Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kompleksi i Nënshtetësisë Shqiptare Empty Kompleksi i Nënshtetësisë Shqiptare

Wed 3 Oct 2012 - 14:06
Është shumë absurde kur një Shqiptar dëshiron të bëhet Shqiptar. Aq ironike që duket fjalia po aq është e vërtet. Po dhe kur një Shqiptar dëshiron të jap kontributin e tij për Shqipërinë, i thuhet nuk jeni "Shqiptar."Letër e hapurUnë, Latif Latifi, jam Shqiptar i lindur në Prishtinë, njëkohësisht me nënshtetësi Amerikane. Kisha nderin si kadet dhe junior të përfaqësoj Kosovën në turne internacionale të Karatesë në kohën e paraluftës aty ku na është dhënë mundësia. Ndërsa pas luftës, prap kam pasur nderin të përfaqësoj Shtetin Amerikan në turne ndërkombëtar. Përfaqësova Kosovën dhe Amerikën, por nuk u ngopa dot. Përfaqësimi i Shqipërisë mbeti mungesa ime.

Në vitin 2004, telefonova Ambasadorin e atëhershëm të Shqipërisë në Washington D.C. Bisedova me të dhe shkëmbeva ca emaila. Në fund, u ndava i dëshpëruar. E kuptova se Shqiptari të bëhet Shqiptarë qenka vështirë. Po u dashka që të jem i lindur nga ndonjë shtetas i Shqipërisë, të jetoj ca vite në Shqipëri apo të martohem me një shtetase Shqiptare. A nuk është poshtërim kjo që t'i vëhen kushte një Shqiptari kur dëshiron të jap kontributin e tij për Shqipërinë?

U tërhoqa nga kjo kërkesë jo me vetdëshirë. Por prap se prap, zemra ime mbeti e zbrazët dhe e uritur për përfaqësimin e Shqipërisë. Ju vëra kësaj avantureje që të bëhem prap "Shqiptarë" më 2009. Kësaj rradhe, inkuadrova disa miqë dhe kontaktova në telefon Kryetarin e Federatesë të Karatesë së Shqipërisë, Ramiz Ismajlgeci, por si duket gjithënjë hasi në dëshpërime.

Tani që jam në prag të mbylljes së karrierës sime në Karate dhe t'i përkushtohem punëve tjera, desha të provoj të bëhem "Shqiptarë" edhe njëherë. Desha që për herë të fundit të marrë pjesë në turne ndërkombëtar, të përfaqësoj Shqipërinë në Kampionatin Botëror të Karatesë 2012 që mbahet në Nëntor në Paris. Por si duket ironia nuk ka të mbaruar! Kësaj rradhe, Kryetari i Federatesë së Karatesë të Shqipërisë, Parid Dule refuzon një të tillë kinse unë nuk kam nënshtetësi Shqiptare dhe nuk kam kurrëfarë pjesëmarrje në Shqipëri. A thua vallë, futbollistët e Kombëtares kan pasur ndonjë pjesëmarrje në Shqipëri para se të inkuadrohen në Kombëtare? Apo vetëm atëherë kur jan treguar të suksesshëm në diasporë, kan marrë ofertën t'i bashkangjiten Kombëtares? Apo duhet t'ia bëj sikur i vetmi Shqiptarë nga Kosova që i solli medaljen e artë Shqipërisë në Karate me posaport falso për të cilën Federata e Karatesë së Shqipërisë ishte në dijeni? Ngase dihet se kur të bllokohen të gjitha mundësitë legale, populli kërkon rrugë ilegale.

Po, edhe unë jam kundër shkeljes së ligjit. Po ngase themi se i përmbahemi ligjit dhe nuk duam të bëjm ndonë shkelje të tij, atëherë përse ministria nuk shikon se si Federata e Karatesë së Shqipërisë përdori fondet e ndara për këtë ministri. Nuk keni pse të shkoni larg në investigime, vetëm viti i kaluar mjafton.

Eliza Dushku u bë nënshtetase e Shqipërisë me një vizitë të vetme në Shqipëri edhe pse nuk flet veq se disa fjali në gjuhën Shqipe. Kurse unë, jam i lindur në trojin Shqiptarë dhe akoma ëndërroj të bëhem Shqiptarë.

Aq ironike tingëllon dhe me dhimbje e them që po përmbyll këtë letër si një Shqiptarë me ëndërr të bëhem "Shqiptarë."

Sinqerisht,

Latif Latifi

* Derguar nga autori, si sensibilizim per organet shteterore shqiptare
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi