Papunësia dhe varfëria e fëmijëve kërcënojnë Europën
Mon 1 Oct 2012 - 16:52
Numri i të papunëve në BE vazhdon të rritet në mënyrë shqetësuese, duke arritur në 25.3 milion të papunë, nivel historik i lartë ky. Krahasuar me marsin e 2011 është rritur me 11.6% ose 2.6 milion më shumë.
Nga Florenca Shaho
Niveli i papunësisë në 17 shtete anëtare të BE është rritur rreth 10.4%. Në 3-mujorin e dytë të 2012 në lidhje me të njëjtën periudhë të 2011 në Spanjë humbën vendin e punës 745000 vetë, në Greqi 405000 dhe në Portugali 205000 të rinj.
Numri i atyre që janë të papunë për një kohë të gjatë u rrit në 15 shtete të BE duke arritur në 10.7 milion ose 4.5% të popullsisë (aktive) që punon.
Papunësia tek të rinjtë është rritur në mënyrë dramatike me 22.5% në BE dhe në korrik në 12 shtete anëtare shënuan nivele mbi 25% dhe vetëm 3 shtete mbetën nën 10% (Austria, Gjermania dhe Hollanda). Parashikimet për të rinjtë reflektojnë rreziqe të mëdha për një papunësi me jetëgjatësi të madhe, mungesë profesionalizmi dhe dëshire për të ndjekur programe pune dhe praktike.
Paralelisht me të papunët e përhershëm shkojnë dhe ata që punojnë disa vite (kryesisht gratë) numërohen rreth 8.6 milion dhe gjithashtu 10.9 milion janë ata që tashmë e kanë braktisur tregun e punës.
Ky evolucion është në kontrast të drejtpërdrejtë me situatën në Hollandë, Gjermani, Belgjikë, Slloveni dhe Francë, ku sistemet e mirëqenies dhe tregjet më fleksibël të punës kanë lejuar që të ardhurat të vazhdojnë trendin e tyre rritës gjatë krizës.
Megjithatë, kriza ka kapur pjesë të konsiderueshme të popullsisë dhe ka shkaktuar rritje të varfërisë në këto vende.
Për më tepër, varfëria e fëmijëve është një problem për familjet me të ardhura të pamjaftueshme dhe mungesës së ndihmave ekonomike për këto familje.
Shkalla e rrezikshmërisë së varfërisë varion nga 10% në Danimarkë dhe Finlandë, në mbi 20% në Spanjë, Greqi, Bullgari, Portugali, Itali, Rumani, Letoni dhe Poloni.
Ndihma ekonomike që u jepet familjeve në nevojë për t’u kujdesur për mirërritjen e fëmijëve të tyre ndryshon në madhësinë dhe efikasitetin e saj në gjithë BE, por është një faktor i rëndësishëm që i ndihmon këta prindër, sidomos nënat për t’u punësuar. /alb-observer.com/

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi