7 mite rreth martesës, dashurisë dhe fatit
Wed 3 Oct 2012 - 0:34
Dashuria është kyçe për një martesë të lumtur, por ajo shpeshherë nuk ka lidhje me keqkuptimet që të rinjtë kanë për dashurinë e vërtetë. Ja disa mite që kanë të bëjnë me martesën.
Miti 1: Martesat lidhen për dashuri
Shumë njerëz mendojnë se janë fort të dashuruar, por në fakt ata ndjejnë vetëm një epsh të fortë seksual, kanë frikë nga vetmia apo kanë nevojë që të zgjedhin dikë me të cilin kalojnë kohën. Për fat të keq, dashuria dhe romanca në shumicën e martesave me kalimin e kohës shpejt zbehet. E ajo që është edhe më e keqe nuk zhvillohet lloji i dashurisë, i cili mban martesën të lumtur.
Miti 2: dashuria
romantike është bazë për martesë të lumtur
Romantika, të cilën shumica e zëvendësojnë me dashuri nuk është e nevojshme për një martesë të mirë. Forma e sinqertë e një martese të pjekur ndihmon në mbajtjen e një martese të fortë. Kur ekziston lumturia dhe siguria, atëherë zhvillohet gjendja e thellë e dashurisë. Dashuria në martesë në rend të parë pa sinqeritetin dhe respektin ndaj bashkëshortit tjetër.
Miti 3: Shumica e çifteve martesore dashurohen
Dashuria në martesë dallon nga dashuria romantike, që keni në fillim të lidhjes. Bashkëshortët që janë në martesë më gjatë se tre apo katër vite rrallë në mënyrë spontane do t’i thoshin një personi të tretë se e duan. Në vend se të flasin për ndjenjat e dashurisë, çiftet do të flasin për pjesët e trupit. “Ai është i sinqertë, pëlqen ta kalojë kohën me mua dhe me fëmijët’, apo ‘Atë e vlerësojnë në vendin e saj të punës, e unë gjithmonë mund të llogaris në të gjatë kohëve të vështira’.
Miti 4: Fëmijët i ndihmojnë martesës së brishtë
Fëmijët mund ta sjellin në sprovë një martesë stabile, sepse çifti investon shumë në rritjen dhe edukimin e fëmijëve, duke lënë anash lidhjen e tyre. Disa njerëz provojnë që martesën e tyre ta shpëtojnë me lindjen e fëmijëve, por rrallëherë se kjo ka sukses.
Miti 5: Martesa shëron vetminë
Është e gabueshme bindja se martesa detyrimisht ju liron nga ndjenja e të qenit të vetmuar. Deri diku martesa jo e lumtur edhe e shkakton vetminë. Njerëzit, të cilët jetojnë vetëm e durojnë vetminë, sepse nuk kanë kurrfarë pritjesh e me këtë rast as pikëllime.
Miti 6: Grindjet do të thotë se martesa është jo e mirë
Grindjet dhe konfrontimet janë të pashmangshme në një lidhje, (por vetëm ato verbale, e nëse vjen puna deri tek konfrontimi fizik, juve ju mbetet vetëm t’i paketoni valixhet). Nëse fjalosja përdoret në mënyrë kreative, mund të jetë nxitje në përparimin e martesës. Çiftet mësojnë të komunikojnë në mënyrë të hapur dhe ta kuptojnë se secili personalitet është ndryshe nga tjetri, e po ashtu mësojnë se fjalosja është e nevojshme, sepse mund të ndikojë në ndryshimet pozitive.
Miti 7: Martesa do të më bëj më të lumtur
Martesa nuk do të thotë detyrimisht lumturi. Nëse jeni të palumtur para martesës, do të ishte më mirë që problemin ta zgjidhni para se të lidhni kurorë. Martesa nuk është ilaç që mund t’ju lirojë nga dhimbjet.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi