- SilvanaPrinceshe Forumi
- Gjinia :
Mosha : 32
Postime : 9370
Hobi : moda,leximi,poezia..ecc
Vendndodhja : In Italia
Anetaresuar : 03/10/2011
I shoqi i Elivertës që u vra nga i dashuri: Më dehte natën e më tradhtonte
Tue 2 Oct 2012 - 13:16
Flet Yllson Çoçka, bashkëshorti i Elivertës, që u vra nga i dashuri.
“E doja gruan, edhe pse më tradhtonte, do vras veten”
Ekspertët ndërtojnë tragjedinë në vendin e krimit: Dy burrat, si u vranë në rivalitet për bashkëfshataren.
Babai i Elivertës: Do ta varrosim me të gjitha nderet vajzën e vetme.
Është krejtësisht konfuz në ndjenja. Yllson Çoçka, herë kërkon të vrasë veten për dashurinë ndaj së shoqes, edhe pse humbi jetën gjatë aferës së trefishtë jashtëmartesore, herë e mallkon me sa fuqi ka. Edhe pritjet e rastit në shtëpinë e tij duket se i ka bërë “sipas humorit”. Mbi tavolinën që mban shtruar në verandë gjenden pranë e pranë kafja turke e mortit, por edhe shishe të boshatisura birre. Gjithçka nga jashtë të lë përshtypjen e një feste të përfunduar. Ndërsa brenda banesës së varfër, burri 33-vjeçar ka hedhur andej-këndej fotot e bashkëshortes 35-vjeçare, me të cilën ka një fëmijë 9 vjeç, Florin. Ky djalë është i vetmi nga kurorëzimi 10-vjeçar i çiftit, që gjithsej kanë kryer 8 klasë shkollë dhe nuk punonin asgjëkund. Para kësaj martese, Yllsoni dhe Eliverta kanë qenë të celebruar me të tjerë partnerë dhe secili prej tyre gëzonte edhe nga një djalë tjetër. Megjithatë, që të dy i kishin braktisur fëmijët e parë. Por ky është një argument për të cilin Yllsoni nuk ka dëshirë të flasë. Ajo çfarë do të lexoni më poshtë ka të bëjë me marrëdhënien e tij ndër vite me Elivertën, deri në çastet e fundit të jetës së saj. Pas vrasjes nga i dashuri, Viktor Rozani, 52 vjeç, teksa kryente marrëdhënie me një të tretë, Feridon Bollgurin, 39 vjeç, bashkëshorti i saj, Yllson Çoçka, duket krejt i pafuqishëm që ta mohojë…
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi