Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Shtatë faza të tradhtisë së femrës! Empty Shtatë faza të tradhtisë së femrës!

Wed 3 Oct 2012 - 0:19
Shtatë faza të tradhtisë së femrës! 403x30214466tradhetia-300x224Mendja për të tradhtuar apo për të pasur një aferë me siguri se sillet në kokën e shumicës së femrave të martuara. Nëse me të vërtetë mendoni që imagjinatat tuaja t’i shndërroni në realitet, do të ishte mirë t’i dini disa gjëra.



1. Me siguri do të fillojë si “e pafajshme”

Ndoshta jeni mërzitur apo jeni të vetmuara apo vetëm të pakënaqura. Ndoshta jeni lidhur përmes rrjetit shoqëror, keni filluar shoqërinë me kolegun e punës apo keni filluar të flirtoni me një shok.



2. Nuk do të mendoni për pasojat derisa të jetë tepër vonë

Në fillim ndjenja do të jetë aq e mirë, aq ndryshe dhe tërheqëse, saqë nuk do të mund t’i bëni ballë. Kur t’ju çmenden hormonet, se dikush ju thotë se sa e bukur jeni, sa të veçanta, sa magjike… mendoni edhe për familjen e shkatërruar dhe zemrat e thyera atje diku larg.

3. Do të provoni të arsyetoni

Bashkëshorti nuk ka vërejtur asgjë. Nuk kam pasion. Jeni martuar tepër të rinj. Ai ndoshta ju ka kontrolluar ju…ndoshta edhe ai ju ka tradhtuar dhe ju keni dyshuar. Do të mendoni mijëra arsye që të arsyetoheni dhe së paku për një kohë do t’ju duket se ju beson.



4. Pasioni do t’ju plotësojë zbrazëtirën… së paku për një kohë

Pasioni i ri është fuqi e madhe, përderisa fshehja e aferës mund të jetë po aq argëtuese sa edhe vetë afera. Por, gjithnjë do të jetoni me një frikë në vete se mund të zbuloheni e është e mundur që edhe më tutje do t’ju mundojnë ndjenja e ndërgjegjes dhe e fajit.



5. Do ta kuptoni se nuk ekziston lidhja e përsosur

Kur më së paku e prisni, dashnori juaj i përsosur – ai për të cilin keni rrezikuar gjithçka që kishit në jetë – do të bëjë diçka që do t’ju shkojë në nerva apo që do t’ju pikëllojë. Personi me të cilin do të largoheshit nga burri juaj nuk është ai i njëjti. Do ta kuptoni se për secilën lidhje nevojiten viktima, punë dhe kompromise.



6. Edhe lidhja e re shumë shpejt vjetrohet

Pa marrë parasysh se sa shumë i dashuri juaj i ri ishte i shkathtë në shtrat, është fakt se lidhja e re shpejt do të vjetrohet. Askush nuk thotë se do t’ju mërzitet, por me siguri se nuk do ta keni zjarrin qe e kishit dikur.



7. Të fshihesh apo ta pranosh? Të dyja opsionet janë të këqija

Për një moment do të lodheni së gënjyeri. Atëherë ju bie në mend se çfarë keni vënë këtu në bixhoz dhe e kafshoni gjuhën. Pranimi i tradhtisë do të thotë humbje e martesës, ndërsa që njëkohësisht do ta hidhëronit dhe zemëronit partnerin tuaj. Jeta juaj kurrë më nuk do të jetë e njëjtë, prandaj i ktheheni lojës së fshehjes dhe gënjeshtrave.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi