Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

E vërteta rreth ndjenjës së dashurisë Empty E vërteta rreth ndjenjës së dashurisë

Fri 16 Aug 2013 - 14:37
  • Misterit se përse biem në dashuri, ç’është dashuria, a mund të duam më shumë se një njeri, si mund ta harrojmë dikë, i jepet zgjidhje nga një eksperte dashurie

E vërteta rreth ndjenjës së dashurisë Timthumb-32-249x300
Pyetje dhe përgjigjetimthumb (3)

Dashuria mbetet misteri më i bukur i jetës së njeriut. Për të është shkruar, folur, madje edhe kënduar. Kimia e fshehtë që ndodh me trupin dhe mendjen e një të dashuruari, vjen e zbuluar me anë të pyetjeve të bëra antropologes dr. Helen Fisher, autores së librave mbi shpjegimin e dashurisë.

Përse bien njerëzit në dashuri?

Kam arritur në përfundimin se dashuria është një nga tri sistemet e trurit, që kanë evoluar prej riprodhimit. Dëshira seksuale ka evoluar që të na shtyjë të kërkojmë partner. Dashuria romantike ka evoluar që ne ta përqendrojmë energjinë vetëm te një njeri, duke kursyer kështu kohë dhe energji. Lidhja emocionale me dikë ka evoluar për të na ndihmuar të qëndrojmë gjatë me një partner aq sa për të rritur fëmijët të sigurt.

Përse dashuria na bën të ndihemi mirë?

Sepse disa nga qarqet e trurit që lidhen me kënaqësinë aktivizohen kur biem në dashuri. Kimikati kryesor i çliruar është dopamina, që prodhon eufori, energji, përqendrim dhe largim gjumi. Biologjikisht sjell pasojat e drogës.

Ekziston dashuria me shikim të parë?

Po. Ndodh më shpesh te meshkujt sesa te femrat. Kjo sepse meshkujt janë më shumë të dhënë në aspektin vizual. Nuk kanë qenë të rralla rastet kur të gjithëve na ka ndodhur të ndiejmë një farë tërheqje për dikë që nuk e njohim. Kjo ndodh për një qëllim praktik. Në mbretërinë e kafshëve, ata nuk kalojnë tre muaj njohje, përkundrazi gjejnë sa më shpejt një partner për t’u riprodhuar.

Ka lidhje dashuria me kohën?

Koha është shumë e rëndësishme në dashuri. Kjo, sepse gjithçka ndodh në kohën e duhur. Mund ta kemi pasur një partner ideal përpara syve për shumë kohë e mos ta kemi vënë re. Njerëzit janë të zënë me punë dhe aktivitete të tjera, ndaj koha e duhur mund të na hapë sytë drejt dashurisë.

Çfarë mund të bëjmë që të tjerët të na duan?

Nëse kërkoni që dikush të bjerë në dashuri me ju, atëherë bëni gjëra të reja së bashku. Risitë dhe emocionet e forta rrisin nivelin e dopaminës dhe neurotransmetuesve në tru. Këta të fundit janë të lidhur me energjinë, përqendrimin, motivimin dhe ngazëllimin, të gjitha elemente të dashurisë. Nëse provoni gjëra të tjera, ka shumë mundësi të bëni për vete dikë.

Çfarë duhet të bëjmë që të largojmë dashurinë për dikë?

Disa njerëz, veçanërisht femrat, priren të flasin për marrëdhëniet e dështuara aq shumë saqë traumatizohen. Përkundrazi, shkëputini të gjitha lidhjet më ish të dashurit, ndalojini telefonatat dhe komunikimin. Merruni me aktivitete të tjera dhe truri juaj do të ndryshojë mendim.

Nga ndryshon dashuria nga epshi?

Zakonisht epshi shuhet pas intimitetit fizik dhe kthehet kohë më vonë. Ai mund të ndihet për shumë njerëz përnjëherë dhe nuk sjell domosdoshmërish xhelozi. Dashuria është ndryshe. Kur bie në dashuri bëhesh shumë i dhënë pas tjetrit. Ndjenjat nuk zhduken, pasi ka ndodhur kontakti fizik, në fakt mund edhe të forcohen.

Çojnë lidhjet fizike më pas në dashuri?

Mund të ndodhë. Kjo, për shkak se gjatë seksit çlirohet shumë dopaminë, ndaj tregoni kujdes, sepse mund të bini në dashuri me dikë të rastësishëm.

A shuhet dashuria me kalimin e kohës dhe si mund ta ringjallim?

Periudha e parë intensive e dashurisë zgjat nga një deri në tre vjet. Pas kësaj, ndjenjat fillojnë të zbehen. Por nëse dy njerëz e ndiejnë shumë njëri-tjetrin, ka mundësi për ta ringjallur ndjenjën e dashurisë. Risitë mund të sjellin romancë, po ashtu edhe intimiteti fizik. Bëni disa nga gjërat që bënit në fillimet tuaja.

Çfarë roli luan kimia në dashuri?

Unë besoj se kur kimia e një personi përputhet me atë të një njeriu tjetër, kjo rrit jetëgjatësinë e një marrëdhënieje. Kjo do t’i mbajë partnerët së bashku dhe të lumtur.

Përjetohet ndryshe dashuria nga meshkujt dhe femrat?

Meshkujt bien në dashuri më shpejt se femrat. Femrave u duhet më shumë kohë, sepse ato krijojnë një regjistër mendor të sjelljeve të partnerit. Ato kujtojnë çdo premtim, çdo të dhënë dhe gjithçka që partneri është i aftë ose jo.

Çfarë kërkojnë meshkujt te femrat?

Meshkujt priren të zgjedhin femra që shfaqin shenja rinie dhe bukurie. Në martesën e parë, burrat tentojnë të martohen me femra që janë tre vjet më të reja se ata. Meshkujt tërhiqen gjithashtu edhe nga femrat që ua kanë nevojën. Kjo, sepse atyre u pëlqen të jenë të dobishëm.

Çfarë kërkojnë femrat te meshkujt?

Femrat tërhiqen nga partnerët e kamur, me status dhe ambicie, ka treguar një studim mbi femrat amerikane. Ato priren dy herë më shumë se meshkujt drejt një personi që i jep siguri ekonomike. Nëse meshkujt kërkojnë për femra tërheqëse seksualisht, nga ana e tyre femrat kërkojnë për burra që janë ‘magnet suksesi’.

Mund të biesh në dashuri me më shumë se një person?

Jo. Mund të tërhiqesh seksualisht nga më shumë se një person ose të ndiesh afërsi me disa njerëz. Por jo të biesh në dashuri. Ashtu siç thotë edhe një aforizëm indian, “Rruga e dashurisë është e ngushtë, ka vend vetëm për një njeri”.

Cili është gabimi më i madh i të dashuruarve?

Disa njerëz bien në dashuri pa e njohur mirë partnerin. Ata martohen për hir të kësaj romance dhe ndodh që më pas të ndahen. Njerëzit duhet të presin derisa të kalojë dashuria e freskët trevjeçare dhe pastaj të vendosin nëse e duan vërtet njëri-tjetrin.

Cili është zbulimi shkencor më i rëndësishëm për dashurinë?

Sipas meje, zbulimi më i rëndësishëm është fakti se dashuria si romancë nuk është shpikur në shekullin e 11 në Francë. Shkencëtarët kanë gjetur poezi dashurie 4000 vite të lashta nga civilizimi Sumer. Po ashtu, ka dokumente që vërtetojnë se dashuria ka pas ekzistuar edhe në 150 shoqëri të ndryshme.shqipmedia
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi