Çliro bishën që ke brenda vetes!
Wed 3 Oct 2012 - 0:38
Qeshni, dëfrehuni, zgjidhini gjërat duke ndjekur instinktin. Lumturia kalon përmes pjesës sonë më pak të arsyeshme, duke kopjuar kafshët që…Me 12 muajt e vitit të kaluara në qytet, shumë orë në ditë duke qëndruar para televizorit, telefonin në vesh dhe pak kohë zbavitje, nuk është çudi që njeriu modern mund ta ketë harruar prejardhjen e tij. Duhet theksuar se dikur mënyra jonë e jetesës nuk ndryshonte shumë nga ajo e majmunëve. Po ashtu, hendeku i madh i krijuar mes vetes dhe atyre jo vetëm që na ka dobësuar fizikisht, por na ka bërë më të kontrollueshëm, jemi gjithnjë të shqetësuar për të bërë gjënë e duhur, e si pasojë më pak të kënaqur.
Pavarësisht ndryshimit të madh, as historia e evolucionit, kultura dhe kërkesat e botës së sotme nuk kanë arritur ta fshijnë pjesën më “kafshërore” të Homo Sapiensit. “Gjithnjë e më shumë psikologjia po zbulon se rruga për lumturinë kalon përmes rivlerësimit të përbërësit tonë më pak racional”, thotë një studiuese nga Universiteti i Birmingamit, Angli. Sipas saj, pushimet janë rasti më i mirë për ta vërtetuar. Qëllimi? Të çlirojmë bishën që kemi brenda vetes dhe situatën ta kthejmë në favorin tonë. Natyra na ofron shumë modele, ku mund të frymëzohemi. A e keni ndier ndonjëherë nevojën që të ulërini si ujqërit? Një situatë e ngjashme dhe që kënaq shumë mund të kërkohet mes miqsh: duke qeshur, duke kënduar me zë të lartë, ose duke u dëfryer në një koncert. Studime të ndryshme kanë treguar se tifozllëku çliron instinktet e lashta. Ata që po i kalojnë pushimet në plazh, mund të zgjedhin delfinin si “muzë frymëzuese”, që luan dhe dëfrehet mes dallgëve. Të njëjtën gjë bëni dhe ju, për t’u argëtuar dhe për të larguar stresin.
Ekziston gjithashtu edhe një teknikë tjetër mes teatrit dhe psikoterapisë në grup, dramaterapia, ku persona të ndryshëm ftohen për të folur. “Qëllimi është përmirësimi i mirëqenies, duke përdorur edhe pjesën më primitive të mendjes, që zakonisht është e shtypur”, shton studiuesja. Përse festat na bëjnë të ndihemi mirë? “Të gjitha këto veprime, ashtu sikurse e ngrëna dhe të bërit seks, aktivizojnë zonat më të vjetra të trurit, prej të cilave burojnë endorfina dhe dopamina”, thotë një neuroshkencëtar. “Këto molekula sjellin një kënaqësi të menjëhershme dhe janë një kundërhelm i sigurt kundër stresit që nëse vazhdon dëmton trurin dhe organizmin”.
“Duke treguar instinktet tona çlirojmë energji pozitive, gjë që na nevojitet veçanërisht në momente krize”, shton studiuesja. Por ndonjëherë duhet edhe vepruar, kështu kur ktheheni pas pushimeve mund të rikuperoni instinktin e humbur, atë më të rëndësishmin që ju ndihmon për të marrë vendime. Mund t’ia arrini qëllimit vetëm duke zgjedhur një kafshë tjetër ku të frymëzoheni. Tigri është perfekt. “Macja më e madhe e botës” shkon drejt objektivit, nuk mendon për rreziqet, por përdor vetëm fuqitë e saj. “Ndryshe nga tigri, njeriu është i prirur të mendojë për gjithçka dhe rikthehet shpesh te vendimet e marra më parë. Të menduarit tepër është një aktivitet i kushtueshëm që konsumon rezervën tonë të energjive mendore”, saktëson studiuesja. Një studim i Universitetit të Kolumbias tregoi se studentët nuk arrinin të merrnin një vendim nëse detyroheshin të mendonin shumë gjatë rreth karakteristikave më të mira të një veshjeje. Arsyetimi duhet ruajtur për situata vërtet të vështira, për të tjerat është instinkti ai që na drejton. Këtë e vërteton një studim tjetër amerikan i publikuar te “Journal of Consumer Research” që analizoi temperamentin dhe mënyrën e të bërit pazar të disa konsumatorëve: kush i besonte instinktit dhe përshtypjes së parë, arrinte më shpesh të shmangte zhgënjimet. Në thelb të rezultateve të tilla është një aftësi shumë kafshërore e mendjes njerëzore. “Te veprimet e shpejta dhe instiktive, truri shfrytëzon në të vërtetë bagazhin e aftësive të fituara nga eksperiencat e kaluara dhe kjo na lejon të jemi më efikasë”, shton ajo. Është një proces që kërkon pak fraksione sekondash, identike me ato që vënë në lëvizje tigrin në xhunglën indiane. Tigri ka parasysh edhe stimujt që shqisat marrin nga mjedisi. Por sa keq që banori i xhunglës urbane është mësuar tashmë ta injorojë shumicën e informacioneve që merr nga sytë, hunda dhe veshët. Ndryshe nga njerëzit, kafshët janë shumë të vëmendshme ndaj tingujve, aromave, lëvizjeve të ndryshme. Shqisat e tyre janë gjithmonë gati, sepse nënvlerësimi i një prej këtyre sinjaleve mund të jetë fatal. Sinjalet njerëzore janë të fjetura, por edhe ne mund t’i zhvillojmë shqisat si kafshët. E ndërsa pjesa më e ndërgjegjshme e trurit është e angazhuar me rutinën e përditshme, ajo më pak e ndërgjegjshme thith një sasi të madhe imazhesh, aromash dhe tingujsh falë proceseve mbinjerëzore.
Kështu, të gjitha studimet tregojnë sesa pak dimë për aftësitë tona të fshehura; duke qenë të ndërgjegjshëm për to është hapi i parë për t’i treguar.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi