Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Denoncim shokues,emigrantët shqiptarë në Greqi përfitojnë nga shoqata e Pakistanit- Nuk ekziston fed Empty Denoncim shokues,emigrantët shqiptarë në Greqi përfitojnë nga shoqata e Pakistanit- Nuk ekziston fed

Thu 15 Sep 2011 - 16:46
Nuk njohin gjuhën,nuk kanë mënyrë komunikimi,kanë mënyrën e servilizmit, duan...të jenë gjithmonë në podium dhe nuk iu intereson integrimi i emigrantëve në Greqi,si dhe nuk iu intereson zgjidhja e problemeve të shumta që kanë shqiptarët.Këto janë disa nga karakteritikat që kanë përfaqësuesit e emigrantëve shqiptarë në Greqi.Ata njerëz që futen në ministritë dhe në Parlamentin grek,por që anjëherë nuk thonë asnjë fjalë,pasi nuk dinë të flasin.Denoncimi i radhës vjen në Albnow nga një emigrante shqiptare,e cila pyet nëse ka federatë dhe shoqata aktive në Greqi dhe si është e mundur që këto nuk janë në kontakt me komunitetin.

"Lexova këto ditë në Albnow për ekzistencën e një federate dhe të disa shoqatave.Këtë e kam dëgjuar edhe nga një i afërmi im,por më duket e çuditshme se nuk kam parë asnjëherë ndonjë mbledhje,ndonjë diskutim apo dalje në media për problemet e emigrantëve" thotë emigrantja shqiptare për Albnow.

Më tej ajo bën një krahasim tepër interesant."Shikoj shpesh në mediat greke,përfaqësues të emigrantëve nga India,Pakistani dhe Avganistani,por asnjëherë nuk kam parë shqiptarë.Jam e sigurtë që pengesa nuk është media,por aktivizimi i këtyre të vetëquajturve përfaqësues të emigrantëve.Këtë e them sepse edhe pse jam mjaft e aktivizuar në aktivitete të Bashkisë së Athinës dhe kam parë disa shqiptarë,asnjëherë nuk kam dëgjuar të flitet për problemet tona të shumta" shton emigrantja shqiptare.

Përsa i përket uljes të ditëve të punës për rinovimin e lejës së qëndrimit,emigrantja shqiptare falenderon shoqatën e emigrantëve të Pakistanit,të cilët shkuan në ministrinë e Punës dhe kërkuan që të mos kërkohen 200 ditë pune në vit.

"Ndjehemi me fat që ka shoqata të tjera në Greqi,siç është ajo e Pakistanit,e cila u bë shkak që të përfitojnë edhe shqiptarët nga ulja e ditëve të punës (ensimave) për rinovimin e lejës së qëndrimit.Meqënëse ne shqiptarët nuk kemi përfaqësues aktivë,por kemi disa të moshuar që duan të jenë vetëm nëpër podiume,jemi me fat që përfitojmë nga reagimi i shoqatave të pakistanit dhe Indisë" ,përfundon emigrantja shqiptare,e cila jeton në Greqi prej 13 vjetësh.

Përsa i përket serilizmit dhe përpjekjes të përfaqësuesve shqiptarë që të kenë një vend në podium ose pranë kryetarit të Bashkisë,në ditët në vijim do sjellim një denononcim tjetër,ku duket se si e nxorën OFF intelektualin shqiptar, këta përfaqësues të paaftë shqiptarë.

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi