Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Tre maska për një flok të shëndetshëm Empty Tre maska për një flok të shëndetshëm

Tue 2 Oct 2012 - 15:23
Tre maska për një flok të shëndetshëm Maske-me-banane-dhe-avocado-300x222Maska me banane dhe avokado
Nuk duket një kombinim i shijshëm, por nuk do t`ju duhet ta hani. Në vend të kësaj, zhytini flokët në këtë maskë të pasur për t`i rikthyer flokut shkëlqimin e tij.



Përbërësit:

* 1 banane mesatare

* 1 kokër vezë

* 1/2 avokado

* 2 lugë mjalt

* 1 gotë qumësht i paskremuar

* 3 lugë vaj ulliri ekstra i virgjër

Udhëzime:

1. Bananen, vezën dhe avokadon bëji pure në një tas.

2. Shto përbërësit që mbeten dhe trazoji mirë derisa të shkrihen në një masë të vetme.

3. Vendose masën kremoze në flokë, që nga rrënjët deri te majat.

4. Mbaje maskën për 30 minuta dhe pastaj laje me shampo zbutëse.

5. Dyfishoje maskën nëse ke flokë të gjatë.

6. Për flokë të shëndetshëm, aplikoje këtë maskë dy herë në muaj.
Tre maska për një flok të shëndetshëm Maska-flokesh2-300x300
Maska me yogurt

Për flokë të thatë dhe kaccurrelë, kjo recetë do të kthej butësinë, duke e bërë flokun të butë dhe që drejtohet kollaj.

Përbërësit:

* 1 vezë e bardhë

* 1/4 filxhan yogurti tërësisht organik

* 1/4 filxhan majonezë

Udhëzime:

1. Rrihe vezën e bardhë derisa të shkumëzojë.

2. Përzieje me yogurt dhe majonezë.

3. Masazhoje në flokë të lagur.

4. Mbuloji flokët me maskë plastike dushi.

5. Mbaje maskën për 30 minuta, pastaj laje flokun me shampo zbutëse.

6. Shpëlaji flokët me ujë shumë të ftohtë.

7. Aplikoje këtë maskë një herë në muaj.
Tre maska për një flok të shëndetshëm Maske-me-limon-dhe-avokado-300x225
Pelte me avokado dhe limon

Për të ushqyer një flokë të thashë dhe për t`i dhënë atij shkëlqim, maskat me përmbajtje avokadoje janë perfekte.

Përbërësit:

* 1 avokado e pjekur

* 1 lugë lëng limoni i freskët

* 1 lugëz kripë

* 1 lugë xhel ose këng aloe vera

Udhëzime:

1. Shtype avokadon derisa të jetë bërë pure.

2. Shtoji lëngun e limonit, kripën dhe xhelin e aloes dhe trazoji derisa të përfitohet një masë solide.

3. Aplikoje masën kremoze në flokë të tharë.

4. Mbaje këtë maskë për rreth 30 minuta.

5. Shplaji flokët me ujë të bollshëm.

6. Kjo maskë këshillohet dy herë në muaj.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi