- ShqiptarePrinceshe Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 4177
Hobi : shqiptaria
Vendndodhja : Shqiperi
Anetaresuar : 24/07/2011
Greqi: Emigrantët shqiptarë në protestë kundra racizmit, ksenofobisë dhe anulimit të nënshtetësisë!
Sat 15 Dec 2012 - 18:04
Për shkak të problemeve në rritje që po ndeshin sot emigrantët shqiptarë në Greqi, siç është racizmi, ksenofobia dhe anulimi i ligjit për marrjen e shtetësisë greke, Federata e Shoqatave Shqiptare në Greqi, në bashkëpunim me organizatën Paneuropiane EGAM dhe Forumin e Emigrantëve në Greqi, si dhe shumë organizma të tjerë Europiane, do të organizojnë një protestë paqësore.
Protesta do të zhvillohet sot në orën 15:00 në sheshin Sintagma dhe do të përfundojë në Akropol.
Kanë konfirmuar pjesëmarrjen kryetari bashkisë së Athinës, z. Jorgos Kaminis, si dhe Unioni Qendror i Bashkive të Greqisë, ndërsa kanë shprehur gatishmërinë tyre për të marrë pjesë në këtë protestë paqësore, figura të shquara si ish-mistri i jashtëm i Francës, Bernard Kouchner, ish-ministri i punëve të jashtme të Spanjës, Miguel Ángel Moratinos, nobelisti Dario Fo, filozofi Bernard-Henri Lévy, Pedagogu i Universitetit të Athinës Dimitris Sotiropoulos, Presidentja e Organizatës antirraciste SOS në Francë, Cindy Léoni, Drejtori ekzekutiv i Komitetit Grek të Helsinkit, Panagiotis Dimitras e shumë figura të tjera.
Federata e Shoqatave Shqiptare të Greqisë fton gjithë shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Greqi, t’i bashkohen kësaj proteste për t’i dërguar një mesash të fortë qeverisë së koalicionit të udhëhequr nga Samaras, që të rishikojë dhe të rikthejë në fuqi ligjin e marrjes së nënshtetësisë greke dhe t’i thonë “Jo” racizmit dhe ksenofobisë. /alb-observer.com/

- Greqi, emigrantët shqiptarë në protestë: Nënshtetësi pa kushte për fëmijët
- “Turp” epidemitë e ksenofobisë dhe të racizmit
- Greqi, papunësia, emigrantët shqiptarë: Do kthehemi në atdhe
- Denoncim shokues,emigrantët shqiptarë në Greqi përfitojnë nga shoqata e Pakistanit- Nuk ekziston fed
- Greqi, leje qëndrimi biometrike për emigrantët
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi