Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

118-vjetori i poetit Bernardin Palaj, u burgos e keqtrajtua nga sistemi barbarisht Empty 118-vjetori i poetit Bernardin Palaj, u burgos e keqtrajtua nga sistemi barbarisht

Tue 2 Oct 2012 - 15:03
118-vjetori i poetit Bernardin Palaj, u burgos e keqtrajtua nga sistemi barbarisht At-bernardin-palaj34“Do të tërhiqem në nji famulli të malevet të mija të dashuna dhe aty ku mbahet gjallë fryma e shpirti arbnuer, në kontakt me popullin e thjeshtë, do të vijoj punën e nisun tash sa e sa vjetë, tue e gjurmue në historin, në folklorën e sidomos në Kanunin. Do të përplotsoj e do të sistemoj rapsodit, q unë i kam mbledhë me kujdes tash sa kohë”.


Bernardin Palaj lindi më 2 tetor 1894 në malësinë e Shllakut dhe është një poet tjetër françeskan, i dhënë me mish e me shpirt pas folklorit.

Filloren e kreu në shkollën e etërve françeskanë në Shkodër, që më pas u njoh me emrin Collegium Illyricum, i drejtuar nga Gjergj Fishta. Françeskanët e dërguan për të vazhduar të mesmen në Salcburg të Austrisë, kurse për shkollim fetar, në Insbruk. U bë anëtar i urdhrit françeskan më 15 shtator 1911 dhe u shugurua prift në gusht 1918. Me t’u kthyer në Shqipëri, Palaj punoi si prift famullie në malësi, kurse më pas, si mësues i shqipes dhe i latinishtes në Collegium Illyricum.

Sikundër Vinçenc Prennushi e Shtjefën Gjeçovi, Bernardin Palaj gjatë udhëtimeve më këmbë nëpër malësi, mblodhi këngë popullore dhe shkroi artikuj për letërsinë gojore gegërishte e për zakonet fisnore. E tërhoqën sidomos Këngët e kreshnikëve, cikli i epikës heroike të Mujit e të Halilit, të cilat i botoi bashkë me Donat Kurtin në “Kangë kreshnikësh e legjenda”, 1938.

Palaj është edhe autor lirikash klasike dhe elegjiake, në pjesën më të madhe të botuara në vitet ‘30 në revistën françeskane “Hylli i Dritës”. Vjersha e parë e tij, “Prej burgut të jetës”, botuar më 1933 me pseudonimin Kukel Lapaj, është një himn fetar 248-vargjesh për flijimin e njeriut dhe shpërblimin.

“Valët e nji shpirtit”, me 1533 vargje, (1934) u kushtohet perandorëve romakë me prejardhje ilire, sidomos Konstandinit të Madh (mbretëroi 307-337), i cili futi krishterimin në Europë. Viti 1937 qe mjaft prodhimtar për Palajn. Atë vit, ai botoi: “Moskë – Alkazar”, për rrethimin e akademisë ushtarake Alkazar në Toledo kur po shpërthente lufta civile në Spanjë; “Vorreve të flamurit” dhe “Kuq e zi”, himne kombëtare me rastin e 25 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, në të cilat poeti i bën thirrje zanës për të nderuar varret e dëshmorëve të kombit. “Ndërmjet të Shën Gjergjavet”, shkruar më 1938, përmban skena të freskëta baritore me dritë e ngjyrë në prag të ditës së Shën Gjergjit në pranverë.

Gjergj Fishta vdiq më 30 dhjetor 1940, ngjarje që e preku thellë Palajn dhe shkroi për nder të tij, elegjinë “Kah nata e vetme”.

Në vitet e luftës, Palaj botoi edhe një numër studimesh etnografike për kanunin, mitet dhe legjendat. Në vjeshtë 1944, duke e ndier se fundi qe afër, iu zbraz Karl Gurakuqit me lot në sy:

“Do të tërhiqem në nji famulli të malevet të mija të dashuna dhe aty ku mbahet gjallë fryma e shpirti arbnuer, në kontakt me popullin e thjeshtë, do të vijoj punën e nisun tash sa e sa vjetë, tue e gjurmue në historin, në folklorën e sidomos në Kanunin. Do të përplotsoj e do të sistemoj rapsodit, q unë i kam mbledhë me kujdes tash sa kohë”.

Bernardin Palaj u arrestua në Shkodër, u keqtrajtua rëndë e u dënua me vdekje për tradhti. Vdiq në dhjetor 1947, në një burg të Shkodrës. /alb-observer.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi