Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Kenia, bombë në kishë, vritet një fëmijë Empty Kenia, bombë në kishë, vritet një fëmijë

Mon 1 Oct 2012 - 10:31


Episodet e dhunës ndaj të krishterëve në Kenia kanë vazhduar me një sulm me granata ndaj një kishe në kryeqytetin Nairobi, viktimat e të cilit ishin të mitur.

Një fëmijë vdiq e 6 të tjerë janë plagosur rëndë nga sulmi që dyshohet se është vepër e simpatizuesve të grupit islamik somalez Al-Shabab.

Fakti që përgjegjësia iu vesh kaq shpejt ithtarëve të Al-Shabab-it nuk është dhe aq befasues, duke pasur parasysh zhvillimet e këtyre ditëve në Somali.

Trupat keniane i detyruan militantët e këtij grupi të linin fortesën e tyre të fundit urbane, Kismaon, e kjo ka ngjallur shqetësime mbi mundësinë e raprezaljeve në territorin kenian. Hedhja e granatave të dorës mbi turmat e njerëzve në vende publike ka nisur të kthehet në një taktikë familjare në Kenia, ku në 6 muajt e fundit është përdorur në Mombasa, në kishat e Garisës pranë kufirit me Somalinë dhe në ato të Nairobit.

Shefi i policisë së kryeqytetit bëri thirrje për qetësi pas lajmeve se grupe të rinjsh kishin sulmuar në shenjë hakmarrjeje ndaj sulmit të sotëm xhaminë Alamin, të ndodhur pranë kishës së mësyrë me granata. Zyrtarët vendas thonë se ka njerëz që duan ta kthejnë Kenian në një Nigeri të dytë, por përçarja sektare e vendit nuk do të lejohet, shtojnë ata dhe kushdo që ndjek rrugën e përçarjes është i destinuar të dështojë.

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi