtu siç na pa Konica, Fishta apo Kadare, ajo do të jetë dita e parë e historisë së re shqiptare, një histori që na bashkon në vlera, aspirata, virtyte e sfida, një histori për të cilën të gjithë do të ishim krenarë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi