Gjel deti me fiq dhe kërpudha
Sun 14 Oct 2012 - 1:33
Përbërësit: 1 kg mish gjeli (pjesa e gjoksit), 250 gr fiq të thatë, 500 gr kërpudha, ½ shisheje verë të bardhë të ëmbël, pak miell, vaj ulliri, 2 thelpinj hudhra, lëkurë limoni e grirë, kripë, piper
Përgatitja: Gjysmën e verës që do të përdorim, e hedhim në një vazo me kapak dhe aty shtojmë fiqtë e thatë, të prerë më katërsh. Mbyllim kapakun dhe i lëmë aty gjatë gjithë natës.
Të nesërmen, pastrojmë mirë filetën e gjeldetit, me qëllim që të mos ketë dhjam apo lëkurë dhe më pas e presim në copa të vogla, të cilat i lyejmë mirë e mirë me miell.
Në një tenxhere të gjerë hedhim pak vaj të nxehet dhe skuqim thelpinjtë e hudhrës. Shtojmë copat e mishit dhe piper.I përziejmë derisa të skuqen dhe pastaj shtojmë fiqtë bashkë me verën që “kanë pirë” gjatë gjithë natës, kërpudhat dhe lëkurën e grirë të limonit. Shtojmë kripë dhe i lëmë të ziejnë rreth 10 minuta.
Mund të shoqërohet me sallatë jeshile, pure apo pilaf.
Ju bëftë mirë!

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi