Leje pune në BE për emigrantët shqiptarë
Sat 26 Oct 2013 - 0:19
Gjithë mediat greke që kanë përcjellë prezantimin e ligjit të ri për emigracionin, kanë veçuar faktin se emigrantët e ligjshëm, që punojnë e jetojnë për një periudhë relativisht të gjatë në Greqi, do të marrin statusin dhe lejen e rezidentit afatgjatë, dhe se kjo do t’u japë mundësi që të lëviznin lirisht e të punojnë në gjithë vendet e Bashkimit Evropian. Gazeta "Tribuna" thekson se kjo është një gjë shumë e mirë, megjithëse bashkatdhetarë tanët që kanë tentuar të punësohen jashtë Greqisë – në Gjermani apo Austri, bie fjala, nuk kanë mundur të arrijnë gjë.
Duke mos injoruar këtë mundësi, pra lejen e rezidentit afatgjatë, duhet të theksojmë se emigrantët shqiptarë në Greqi kanë më shumë nevojë për lehtësira të tjera. Bie fjala, për një reduktim të numrit të ensimave, si kusht për rinovimin e lejes së qëndrimit. Dhe ministria e brendshme kur kishte paraqitur akset kryesore të Kodit të ri, kishte lënë të kuptohej se ky numër do të reduktohej. Për fat të keq, kjo nuk është vërtetuar dhe kushti i 120 ensimave si minimum për lejen e qëndrimit do të vazhdojë të mbetet në fuqi. Ndërkaq, hartuesit e legjislacionit të ri e kanë konsideruar vështirësinë e emigrantëve për të siguruar ensimat në kushtet e mungesës së punës së rregullt për shkak të krizës ekonomike. Prandaj kanë krijuar një lehtësi, duke theksuar se “emigrantët e papunë që qëndrojnë ligjërisht për një kohë të gjatë, nuk do të bëhen detyrimisht të paligjshëm”.
Atyre nuk do t’u hiqet statusi i ligjshëm për një periudhë të caktuar, me kusht që të kenë librezë shëndetësore të vlefshme. “Konvertimi” i lejeve pa afat Sipas drejtuesve të ministrisë së brendshme, leja e rezidentit afatgjatë, me vlefshmëri pesëvjeçare, përbën “çelësin” e legjislacionit të ri. Deri më tani, lejet kombëtare të rezidentit afatgjatë, apo ato dhjetëvjeçare, nuk ofronin edhe mundësinë e lëvizjes së lirë dhe punësimit në vende të tjera të BE-së, pavarësisht se Greqia kishte qenë e detyruar që ta praktikonte qysh në vitin 2006, në zbatim të udhëzimit të Komisionit Evropian, për statusin e rezidentëve afatgjatë të shtetasve tëvendeve të treta. Tani, emigrantët e ligjshëm që do të posedojnë lejen pesëvjeçare të rezidentit afatgjatë, do të mund të lëvizn lirshëm në gjithë vendet e BE-së dhe të punojnë në këto vende. Në këtë mënyrë, poseduesit e lejeve kombëtare, dhjetëvjeçare apo pa afat, stimulohen t’i “konvertojnë” lejet ekzistuese të rezidentit afatgjatë, me vlefshmëri pesëvjeçare. Nuk është përcaktuar ende kosto Zyrtarët e ministrisë së brendshme greke, i janë përgjigjur edhe vërejtjes së gazetarëve se mos autoritetet e vendeve të tjera të BE-së do të protestojnë ndaj vendimit të Athinës që mund të shtyjë drejt këtyre vendeve valë të mëdha emigrantësh. Sipas palës greke, Kodi i Emigracionit i përmbahet rreptësisht legjislacionit evropian.
“Dhënia e lejeve të rezidentit afatgjatë bëhet në bazë të udhëzimeve evropiane. Nuk mund të protestojë askush, pasi çdo gjë bëhet krejtësisht e ligjshme, në përputhje me gjithçka që vetë evropianët kanë adoptuar dhe kërkojnë edhe nga Greqia që t’i zbatojë”, është përgjigjja e ministrisë së brendshme greke.Mbetet kushti për 120 ensima në vit Kodi i emigracionit e ruan ndërlidhjen e ligjshmërisë së emigrantëve me numrin e ensimave të nevojshme dhe që janë përcaktuar në 120 në vit. Ndërkaq, në kod ka një dispozitë tranzicionale, sipas të cilës, për shkak të krizës ekonomike emigrantëve që kanë punuar e jetuar ligjërisht në Greqi dhe nuk kanë ensimat e nevojshme, do t’u jepet mundësia që të mbeten të ligjshëm për një periudhë kohore, vetëm me librezën shëndetësore. Kjo periudhë kohore nuk është precizuar akoma. Këta emigrantë do të përfshihen në kategorinë e lejeve të qëndrimit që jepen për arsye të jashtëzakonshme dhe humanitare. Risitë e Kodit Ministri i brendshëm, Janis Mihelakis, gjatë prezantimit , nënvizoi se Greqia do të ketë për herë të parë një kod për emigracionin. Në këtë kod u përfshinë gjithë dispozitat që kanë të bëjnë me hyrjen dhe qëndrimin e shtetasve nga vendet e treta. Në bazë të legjislacionit kombëtar për legjislacionin u kodifikuan në një dokument të vetëm 140 nene që gjendeshin në 20 ligje, 6 dekrete presidenciale dhe 42 akte të tjera komunitare. Ministria e brendshme thotë se, përtej lejes pesëvjeçare të rezidentit afatgjatë, ka edhe risi të tjera në kodin e emigracionit:
- Trajtim më i favorshëm i emigrantëve të brezit të dytë (fëmijët e emigrantëve që kanë lindur apo janë rritur në Greqi, kanë shkuar këtu në shkollë). Atyre u jepet e drejta e rezidentit afatgjatë në territorin grek dhe reduktohet burokracia për rinovimin e lejeve të tyre. - Ndryshon procedura e marrjes së shtetasve nga vende të treta për punë. Planizimi tashmë do të bëhet në nivel qendror )dhe jo periferie, siç është deri tani), me qëllim që të ketë një kontroll total mbi nevojat e tregut grek të punës në tërësinë e territorit. Procedura do të jetë e shpejtë dhe elastike. - Vendosje e procedurave të shpejta (fast track) për hyrjen dhe qëndrimin e shtetasve të vendeve të treta që kanë projekte biznesi dhe veprimtari ekonomike (p.sh., investime strategjike mbi 100.000 euro, blerje pasurie të patundshme në Greqi, vlera e të cilës i tejkalon të 250.000 eurot). - Dispozita që marrin parasysh krizën ekonomike. Emigrantët e papunë, që jetojnë prej vitesh në Greqi nuk kalojnë detyrimisht në një status të paligjshëm. - Luftohet burokracia. Reduktohen kategoritë e lejeve të qëndrimit, nga 50 në 19. Gjithashtu hiqen rreth 20 dokumente që kërkoheshin përrinovimin e e lejeve të qëndrimit.
Tjetër kodi, tjetër ligji për nënshtetësinë
Ndërsa përgatitja e projektligjit për nënshtetësinë ndodhet në stadin përfundimtar, drejtuesit e ministrisë së brendshme nuk kursehen në dhënien e sqarimeve. Ministri alternativ i Punëve të Brendshme, Leonidas Grigorakos, gjatë prezantimit të kodit, e vuri theksin në trajtimin më të favorshëm të emigrantëve të brezit të dytë. Por ai shpejtoi të sqarojë se “nuk duhet ta ngatërrojmë me nënshtetësinë, po flasim për emigracionin; u japim leje qëndrimi fëmijëve të emigrantëve rezidentë afatgjatë. Domethënë ata marrin “vizën” që marrin edhe prindërit”. Sipas zotit Grigorakos, “bashkë me prindërit, marrin edhe fëmijët statusin e rezidentit afatgjatë. Në moshën 18 vjeç, nëse duan, ata paraqesin gjithë dokumentacionin e nevojshëm për t’u futur në procedurën e marrjes së nënshtetësisë. Por deri atëherë ai fëmijë do të ndihet më mirë në shkollën e vet, pasi nuk do të duhet që një e dy të shkojë e të rinovojë lejen e qëndrimit”. Ndërsa ata do të rriten, vazhdoi ministri alternativ, do të kenë në dispozicion kohën e duhur që të vendosin nëse do të qëndrojnë apo jo në Greqi për studime apo për punë, duke patur edhe mundësinë e aplikimit për marrjen e nënshtetësisë.
540.000 emigrantë kanë leje qëndrimi
Sipas të dhënave që paraqitën drejtuesit e Ministrisë së Brendshme, në këto momente posedojnë leje qëndrimi 540.000 emigrantë, ndërsa ndodhen të depozituara 160.000 kërkesa për rinovim të lejes së qëndrimit. Në shkollat grek, fillore, gjimnaze dhe lice, mësojnë 80.000 fëmijë emigrantësh, gjysma e të cilëvepërllogaritet se janë me qëndrim të ligjshëm. Kërkesa për leje qëndrimi të kësaj kategorie (për arsye të jashtëzakonshme dhe humanitare), janë paraqitur 10.000, nga të cilat, siç tha ministri i brendshëm, janë shqyrtuar deri më tani 7.600 dhe është dhënë përgjigje pozitive për gjysmën e këtij numri.
Ç’bëhet kur mungojnë ensimat
Neni 139, paragrafi 14 “Kërkesa për rinovimin e lejes së qëndrimit për punë të varur dhe ofrim shërbimesh apo vepre, që janë pezulluar, si dhe leje qëndrimi që skadojnë deri më 30.06.2014 dhe nuk plotësojnë kushtet e rinovimit për shkak të mos përmbushjes së numrit të nevojshëm të ensimave, rinovohen, me kusht që të interesuarit të disponojnë librezë shëndetësore të vlefshme”.
• Leje me afat deri një (1) vit, 150
• Leje me afat deri dy (2) vit, 300
• Leje me afat deri tre (3) vjet, 400
• Leje me afat deri pesë (5) vjet, 500
• Leje me afat deri dhjetë (10) vjet, 600
Kujdes
Kush do të aplikojë për leje 10 vjeçare sipas paragrafit 1 të nenit 139 të Kodit, do të paguajë 900 euro si tarifë. Po çfarë thuhet në paragrafin 1 të nenit 139. Ja përgjigjja: Shtetasi i vendit të tretë, i cili kishte leje të vlefshme në momentin e hyrjes në fuqi të ligjit 3383/2005, përderisa ka mbushur afatin dhjetëvjeçar të qëndrimit të ligjshëm, gjatë 12 viteve të fundit para aplikimit, ka të drejtë të marrë leje qëndrimi me afat dhjetë (10) vjeçar.shekulli.

- Greqi, leje qëndrimi biometrike për emigrantët
- Greqi, emigrantët shqiptarë në protestë: Nënshtetësi pa kushte për fëmijët
- Greqisë nuk i intereson që emigrantët të braktisin nënshtetësinë shqiptare,sepse humbet…minoritetin!
- Emigrantët shqiptarë rrezikojnë pensionet
- Këndvështrimi italian mbi emigrantët shqiptarë në Itali
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi