Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Deti, çka “strehon” brenda vetes? Empty Deti, çka “strehon” brenda vetes?

Mon 24 Jun 2013 - 22:31
Deti, çka “strehon” brenda vetes? Deti-1372059787
Në fillimet e saj Toka, ishte një re pluhurash dhe gazrash të zjarrtë. Kur filloi të ftohet, sipërfaqja e saj, e rrethuar nga re avujsh uji, u ngurtësua. Avulli u kondensua dhe filloi të bjerë shi. Kësisoj, në pjesët më të ulëta të kores së Tokës u formuan detet.
Në fundin e deteve dhe oqeaneve ka vargje malorë, vullkane, fusha dhe humnera. Korja kontinentale lidhet me oqeaniken nga një platformë, një shirit shkëmbor që rrethon të gjithë kontinentet, e thellë, maksimumi 200 metra.
Më pas, fundi i detit bën një kërcim të madh nga skarpati kontinetal dhe shkon deri në 3000 metra thellësi. Këtu fillon ultësira e pamatshme ku ndodhen vullkanet, çarjet dhe kurrizet oqeanike, vargjet e gjata malore nga ku del llava që vjen prej thellësive të Tokës. Çdo kurriz oqeanik i korrespondon anëve të dy pllakave tektonike.
Në mes të detit ka edhe pjesë toke që quhet ishull, e cila pra është e rrethuar nga të gjitha anët me ujë. Ishujt kontinentalë janë të lidhur me koren kontinentale.
Ishujt oqeanikë në të vërtetë janë maja të një relievi të kores oqeanike, shpesh vullkane të zhytur në ujë. Atolet e deteve tropikale janë ishuj të formuar nga korale të rritur përqark kraterit të një vullkani, që më pas është mbuluar nga uji.

/ ZERI INFO /
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi