Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

67-vjetori i lindjes së poetit dhe atdhetarit Jusuf Gërvalla, që u nda nga jeta tragjikisht Empty 67-vjetori i lindjes së poetit dhe atdhetarit Jusuf Gërvalla, që u nda nga jeta tragjikisht

Mon 1 Oct 2012 - 16:37
67-vjetori i lindjes së poetit dhe atdhetarit Jusuf Gërvalla, që u nda nga jeta tragjikisht Poeti-203x300Jusuf Gërvalla, poet shqiptar dhe atdhetar i shquar, lindi më 1 tetor 1945 në Dubovik, rrethi i Deçanit, nga një familje bujare. Vritet mizorisht më 17 janar 1982, në Untergrupenbah, Gjermani. Shembulli i tij mbeti i gjallë ndër intelektualët e kohës moderne, si shkrimtar dhe atdhetar i shquar.
Jeta e Jusuf Gërvallës ka qenë e vështirë, ndërsa vdekja e tij tragjike.

Për poetin, prozatorin dhe dramaturgun Gërvalla është thënë e shkruar relativisht pak. Vepra e tij letrare nuk është aq e njohur, pavarësisht se Sabri Hamiti arriti t’i botonte më 1992 veprën “Ora”. Zëri poetik i Jusuf Gërvallës ishte zë më vete, mjaft origjinal dhe individual. Poezia e tij na flet drejtpërsëdrejti, ngrohtë, butësisht, në një mënyrë thellësisht njerëzore.

Në dy përmbledhjet e tij të para: “Fluturojnë e bien” (1975) dhe “Kanjushë e verdhë” (1978), poezia e tij pasqyron kryesisht vatrën e poetit.

Janë mjaft kuptimplotë titujt e cikleve “Shtëpia në kornizë” dhe “Skena nga jeta e fshatit”. Poezia e tij e përmallshme i këndon dashurisë, e kujton dhimbshëm vendlindjen dhe na rrëfen porosinë e saj qendrore, kërkimin e poetit për “pak frymë njeriu e pak dritë qiriri”. Me kohë, duke u bërë gjithnjë e më shumë refleksiv, poeti kaloi gjithnjë e më shumë te një qark më i gjerë tematik dhe te shprehja më bukur poetike, me bukuri e begati të rrallë metaforike e figurative. Kështu, poezia e tij e përmallshme e vendlindjes gjithnjë e më shumë bëhet edhe universale.

Në vëllimin e tretë poetik, “Shenjat e shenjta” (1979), gjejmë edhe fjalë e elemente si: “hije”, “pluhur”, “frikë”, “terr”, “ftohtë”, “varr”. Shkallëzohen vetmia dhe shqetësimet e poetit, që flet shpesh edhe për fundin dhe vdekjen. Me një thellësi, që nuk hetohet në lexim të cekët, na paraqet tablo tejet të qëlluara të groteskut që e quajmë “jetë”. Thelbi kryekëput human i vargjeve, ligjërimi lirik dhe substancial i poetit të mallit, të dashurisë, të dhembjes, të vetmisë e të vdekjes, e bëjnë Jusuf Gërvallën një zë të patjetërsueshëm të poezisë së re shqipe.67-vjetori i lindjes së poetit dhe atdhetarit Jusuf Gërvalla, që u nda nga jeta tragjikisht Gervalla_gitarre013455-300x224Jusuf Gërvalla, në nëntekstin e shprehjeve si krijues, solli stilin e veçantë në poezi, tregim, dramë, gazetari dhe këngë. Ai, duke shfrytëzuar fjalën e shkruar dhe të interpretuar, temat, motivet, teknikën e vargut, simbolet e metaforat, forcoi thellimin e ndjenjës dhe të mendimit, ngriti fuqinë dhe parimet e shpirtit sugjestiv shqiptar, për të mbetur përjetësisht: Promethe i hyjnizuar i simbolikës lirike!

Më 17 Janar 1982 u vra mizorisht në Untergrupenbah, Shtutgard, Gjermani, së bashku me vëllain e tij Bardhoshin, dhe me Kadri Zekën. /alb-observer.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi