- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 39
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
Greqi, leje qëndrimi biometrike për emigrantët
Wed 3 Aug 2011 - 16:36
Emigrantët në Greqi duhet të pajisen me leje qëndrimi biometrike. Mediat helene njoftojnë se Ministria greke e Punëve të Brendshme dorëzoi në parlament projektligjin “Mbi lejet e qëndrimit të shtetasve të huaj në vend, në kushtet e sigurisë në rritje”, njoftojnë mediat greke.
Projektligji parashikon se pajisja e emigrantëve me leje qëndrimi të një tipi të vetëm, përcaktohet procedura e përgatitjes së lejeve në fjalë, parashikohet mundësia e komunikimit të emigrantëve aplikantë me zyrat e shërbimit nëpërmjet postës elektronike si dhe krijimi i njësive lëvizëse për marrjen e të dhënave biometrike, në rastet kur emigranti nuk ka mundësi të paraqitet.
Vlera e pagesës për pajisjen me lejen e re të qëndrimit do të përcaktohet më vonë, me vendim të ministrit të Brendshëm. Projektligji është hartuar në zbatim të udhëzimeve të Bashkimit Europian dhe një nga synimet e tij është që të përshpejtohet sa më shumë që të jetë e mundur procedura e marrjes së të dhënave dhe dorëzimi i lejes së qëndrimit emigrantëve.
Për këtë qëllim projektligji parashikon krijimin e qëndrave të shërbimit me një qëndrim, “one stop shop”, që do të merret me procedurën e lejeve të qëndrimit. Projektligji përmban dispozita edhe për pajisjen me leje qëndrimi të punonjësve sezonalë, të cilët nuk mund të punojnë më shumë se gjashtë muaj brenda një periudhe njëvjeçare.
Drafti parashikon se se punëdhënësit duhet të paguajnë paraprakisht në arkën e shtetit 150 euro për secilin punonjës sezonal që ka ndërmend të marrë në punë.

Re: Greqi, leje qëndrimi biometrike për emigrantët
Wed 3 Aug 2011 - 16:37
Nuk e kuptova mire kete lajm, do me thene po ke vetem pashaporten biometrike merr leje qendrimi?!...
Re: Greqi, leje qëndrimi biometrike për emigrantët
Wed 3 Aug 2011 - 17:07
jo ore Luan jo pervec pashaportave biometrike qe kemi nxjerr te rejat tani ka dal dhe nje urdher i ri nga ministria Greke per tu aplikuar emigrantet dhe me leje qendrimi por biometrike jo sic i kemi tani..besoj me kuptove
- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 39
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
Re: Greqi, leje qëndrimi biometrike për emigrantët
Wed 3 Aug 2011 - 18:39
Ua, tere ngaterresa do me thene...
Faleminderit Ana, e kuptova...
Faleminderit Ana, e kuptova...
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi